Blerand Stavileci, i fton qytetarët që mos t'i paguajnë faturat e rrymës elektrike pas shtrejtimit të rrymës

Opinione

Blerand Stavileci, i fton qytetarët që mos t'i paguajnë faturat e rrymës elektrike pas shtrejtimit të rrymës

Nga: Adem Bytyqi Më: 29 prill 2022 Në ora: 07:20
Adem Bytyqi

Atyre që nuk i tradhton kujtesa, ky matrapaz kur ishte dikur Minister i ftonte shqiptarët të mos lindin fëmijë, ta reduktonin shtimin natyral të popullësisë, të kishte sa më pak shqiptarë në Kosovë, për të jetuar mirë sipas këtij pedekisti, ide në sinkron me tezatë e të zezatë e Qubrilloviqit anti shqiptare ( as një shqiptarë në Kosovë ).

Për këtë sovrani e largojë nga posti i ministrit  me votë, tani "piskët " mendon se kështu prap mund t'i kthehet postit të mëparshëm, por i vdekuri kurr nuk është ngritur nga varri, posti për të mbetet një përrallë e këndshme dikur.

Ky dhe ata tjertë si ky nuk e kanë hallin e popullatës, por qëllimin se si të vijnë vetë në pushtet për ta bërë Kosovën rrushë e kumbulla siq bënin dikur kur e keqëqeverisnin.

Edhe një bashkëpartiak i tij Abelard Tahiri, dje në Parlamentin e Kosovës i shau deputetët në rob e nënë, duke shpresuar se kështu ky dhe partia e tij PDK, mund të vije sa më shpejtë në pushtet ...

Kosova, ndijnë mungesën e një opozite që në mesin e saj ka deputët që kanë vizion se si ndihmohet vendi, e jo opozitë e cila në mesin e saj ka deputët që shajnë dhe ia përllosin imazhin edhe paralamentit, kësaj shtëpije të shenjtë të popullit- qytetarëve të Kosovës ...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat