Organet e Sigurimit të Shtetit u themeluan me datë 10 dhjetor 1944 sipas një promemorie të Vaskë Kolecit, u quajt në fillim Drejtoria e Mbrojtjes Popullore, përkthim direkt nga OZNA-s jugosllave. Emërtesat e organeve të pushtetit që ngritën komunistët ishin të kopjuara nga jugosllavët ose më mirë të themi të vëna prej tyre. Skemat e organizimit të institucioneve ndryshonin vazhdimisht sipas porosisë që merrnin nga orientimet që vinin nga Beogradi.
Ndonëse regjimi komunist shqiptar kishte prishur mardhënjet me Jugosllavinë e Titos në 1949,duke shkëputur të gjitha urat e komunikimit me qeverinë e Beogradit,por për 40 vite me radhë u ruajt një marrëveshtje e fshetë.Marrëveshtje kjo e cila funksionoi më së miri, e kjo ishte për shkëmbimin e të arratusurve politik të cilët kërkonin strehim politik.
Ato dokumente që janë ruajtur dhe nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të shënuara si “Tepër secret”,e që janë deklasifikuar dhe që kanë qasje për studiuesit dhe publikun e gjerë.
Në fillim të viteve të ´50,kur mardhënjet mes Tiranës dhe Beogradit ishin tepër të acaruara, informacionet për shqiptarët e arratisur në Jugosllavi ,po dhe shqiptarët e kosovës që arratiseshin në Shqipëri , bëheshin përmes Legatës Jugosllave në Budapest,e cila përmes një note zyrtare njohtonte Legatën shqiptare po në Budapest, dhe anasjelltas.Legata shqiptare këtë ia përcillte Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë.
Njëra ndër pikat e marrëveshtjes ishte se për 1 shqiptarë të arratisur në Jugosllavi,kjo e dyta në shkëmbim duhej të merrte 3 shiptarë të Kosovës të arratisur në Shqipëri. Po si priteshin kosovarët në Shqipëri nga sigurimi i shtetit.Nga një rrëfim,..
Liria dhe pavarësia e Kosovës po tkurreshin ?!
“Çanta ime kishte arritur para meje dhe ishte boshatisur e tëra, duke i shpërndarë të gjitha materialet mbi një tavolinë. Zëvendës-ministri mbante në dorë letrën e adresuar për Kadri Osmanin, me titull: "Taktika dhe strategjia për realizimin e Republikës të Kosovës", letër kjo e ruajtur në arkivin shtetëror shqiptar.
- "Doni Republikën e Kosovës", - pyeti zëvendësministri me shpoti?
-Po, - u gjegja unë. Dhe, ai i tërbuar bërryloi krahun!
- "Doni dy republika, dy shtete, për të ia kundërvënë Kosovën Shqipërisë, njësoj si dy Kina, dy Kore, dy Vietnama, dy Gjermani! Kjo është politikë subversive kundër Jugosllavisë, që ka për qëllim prishjen e marrëdhënieve jugosllavo - shqiptare", - përfundoi shefi i shefave të tjerë. Më: 23 tetor 2013,Bota sot.
Memorie.al ka zbardhur dëshmin e një oficeri të lartë të sigurimit,i cili ndër tjerat kishte rrëfyer se si kosovarët që arratiseshin nga teritori dhe dhuna serbe në Kosovë,për të gjetur shpëtim në Shqipëri, shpesh nuk e gjenin këtë.
Ish oficeri i lartë me inicialet N.L. thotë se kosovarët që kapeshin,pasi kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri mbaheshin në zonën e Laçit, në vendin e njohur si “Kulla e Gjeneral Perizit”,apo në objektet e Ministrisë së Brendshme të asaj kohe,si qendra e “Filtrimit të shtetasve jugosllav.Kosovarët mbaheshin aty të izoluar,konsideroheshin si agjent të UDB-së,dhe qëndronin aty derisa t´u vinte radha për t´i shkëmbyer me ndonje shtetas shqiptar që ishte arratisur në Jugosllavi.
… oficerët e UDB vepronin dhe operonin edhe në Shqipëri !!
Në vitin 1956 kur nëKosovë ishte shtrirë një dhunë e madhe terori nga OZNA dhe UDB,këtë vit mbretronte, i ashtu quajturi “Aksioni i armëve”, Adem Molliçaj ishte marrë në pyetje nga UDB në Pejë,të nesërmën duhej të paraqitej sërish,po në mbrëmjen e asajë dite ky do planifikonte dhe do arratiset nga Kosova për në Shqipëri, bashkë me te edhe Dervish Shaqa dhe Demush Nezir Molliçaj nga Lluka e Epërme e Deçanit.
Këta që të tre ishin arrestuar në teritorin shqiptar dhe marrë nga sigurimi i shtetit.Ndaj Adem Ramë Molliçaj ishte dyshimi më të madh se mund të ishte spiun i UDB.
Në verën e 2003 isha për pushime në Durrës dhe kisha kërshërinë të takoja Adem Molliçajn,bashkë me shokun tim Islam Çeku i cili Ademin e kishte xhaxhain e gruas.Dhe në një pasdite u nisëm për në Shinavlash –Durrës. Një takim miqsor dhe në një ndërkohë do na tregoj rrëfimin e arratisjes.
“… Në Shqipëri më arrestuan ,me marrje në pyetje nga hetuesia e oficerëve të sigurimit.Ditë pas ditësh,një ditë në qelinë ku isha vendosur vetëm,u hap dera nga roja dhe më bëri në dije se pas pak do të merrem në hetuesi.Pas pak kohe hapet dera dhe një oficer më vë prangat në duar dhe më shpie në një zyrë.Më thotë të ulem pranë tavolinës dhe iku”. Për një cast, ndalon së foluri dhe vazhdon,..
“Hapet dera,unë ngritem në këmbë,rregulli ishte ashtu, dhe në derë qëndron oficeri i UDB, pa bërë asnjë hap ai më kërkon të ulem.Para se të ulej më thotë : ‘duhej të takoheshim Pejë por ti u arratise,po ja unë mora rrugën dhe erdha tek ti,të vazhdojmë aty ku e kishim lanë ’ fliste në shqipe,ishte po ai oficeri i UDB që më kishte marrë në pyetje në Pejë.Isha stepur që kur e pashë,nuk u besoja syve të mi.Qëndroja i shtangur,për mua ishte shqetsuese,isha psiqikisht i tronditur dhe ne vete thoja se a është e mundur kjo o Zot, që UDB më merr në pyetje në Shqipëri?!”
“ Vendosa që mos të përgjigjem fare në pyetjet që filloi të më bënte. Nga kjo u eksitua dhe me rrëmbim doli duke përplasur derën,pas pak erdhi një oficer i sigurimit shqiptar,dhe me rojen më këthyen në qeli,duke më thënë se ‘ne do të bëjmë të flasish!.’ Nga Ademi ,një frymarrje e thellë me ofshamë duke thënë “…dhe ja ku jam,kisha fatin që nuk më ekstraduan për në Kosovë tek UDB !”. Dhe në fund,me ofshamë “… nuk ishte rastësi që në këngën e tij Dervish Shaqa te thote : ’ … e lamë borë e gjetëm dimër”!