Angazhimi i disa partive nga Kosova, në konsolidimin e degëve te tyre në mërgatë

Opinione

Angazhimi i disa partive nga Kosova, në konsolidimin e degëve te tyre në mërgatë

Nga: Dedë Preqi Më: 8 maj 2022 Në ora: 11:16
Dedë Preqi

Mërgata shqiptare si gjithherë është e lidhur me rrënjët e trungut të vet, e cila me një energji të pashterrshme dhe me fuqinë e zemres dhe mendjes gjindet pranë të dashurëve të vet dhe sa herë vie në pyetje atdheu, kjo mërgatë gjindet e gatshme në çdo kohë të mirë dhe të vështirë.

Prandaj, rroli i mërgatës është i pa zavendësuseshëm, po aq edhe e fuqishme ndihma dhe kontributi i saj i pa shoq ndaj atdheut dhe njerëzve të vet, megjithatë shpeshherë ndeshemi edhe me gjëra jo të mira ndaj tyre, përpara sëcilës duhet të kemi konsideratë, atë e lëmë edhe pas dore.

Pse të mos e thëmi edhe atë, për dinjitetin e saj të patjetërshueshëm, por edhe përgjegjësin e saj vetiake e kolektive, ndaj atdheut të tyre, të cilat janë të shënuara qartë në ditarin e tyre të çmueshëm, ku një masë e madhe e këtij kontributi është jo vetëm keqpëdorur, por edhe përdhunuar në mënyrë barbare nga tradhëtarët dhe matrapazët shqiptarë, që luanin rrolin e pushtetit të kohës.

Zanafilla e kësaj të keqe me kontributet e mërgatës lidhet me partitë e mëdha politike që ishin dikur, si LDK, PDK dhe AAK, të cilat gëzonin një respekt dhe përkrahje të madhe nga popullata e mërgatës, duke përvetësuar shuma marramendëse e të hollave dhe ndihmave materiale, dedikuar lirisë dhe çështjes së atdheut, në anën tjetër na shpaloset mundësia e dytë dhe e ndytë, nga grupet dhe njerëzit e këtyre partive, të cilët këto kontribute i realizuan në xhepin e tyre privat, që sot janë milionera dhe jetojnë në vila luksoze.

Kjo formë dhe shprehje e mundit dhe djersës ndaj mërgatës, nuk do të thotë se meriton vetëm një gjykim moral, por tregon një strukturë njerëzore që mund të merret si formë negative dhe tradhëtare e njerëzimit dhe kombit të vet, ku të njëjtit edhe sot në vend që të japin përgjegjësi dhe të dënohen nga veprat e tilla, ata mundohen të krijojnë imazhe të reja mbi vlerat e mërgatës që i kanë humbur dhe përdhosur.

Prandaj, angazhimi i disa partive nga Kosova, që vijnë në mërgatë, sikur tani në Zvicërr, për të konsoliduar degët e tyre në mërgatë, siq është rasti i LDK, PDK dhe AAK, do të ishte i mirëseardhur, nëse ngjarjet e kaluara nuk duam që t’i trajtojmë thjeshtë si hapa drejt humbjes, por, atëherë duhet të shohim në këta hapa edhe domethënjën pozitive, që kësaj mërgate së pari t’i kërkojë ndjesë, për gjitha ato keqpërdorime dhe vjedhje të kontributeve të saj nga liderët e partive politike të tyre, në krye me Bukoshin, Thaçin, Mustafën dhe Ramushin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat