Kosova ta paditë Serbinë për gjenocid, defetizimi i Organizatës “Çohu” dhe i Institutit të Drejtësisë i shkojnë për shtati  vetëm Serbisë 

Opinione

Kosova ta paditë Serbinë për gjenocid, defetizimi i Organizatës “Çohu” dhe i Institutit të Drejtësisë i shkojnë për shtati  vetëm Serbisë 

Nga: Rexhep Torte Më: 4 maj 2022 Në ora: 18:37
Rexhep Torte

Oj Organizatë “ Çohu”, o Instituti për  Drejtësisi  i Kosovës, defetizmi i juaj e çon ujin në mullirin e Serbisë kriminale.

Nga ju Kosova ka pritur dhe po pret që t’i kritikonit ish udhëheqësit qeveritarë e shtetërorë  të Kosovës, që nuk bënë asgjë derisot për ta paditur Serbinë kriminale për gjenocid në Gjykatën Ndërkombetare të Drejtësië.

Nga ju Kosova ka pritur dhe po pret  që të  kërkonit që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Vlora Çitaku, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, dhe të tjerë si këta, të paditen në Kosovë si tradhtarë për keqpërdorim detyre.

Qeveria e Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiu sugjerimet që po i jepni ju, i dinë shumë më mirë se ju, dhe nuk ka patur nevojë që këto sugjerime T’uaja t’i jepni  nëpërmjet RTK-së,  sepse janë puro defetiste, pesimiste dhe nuk i sjellin asnjë të mirë Kosovës.

Shprehja  popullore filozofike thotë “Më mirë vonë se kurrë”. Kohët dhe situatat ndryshojnë me shpejtësi.

Kosova ka humbur shumë kohë nga ish qeverisësit dhe ish pushtetarët në 21 vitet e kaluara. Qeveria e Albin Kurtit duhet të mbështetet dhe të inkurajohet e jo të dekurajohet.

Padia kundër Serbisë kriminale duhet të përgatitur domosdoshmërisht, sepse edhe kushtet ne favor të Kosovës dashtë Zoti i Madhërishëm do të vijnë.

Zonja Angela Merkel-ish kancelarja e Gjermanisë e bllokoi copëtimin e Kosovës të përgatitur nga tradhtarët Hashim Thaçi, Edi Rama, Vlora Çitaku, nga emisarët e Donald Trump-it- ish presidentit të SHBA-ve,  Mathew Palmer- dhenderit të Beogradit dhe proserbit Richard Grenell, si edhe nga krimineli Aleksandër Vuçiq.

Joe Biden- Presidenti aktual i SHBA-ve, që e njeh mirë të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës disponon moral dhe karakter të lartë njerëzor dhe përbën shpresën e madhe për Kosovën.

Me rëndësi është që të  përgatitet padia kundër Serbisë kriminale për gjenocidin e kryer në Kosovë, për çka ekzistojnë mijëra dëshmi e fakte të  fotografuara, të shkruara  dhe 2000 kaseta e CD të inçizuara nga Esat Shala me shokë për të cilat  kanë shkruar edhe “Bota sot”.

Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë kemi  borxh moral kombëtar e njerëzor  që të jemi  të palëkundur dhe të guximnshëm,  që në respekt të dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në respekt të 15 mijë shqiptarëve autiktonë të vrarë e të masakruar nga Serbia kriminale, në respekt  te 20 mijë motrave tona  shqiptare të dhunuara shtazërusht nga Serbia kriminale, ne respekt të më shumë se 1600 shqiptarëve të të gjitha moshave e gjinive të rrëmbyer  në Kosovë, fati i të cilëeve ende nuk është zbardhur, në respekt të eksodit  të  më shumë se 1 milion shqiptarëve nga Kosva, ne respekt të Kosovës që u bë shkrumb e hi nga Serbia kriminale, ta padisim  Serbinë kriminale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ose nëpërmjet vetë Kosovës ose nëpërmjet Shqipërisë, varësisht se cila mundësi do të jetë më e favorshme.

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 4 maj 2022, në  rubrikën e lajmeve-aktuale, patëm rstin të lexojmë shkrimin e titull, “ Padia për gjenocid ndaj Serbisë  po vlerësohet si process i vështirë”.

Në këtë shkrim thuhet se Genc Nimoni, shef i kabinetit të  ministers Albulena haxhiu, ka thënë se, “Pë gjrnpcodin e Serbisë ktriminale në Kosovë ka faktentë shumta. Ministria e Drejtësisë ka hapur  edhe një adresë elektronike  në të cilën qytetarët  mund të dërgojnë  materiale që faktojnë  kriimet serbe. Në ministri janë duke pranuar  në vazhdimësi  materiale të tilla. Ministria këtë gje e ka  një ndër çështjet  me prioritet. Në finalizim është edhe  drafti I parfë  i ligjit për institurin  dhe pas konsultimeve  publike  pritet që në qershor ligji të votohet në  Qeveri, që pastaj  ky institut të dërgohet në Kuvend. Ky institut nevojitet  për sistematizimn e të dhënave lidhur me padinë kundër Serbisë”. Mbedhja e këtye materialeve ka për qëllim  që në rast se Kosova e  padit Serbinë  për gjenocid, padia të jetë e dokumentuar dhe e faktuar” ka deklaruar Genc Nimoni.

Por Organizata “Çohu”,  thotë se një padi e tillë  është vështirë e realizueshme.

Sipas Arton Xhemhasaj nga Organizata  “Çohu”, “Ajo çka  është dashur ta  bëjnë instiutucionet  e që nuk është bërë deri tash,   e që mendoj se tash është shumë vonë, është dashur që të paktën  të kemi të grumbulluara  krimet që i ka kryer Serbia  në Kosovë. Po ashtu edhe dëmet që i ka shkaktuar me vlerë e me vend,   e çkado që ka ndodhur pra  të jenë të evidentuara. Prandaj është shumë problem hartimi i një padie për këtë çështje, ka theksuar Artan Xhemhasaj,  nga Organizata “Çohu” për RTK-në.

Ylli Zekaj, nga Instituro i Kosovës për Drejtësi, thotë se, “Në aspëktin juridik  ne e konsiderojmë që për momentin  në të cilin ndodhet Kosova , parashtrimi i  një padie  të tillë  është I pamundu për  vetë faktin qëKosova nuk është pjesë e OKB-së,  e me këtë nuk është as pjesë e statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Duke i patur parasysh këto pengese,  atëherë adresimi  i kësaj padie  kemi frikë se  do të shpallej e papranueshme posa të dorëzohet në GJykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Çdo lëvizje në këtë drejtim   pa marrëveshje me  faktorin  ndërkombëtar  më shumë do të ishte  kundër produktiv  për Kosovën sesa mund të trajtohej si padi”, ka thënë Ylli Zekaj.

Oj  Organizatë “Çohu”, o Institut i  Kosovës për  Drejtësi, sipas jushë del se Kosova na duheshka  të pret edhe kaqë vite sa kanë kaluar,  që sërish të kthehen në pushtet tradhtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Vlota Çitaku, Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Skender Hyseni, Ramush Haradinaj , Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, e të tjerët si këta, për ta paditur Serbinë kriminale për gjenocidin e kryer në Kosovë.

 Ky është një absurditet i vërtetë dhe kësaj i thonë zero me hiq.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat