Qytetarët e Kosovës i njohin politikanët që kanë qenē dhe janë të lidhur me krimin

Opinione

Qytetarët e Kosovës i njohin politikanët që kanë qenē dhe janë të lidhur me krimin

Nga: Adem Bytyçi Më: 21 prill 2022 Në ora: 08:41
Adem Bytyçi

Raporti i Freedom House përmend Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin, të lidhur me krimin.

Ndaj këtij raporti ka reaguar z.Ramush Haradinaj , ish-kryeministri i Kosovës.

Në mes tjerash z.Haradinaj, nuk pajtohet me të dhënat e këtij raporti kundër tij, dhe i thërret qytetarët e Kosovës për t'i besuar se në jetën e tij politike dhe institucionale asnjë herë nuk ka qenë në anën e krimit , por siç pohon ky vetë në prononcimin e tij drejtuar qytetarëve e ka ndihmuar zhvillimin e demokracisë, zbatimin e ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

Sipas gjykimit tim z.Ramush Haradinaj, dhe jo vetëm, nuk ka çka t'iu arsyetohet qytetarëve të Kosovës, ndonëse raporti i Freedom House, është një shpifje kundër tij, sepse sipas Haradinaj, pa të drejtë atë e ndërlidh në krim dhe korrupsion në Kosovë, nga se qytetarët e Kosovës, më mirë se Freedom House, e njohin z.Ramush Haradinaj dhe secilin politikan në Kosovë, se sa ka qenë dhe është i lidhur me krimin, korrupsionin dhe mënyrën se si është pasuruar .

Asnjëherë nuk duhet harruar se, më mirë se sovrani - qytetarët e Kosovës, që i diagnostifikojnë politikanët dhe udhëheqësit kosovar si për t'mirë, si për të keq, askush tjetër .

Kështu që, z.Haradinaj, dhe të gjithë ata që i ndërlidh në krim të organizuar dhe korrupsion raporti i Freedom House, duhet të ndihen të qetë për tu mos u trubulluar absolutisht nëse vërtetë nuk kanë qenë dhe nuk janë të lidhur me krimin, pavarësisht qçka shpërfaq kundër tyre raporti i Freedom House, në kontekst të interpretimit të raportit në fjalë duhet pasur parasysh thënien popullore shqiptare: “Ajo çka ngjitet hiqet, por ajo që bëhet piqet!"

Pra, pastërtinë e një figure politike në Kosovë dhe kudo tjetër nuk mund ta njollsë asnjë raport i cilësdo organizatë ndërkombëtare qoftë me shpifje dhe të pa vërteta nëse vërtetë ajo figurë ëshë e pastërt dhe nuk ka rënë viktimë e veprimeve kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat