Edi Rama, po i qepet Kosovës, për t’ia bërë argatin Vuçiqit

Opinione

Edi Rama, po i qepet Kosovës, për t’ia bërë argatin Vuçiqit

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 3 maj 2022 Në ora: 08:59
Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Do na duhet ta paraqesim këtë pesimizëm dhe njëkohësisht të tregojmë tipin e Edi Ramës, dhe rrolin e tij që po i jep imazh të keq politikës dhe udhëheqjes shqiptare, jo vetëm me keqpërdorimin e pushtetit të vet, por edhe më gjërë, duke dëmtuar imazhin e kombit shqiptarë para botës, me çrast populli i këtij vendi qëndron përballë kaosit nga anarkia dhe korrupsioni dhe kjo gjë është edhe më e frikshme kur në këto rrethana ky njeri e udhëheq shtetin shqiptarë për tri mandate.

Do të thotë se Shqipria, që kur ka rënë në duart e Edi Ramës, sikur do e kafshonte djalli dhe do e përplaste me brirët e vet, herë në të djathtë e herë në të mengjër, dhe këtë situatë do ta ndryshonte vetëm ndërgjegjësimi qytetar me votën e vet me zgjedhjen e një kryeministri të ri, ku mundësia e njeriut për të keqpërdorur pushtetin do të merr fund, dhe ky lloj modeli i pushtetit të mbetët në historikun e modeleve më të këqija të demokracisë shqiptare.

Një ndryshim i reformave demokratike duhet të ndodh në Shqipëri, që ky vend do ta merrte vetëvetën dhe kahen e një qytetërimi të plotë demokratik, dhe njerëzimi i këtij vendi të drejtohet kah kthellësia nacionale dhe në kërkim të mirëqenjes së vet, madje qeveria e një pushteti të ri, duhet t’u kundërvihet pushteteve degjeneruese dhe tipareve të tyre të korruptuara dhe të inkriminuara, sikur që jep udhëheqja dhe shembulli i Edi Ramës.

Pse polimizohet sot demokracia te ne shqiptarët, sepse akoma nuk kemi treguar edhe dëshmuar se dimë të vetëvendosim dhe të udhëheqim me vetëvetën, sikur që e shohim dhe e prekim sot tiparin e këtyre pushteteve egoiste dhe të korroptuara, atëherë ekzistenca e këtij sfondi primitiv duhet të largohet dhe zhduket, sepse janë të dëmshme në sëcilën shoqëri njerëzore dhe bashkëkohore.

Prandaj edhe Edi Rama, sikur do ta quanim një arkitekt i shkatërrimit të demokracisë, i cili nuk e meriton ta vazhdojë më tutje pushtetin njerëzor në shoqërinë demokratike shqiptare, sepse për aq sa vite në pushtetin e tij absolut, duke e përdorë rrolin e tij kundër interesave të qytetarëve të vendit të vet dhe kundër interesave kombëtare.

Populli shqiptarë e ka përjetuar holokaustin më çnjerëzor nga monizmi i E.Hoxhës, dhe sikur i tejkaloi të gjitha ato kalvare të rënda me arritjen e demokracisë në Shqipëri. Mirëpo, edhe në demokraci kur pushteti bëhët djallëzor dhe abuzohet me të drejtat dhe ekzistencën e njeriut, ku jeta e qytetarëve bëhët e rëndë dhe nuk krijohen as kushte minimale për mirëqenjën e tij, atëherë sikur historia e këtij njerëzimi po përsëritet, apo kemi të bëjmë me një primitivizëm dhe anarki, sipas të cilit nuk do ta lakmonte asnjë shoqëri e sotme bashkëkohore.

Shqipëria, poashtu edhe Kosova, mund të rrezikohen me vetëvetën dhe tërë shoqëria e tyre demokratike, nëse individ të caktuar pa merita dhe pa vullnetin e qytetarëve do zgjedhën në udheheqje të shtetit, apo edhe me arrogancë do e marrin pushtetin në dorë, duke lozur me fatin e popullit të vet.

Edi Rama, që nuk i mjaftuan dy mandate, duke e vazhduar të tretin, sikur planifikon për ta shkatërruar deri në fund shtetin shqiptarë, dhe për fat të keq, sikur tani iu ka qepur edhe Kosovës, për të treguar fytyrën e tij të vërtetë prej një tradhëtari dhe djallëzori, i cili për t’ia bërë « argatin » Vuçiqit, i mohon pa mëshirshëm vëllezërit shqiptarë kosovar, duke i fajësuar se nuk i pranojnë kompromiset që i propozon Serbia, të cilat në realitet janë të dhimbshme dhe të rrezikshme për popullatën shqiptare të këtij vendi.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, akoma nuk e muar guximin të thoshte një fjalë kundër « mikut » të tij Vuçiq, i cili është faktori kyq dhe aktori kryesor i destabilizimit të Ballkanit, në veçanti i destabilizimit të Kosovës, duke e kërcënuar herë pas here me ekspozime të ushtrisë dhe armatimeve të rënda në afërsi të kufirit të Kosovës, dhe me trazira të lloj-llojshme që po shkakëton përmes Listës serbe dhe kriminelëve serb në veri të vendit, të cilët përveq bllokimit të rrugëve në drejtim të kufirit me Serbinë, një grup i veqantë i formave të egërsirave të tilla i provokojnë dhe sulmojnë në çdo kohë policinë e Kosovës.

Edi Rama, i cili po paqitet si një politikan i moderuar, që në realitet po dëshmon hapur se mikun e tij Vuçiq, e do më shumë se një kryeministër apo lider të Kosovës, dhe sikur ka lidhur një pakt me mikun e tij serb, duke e lënë të kuptohet se janë kompromise të dhimbshme për Kosovën, mbase miku i tij serb, i cili është pasardhës i Millosheviqit, ka plane të rrezikshme dhe gllabëruese për këtë vend.

Edi Rama, nuk e ka dëshmuar asnjëherë se ka marrëdhënie të mira me lidershipin kosovar, përveq me Hashim Thaçin, me të cilin ishin në akordim për ta ndarë Kosovën, përmes lëvizjeve të kufijve, dhe më në fund me « Ballkanin e hapur » përmes projektit të Vuçiqit, të cilin e mbështet hapur Edi Rama, që do të ishte formula më e rrezikshme, dhe diplomacia më e skajshme e Serbisë, që Kosovën da ta fuste nën kupolën e administrimit dhe okupimit serb, ndoshta pa luftë.

Në konceptin e njerëzores dhe vëllezërisë në mes këtyre dy vendeve, politika e Edi Ramës, duhet të bie poshtë dhe të mos lejohet një rrol i tillë i dyshimtë me laberintet e tradhëtisë me Vuçiqin, sepse është një përgjegjësi e madhe dhe shënon një histori të keqe në vete, që nuk i afron dhe bashkon shqiptarët, por i ndanë dhe shkatërron realitetin e tyre, duke ua plotësuar dëshirat Vuçiqëve dhe të tjerëve, prandaj Edi Rama, të distancohet tërësisht nga çështjet e brendshme dhe të jashtme të shtetit të Kosovës, duke mos heqë dorë nga politikat e kriminelave të Beogradit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat