Rasti i ambasadorit Berishaj në Kroaci, t’i sqarohet sa më urgjentisht qytetarëve të Kosovës!

Opinione

Rasti i ambasadorit Berishaj në Kroaci, t’i sqarohet sa më urgjentisht qytetarëve të Kosovës!

Adem Bytyçi Nga Adem Bytyçi Më 24 prill 2022 Në ora: 13:42
Martin Berishaj dhe Albin Kurti

Kosova dhe qytetarët e Kosovës janë në hall të madh, sepse e kanë të pamundur ta dinë kujt me ia besuar fatet e vendit dhe të qytetarëve.

Qeveria PAN-it njihet për shumë skandale dhe keqpërdorime.

Para qeverisë Kurti, përveç skandaleve tjera u avulluan 2.1 milionë euro, nga Thesari i shtetit, pa dhënë përgjegjësi askush dhe as Ministrja e Financave.

Qeveria PDK-LDK, pranoi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të pakicës serbe në Kosovë , një shkelje flagrante kjo e Kushtetutës së Kosovës, pa dhënë përgjegjësi askush, për ta rënduar situatën edhe më keq nënshkruesi i kësaj marrëveshjeje në Bruksel z.Isa Mustafa, akoma vazhdon ta arsyetojë këtë marrëveshje famëkeqe kundër sovranitetit dhe rendit unik kushtetues dhe politik të Kosovës.

Z. Ramush Haradinaj, përderisa ishte në opozitë ia përplasi për fytyre z.Mehaj, dokumentacionin me të cilin me rastin e tërheqjes së vijës kufitare Kosovë - Mali Zi, Kosova kishte humbur 8.200 hektarë tokë sipërfaqe, mirëpo posa u ulë në karrigen e Kryeministrit e ngriti gishtin dhe ratifikoi të njëjtën marrëveshje në Parlament, e cila ishte arritur me komisionin të cilin e kishte udhëhequr komisioni Mehaj.

Gati nuk ka qeveri pas çlirimit, e cila nuk njihet për skandale dhe afera korruptive nga më të pa imagjinueshmet për qytetarët e Kosovës.

Më në fund qytetarët e zgjodhën qeverinë Kurti ,duke shpresuar se kjo qeveri do të jetë njëra ndër qeveritë më të mira për t'i eliminuar anomalit dhe për t'i mos i përsëritur skandalet e qeverive të mëparshme , por ka indikacione që edhe për këtë qeveri të thuhet thënia e vjetër popullore se “aty ku ka dredhëza shumë, merre shportën e vogël”.

Këto ditë po flitet e përflitet se ambasadori aktual i Kosovës, në Kroaci, z .Berishaj , i afërt me VV-në, dhe Kryeministrin aktual z.Kurti, akuzohet për një skandal financiar në shumën prej 600.000 eurosh.

Meqë ,akoma nuk është sqaruar definitivisht ky skandal , për ta kuptuar saktësisht qytetarët e Kosovës, se nga cilat rrethana dhe në bashkëpunim me cilët individë është manifestuar ky skandal -shpëlarje parash, opinioni kërkon nga qeveria aktuale, përkatësisht nga vetë Kryeministri z. Kurti, që urgjentisht të del para qytetarëve të Kosovës për ta sqaruar këtë skandal shumë të rrezikshëm.

Tani, siç u pohua në fillim të këtij opinioni, kujt t'i besojë qytetari i Kosovës qeverisjen e vendit, nëse rezulton të jetë e korruptuar edhe qeveria aktuale Kurti, si qeveritë e mëparshme?!

Kjo tregon se sa në hall të madh janë qytetarët e vendit tonë dhe se a do të kenë mundësi për ta gjetur ilaçin për ta shëruar këtë hall kaq të madh?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat