Prishtina kaosi urbanistik dhe eksperimentet e dështuara të kryetarëve të Komunës!

Opinione

Prishtina kaosi urbanistik dhe eksperimentet e dështuara të kryetarëve të Komunës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 23 prill 2022 Në ora: 19:10
Ismail Muçiqi

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, që nga pas lufta është shndërruar në një gjendje kaotike të urbanizmit dhe të ngulfatjes në lëvizjen e automjeteve dhe në lëvizjen normale të qytetareve. Të gjithë kryetaret që udhëhiqen me këtë komunë jo vetëm që dështuan në rregullimin e planit urbanistik dhe në zhvillimin e kryeqytetit por të gjitha qeverisjet në krye me kryetarët e komunave janë përgjegjësit kryesor të gjendjes kautike të urbanizmit në këtë qytet.

Mafia e ndërtimit të egër bashkë me pushtetin lokal pa i zbatuar kriteret e planit rregullativ dhe urbanistik ndërtojë pallate vend e pa vend duke i zënë dhe uzurpuar edhe hapësirat publike të këtij qyteti. Kësaj gjendje i kontribuan edhe kryetarët e njëpasnjëshëm që udhëheqen me këtë Komunë, duke i shkelur premtimet ndaj qytetareve.

Situata shumë shqetësuese është rreth ndërtimit të pallateve të larta të cilat u ndërtuan shkel e shko pa ndonjë standart apo cilësi të mirëfilltë e cila garanton sigurinë e banimit të qytetareve. Me qindra banesa pa leje, u bënë duke shkelur ligjin, mbi ndërtime duke rrezikuar qëndrueshmërinë e ndërtesës në përgjithësi. Mafia e ndërtimit të egër e lidhur me grupet e interesit dhe me zyrtaret e Komunës duke filluar nga drejtoria e kadastrës, e urbanizmit ajo e inspeksionit e deri tek kryetarët e Komunës jo vetëm që nuk e përfillën planin rregullativ dhe standardin e urbanizmit por ata lejuan që në shumë sipërfaqe të pronës publike të uzurpohen dhe ndërtohen objekte private.

Kësaj rrëmuje dhe kaosi i ndihmuan edhe liderët politikë, komandant dhe individ me ndikim të cilët pas lufte ndërtuan shtëpi private duke e shfrytëzuar pronën publike të ndihmuar nga vetë zyrtaret e Komunës së Prishtinës. Asnjë garniturë udhëheqëse që qeverisi me Komunën e Prishtinës nuk i realizoj premtimet për një Prishtinë të re Metropolitane. Të gjithë dështuan për ta bërë Prishtinën Kryeqytet i përmasave evropiane. Dështimin dhe [sakatosjen] më të madhe Prishtinës ja solli Shpend Ahmeti i cili për dy mandate nuk mbahet mend për asnjë projekt kapital që i shërben Komunës dhe qytetareve të Prishtinës.

Prandaj eksperimentet e pilot projektit që tani ka filluar kryetari i tanishëm i Prishtinës Përparim Rama për ta rregulluar qarkullimin e automjeteve janë të kota, kjo u vërtetua edhe sot kur qyteti u bllokua pothuajse në tërësi nga automjetet. Duhet theksuar se tani është vonë për ti përmirësuar gabimet dhe devijimet e pushtetarëve të kaluar të cilët e sakatosën Kryeqytetin me veprime të gabuara me qëllim apo ?! për interesat e tyre.

Është e dhimbshme që pak kush ose fare nuk pati përkushtim për ta bërë Prishtinën kryeqytet normal, ku frymojnë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Nëse vazhdon kjo mendësi e politikëbërjes në zhvillimin e Prishtinës si ishte deri tani vaj halli për qytetaret që jetojnë në këtë vend. Prandaj Prishtinës i duhet një plan i ri rregullativ, një elitë e përmasave profesionale, elitë e politikës së mirëfilltë të njerëzve me integritet me përvojë dhe dije të cilët kanë motiv dhe janë të përkushtuar për ta ndërtuar dhe udhëhequr Kryeqytetin e Republikës së Kosovës Prishtinën.

Prishtinës çdohere i duhet një kryetar i profilit të ingjinierit të ndjerë, plakut Nazmi Mustafës i cili në kohën kur ishte Kryetar i Prishtinës ja ndërrojë fizionominë qytetit, urbanizmit dhe e solli një kulturë te qytetëruar në këtë Komunë. Tani për tani premtimet e kryetarit Përparim Rama janë për tu dëshiruar?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat