Serbët me sharra ua prenin kokat dhe gjymtyrët shqiptarëve/ Letër publike për Antonio Guterresit- Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Opinione

Serbët me sharra ua prenin kokat dhe gjymtyrët shqiptarëve/ Letër publike për Antonio Guterresit- Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së

Nga: Rexhep Torte Më: 9 maj 2022 Në ora: 18:53
Pamje e tmerrshme, e familjeve shqiptare duke vajtuar bijë e saj të vrarë nga Serbia

Nazizmin e Gjermanisë të përmbyllur me vetëvrasjen e Adolf Hitlerit në vitin 1945, po e përsërit Rusia kriminale e kriminelit Vladimir Putinit tani në vitin 2022, me agresionin gjenocidal ndaj Ukrainës që e filloi më 24 shkurt të këtij viti dhe që po e vazhdon me ashpërsinë më të madhe qe më shumë se dy muaj.

I nderuari Antonio Guterres,

Ju përgëzoj për përgjigjen e argumentuar që ia dhatë kriminelit Vladimir Putinit, i cili u mundua ta arsyetojë agresionin gjenocidal të Rusisë në Ukrainë, duke i vënë në një rrafsh agresionin e Rusisë kriminale në Ukrainë, me agresionin e Serbisë kriminale në Kosovë.

Siç e dini edhe Ju, 9 maji është Dita e Fitores së Rusisë ndaj nazizmit të Gjermanisë në vitin 1945, që për fat të keq sot po ballafaqohemi me nazizmin e Rusisë kriminale të udhëhequr nga krimineli Vladimir Putin, i cili po kryen agresion gjenocidal ndaj Ukrainës së lirë e të pavarur.

Rusia agresorja më shkatërrimtare

Rusia kriminale gjenocidale në vend që të rreshtohet me vendet demokratike e liridashëse të botës, ajo 77 vite pas fitores ndaj nazizmit, tashmë është bërë agresorja më shkatërruese e Ukrainës, duke demonstruar gjenocid marramendës ndaj popullatës së pafajshme të Ukrainës, duke shkatërruar banesa, shkolla, spitale, çerdhe fëmijësh, stacione trenash, dhe infrastrukturën në tërë Ukrainën.

Rusia kriminale në këtë agresion gjenocidal është duke përdorur tërë arsenalin e armëve ajrore dhe raketore dhe atë tokësor me synim që ta shkatërrojë tërë Ukrainën.

Rusia kriminale tashmë po e kërcënon tërë botën edhe me arsenalin e saj të madh të armëve bërthamore.

Ushtria dhe populli heroik i Ukrainës siç e patë edhe vetë Ju gjatë vizitës në Ukrainë e kanë mahnitur tërë botën me guximin dhe trimërinë e tyre në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë.

Unë jam një gazetar me një përvojë më shumë se gjysmë shekulli në gazetari dhe ndjekës i vazhdueshëm i gjeostrategjisë dhe i vatrave të luftës në botë.

Miliona ukrainas që morën rrugën e eksodit, mijëra e mijëra ukrainas të vrarë, të masakruar dhe të dhunuar, në mesin e tyre edhe mijëra fëmijë, varrezat e shumta masive, janë dëshmi e fuqishme se Rusia kriminale në Ukrainë po kryen gjenocid.

Ju përgëzoj edhe për angazhimin Tuaj që nëpërmjet OKB-ë dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar arritët t’i evakuoni të gjithë civilët nga tunelet e Fabrikës Azovka në Mariupol.

Shpresoj që edhe për ushtarët ukrainas që kanë mbetur në Uzinën e çelikut në Azovkal në Mariupol, të gjendet një zgjidhje dinjitoze dhe humane njerëzore, që edhe ata ushtarë të evakuohen, sepse kanë të drejtë të jetojnë, dhe sepse i kanë edhe familjet e tyre, e para, dhe e dyta, sepse këta ushtarë e kanë mbrojtur vendlindjen e tyre dhe se nuk kanë shkelur asnjë pëllëmbë të territorit të Rusisë.

VETO-ja, si dispozitë në OKB përben njollën e zezë dhe pengesën e pakalueshme për ruajtjen e paqes, sigurisë, lirisë dhe të demokracisë në botë, për çka edhe është themeluar OKB-ja.

Në vitin1945 SHBA-të, Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca e themeluan Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Këto pesë shtete siç ka treguar përvoja e derisotme, mund të vendosin VETO ndaj çdo vendimi për ta bllokuar zbatimin e tij.

Hiqeni veton në KS të OKB-së

Sipas nenit 24 të Kartës së OKB-së 193 vendet anëtare të OKB-së ia kanë kaluar Këshillit të Sigurimit përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Dispozitën e VETO-s më së shumti e shfrytëzojnë Rusia dhe Kina për të imponuar vullnetin e tyre ekspansionist.

I nderuari z. Antonio Guterres, do të ishte në nderin tuaj, që Ju ta merrnit nismën për fillimin e procedurës për heqjen e dispozitës VETO në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Nëse sipas jush një gjë e tillë është e pamundur, atëherë do të ishte i mirëseardhur opsioni për themelimin e një aleance të demokracive siç po kërkojnë në vazhdimësi SHBA-të, e tërë kjo për të mirën e lirisë, të sigurisë dhe të demokracisë në botë.

Duke filluar nga organizimi i fshatit si kolektivitet, pastaj nga bashkësia lokale, këshilli komunal, organizimi komunal, qeveria, presidenca, parlamenti, prokuroria, gjyqësia dhe të gjitha organizatat joqeveritare dhe organizmat e tjera të organizimit shoqëror demokratik, funksionojnë mbi bazën e argumenteve dhe mbi bazën e bindjes dhe votimit të shumicës, gjë që duhet të jetë në të gjitha shoqëritë demokratike në botë.

Dispozita e VETO-s në KS të OKB-së është provuar se është një formë dhe mënyrë autokrate që VETO-ja ta pengojë të arsyeshmen, të argumentuarën, dëshirën e shumicës për zgjidhjen e drejtë të një problemi. Bllokimin e shumë përpjekjeve demokratike në KS të OKB-së përmes VETO-s më së shumti është duke e shfrytëzuar Rusia kriminale dhe pas saj edhe Kina.

Kjo më së miri dëshmohet me veton e Rusisë kriminale ndaj të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën, apo edhe ndaj agresionit gjenocidal të Rusisë në Ukrainën e pavarur e sovrane.

Dispozita VETO në OKB, më duket tejet irracionale dhe e dëmshëm për lirinë dhe demokracinë në botë.

Nuk ekziston asnjë logjikë morale, asnjë etikë njerëzore dhe asnjë e drejtë njerëzore, që do ta justifikonte përdorimin e VETO-s për ta përmbysur dëshminë argumentuese ose dëshirën e shumicës për zgjidhjen e çfarëdo çështjeje dhe problemi të suazave botërore dhe të interesit të përgjithshëm.

Krimet makabre ruse

Ju i nderuari Antonio Guterres e vizituat edhe Kievin dhe i patë me sytë tuaj krimet e Rusisë në Ukrainë. E patë edhe heroizmin e ukrainasve në krye me presidentin Volodimyr Zelenskyn në mbrojtje të lirisë dhe të pavarësisë së Ukrainës.

Pabesia dhe arroganca e kriminelit Vladimir Putin, u dëshmua edhe me sulmin me raketa që Rusia kriminale e kreu në Kiev edhe gjatë qëndrimit tuaj në Kiev.

VETO-ja e Rusisë në OKB nuk mund të arsyetohet me asgjë, qoftë për agresionin gjenocidal në Ukrainë, qoftë për të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën, e cila në vitet 1998/99 pësoi agresion gjenocidal nga Serbia kriminale, të ngjashëm plotësisht me vrasjet, masakrat, dhunimet dhe shkatërrimet që sot Rusia kriminale është duke i kryer në Ukrainë.

I nderuari Antonio Guterres, e ndjej të nevojshme tua rikujtoj edhe historikun e kombit shqiptar në Ballkan, ku Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj kombit shqiptar për t’i okupuar trojet shqiptare.

Image
Krimet Serbe ndaj shqiptarëve, të para një shekulli

Po Jua rikujtoj se, si pasojë e politikës hegjemoniste të Rusisë cariste dhe të Serbisë cariste, në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, në Konferencën e Paqes në Paris 1920, më shumë se gjysma e trojeve shqiptare dhe e kombit shqiptar pa dëshirën e tyre mbetën të jetojnë në pesë shtete fqinje jashtë Shqipërisë amë, dhe sot Shqipëria amë e ka pamjen e një molle të kafshuar nga të gjitha anët.

Shqiptarët janë kombi më i vjetër autokton në Ballkan, me identitet, gjuhë dhe trashëgimi kulturore që nuk mund ta kontestojë askush.

Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, trashëgimtarë të të cilëve janë vetëm shqiptarët.

Shqiptarët në Kosovë janë komb autokton, ndërsa pakica serbe në Kosovë mbase është pasardhëse e një fisi hordhish sllave të ardhur në Ballkan pas shekullit të 6-të nga Karpatet.

Kishat, manastiret dhe patrikanën në Kosovë, që Serbia kriminale pretendon se janë të saj, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare dhe nga shqiptarët.

Serbia kriminale me okupimin e Kosovës, këtyre objekteve kulti të krishtera shqiptare ua ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar, për këtë ekzistojnë dëshmi dhe fotografi.

Serbia kriminale në agresionin gjenocidal në vitet 1998/99 në Kosovë, vrau e masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

Dhunoi në mënyrën më makabre 20 mijë femra autoktone shqiptare. Rrëmbeu e mijëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, dhe fati i mbi 1317 shqiptarëve ende nuk është zbardhur.

E bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit. Ngjashëm siç po vepron tani Rusia kriminale në Ukrainë.

I nderuari Antonio Guterres, Serbia kriminale edhe sot e kësaj dite nuk i pranon vrasjet dhe masakrat që i kreu në Kosovë, mes tyre edhe masakrën e Reçakut, të cilën asokohe e konstatoi në vend të ngjarjes Uiliam Uoker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, pas njoftimit të të cilit Bil Clinton, Presidenti i SHBA-ve dha urdhrin që NATO t’i sulmojë caqet serbe në Kosovë dhe Serbi.

Image
Babai tregon emrat e djemve në memorialin kushtuar viktimave të krimeve serbe

Shqiptarët kanë jetuar gjer përtej Nishit, por Serbia kriminele dhe serbët kriminelë, me ardhjen e tyre nga Karpatet në Ballkan, kufijtë e tyre i kanë zgjeruar duke vrarë, masakruar dhe duke i dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare.

Këtë më së miri e dëshmon edhe kjo hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në ato vite që janë shënuar në brendësi të kësaj harte.

Serbia kriminale me shekuj ka kryer gjenocide ndaj shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare” e viteve 1912/13.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Gjenocidi serb i viteve 1912/13

Leo Freundlich, është hebreu austriak që botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njëjta ushtri vrau mbi gjysmë milioni shqiptarë.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Leo Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrojtje të shqiptarëve gjatë zhdukjes masive të pjesës më të madhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA.

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshimtë se ka hedhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

I nderuari Antonio Guterres, për ta kuptuar se gjenocidet e Serbisë kriminale ndaj shqiptarëve autoktonë me shekuj e kanë pasur egërsinë e njëjtë, po ua prezantoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë”, (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:

“Ma pushkatuan nënën e vëllan, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se, “Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera, “Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”; “Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”; “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”; “Cigaren e ndezur e fiknin në gjinjtë e mi”; “Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”; “Më detyronin t’i shikoja femrat që po i dhunonin me radhë”; “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”; “Motrën e mbytën me kondak të pushkës”; “14- vjeçarja u dhunua në borë”; “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hodhën në pus”; “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”; “Në muajin e tetë të shtatzënisë më përdhunoi para vjehrrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe e linda fëmijën e vdekur”, “Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

Image
Kthimi i të zhdukurve nga Serbia

Krimet e pandëshkuara

I nderuari Antonio Guterres, lexojeni me vëmendje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë kriminale në Kosovë.

Sheradin Berisha, në “Bota sot”, të mediumit mbarë shqiptar me seli në Prishtinë dhe në Zvicër, me datën 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, e botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se: “Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqiptarët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë, duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive, që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve. Edhe trupat e NATO-s (KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbuluar nga KFOR-i anglez. Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objekteve publike e private, në një ndërtesë disakatëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj i kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsbolli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngufatje, krevate ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motosharrë me shenja gjaku, që tregon se aty u janë prerë kokat dhe gjymtyrët shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumulator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shumë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin monstruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit. Pas zbulimit të saj, këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës?! Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë?!

As policia, as prokuroria, as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008). As ajo e EULEX-it 2008, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara, të fotografuara dhe të incizuara.

Kosova, Shqipëria dhe mbarë shqiptarët janë rast më vete dhe duhet të respektohet tërësisht e drejta dhe e vërteta e Kosovës, e Shqipërisë dhe e mbarë shqiptarëve.

I nderuari Antonio Guterres, Zoti ju bekoftë Juve, familjen T’uaj, shtetin T’uaj dhe kombin T’uaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat