Vizita e presidentit malazez, Milo Gjukanoviç në Kosovë, i tejkalon interesat bilaterale midis dy vendeve tona fqinje..!?

Opinione

Vizita e presidentit malazez, Milo Gjukanoviç në Kosovë, i tejkalon interesat bilaterale midis dy vendeve tona fqinje..!?

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:27
Rexhep Elezaj

Nuk ka asnjë dilemë, se vizita e sotme e presidentit malazez, Milo Gjukanoviç në Kosovë, vjen në çastin më të duhur historik, marrë parasysh rrethanat e komplikuara politike dhe ushtarake në Evropë, pra luftën në Ukrainë, që pa dyshim, i tejkalon interesat bilaterale midis dy vendeve tona fqinje, hiç këtu çështjen e demarkacionit rreth kufijve shtetëror, e cila ende nuk është përmbyllur, pranë faktit se njëfarë lloj marrëveshjeje është ratifikuar në Kuvendet përkatëse të dy vendeve. Për këtë çështje kam shkruar dy ditë më parë këtu në portalin “Bota Sot”, ku më në detaje i kam shpjeguar shkaqet, se pse kjo marrëveshje ende nuk ka hyrë në fuqi..!?

Pra, me Malin e Zi, Kosova nuk ka çështje tjera të hapura.

Prandaj, vizita e sotme e presidentit të Malit të Zi në Kosovë, z. Milo Gjukanoviç, ka disa dimensione, sidomos atë të sigurisë në Ballkanin perëndimorë, e cila vije po ashtu në një kohë shumë të vështirë, kur Rendi i deritanishëm botëror pas invasionit të Rusisë në Ukrainë, nuk ekziston më, për rënien definitive te të cilit tanimë nuk ka asnjë dyshim!

Pa u ndalur shumë gjatë në historinë e marrëdhënieve midis dy popujve tanë fqinjë, pra shqiptarëve dhe malazezve, sidomos në periudhën e shekujve 19 - 20-të, e deri më rrëzimin e Murit të Berlinit (1989), përkatësisht pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë me 1991, dihet mirëfilli se këto marrëdhënie i karakterizojnë konfliktet dhe luftërat shumë të ashpra (lexo historinë), meqenëse Mali i Zi në kohën sa ishte principatë mbretërore në krye me Knjaz Nikollën (1910 - 1918), por edhe kur iu bashkua mbretërisë së Serbisë me 1918, ishte nën influencën e plotë të politikës serbomadhe si dhe të kishës ortodokse të Serbisë, ku serbet dhe malazezet së bashku kanë bërë masakra dhe krime të shumta kundër qenies shqiptare në Ballkan.

Po, deshi Zoti dhe ato kohëra morën fund me shkatërrimin e ish Jugosllavisë (1991), gjegjësisht me pavarësimin e ish republikave të saj në shtete të pavarura, njëra ndër të cilat ishte edhe Mali i Zi që u pavarësua nga Serbia në maj 2006, i cili pas pavarësimit të tij do ta ndryshojë gati plotësisht frymën, qëndrimin politik, sjelljet dhe marrëdhëniet me kombin shqiptar, të cilin do ta manifestoi në vepër duke e njohur pavarësinë e Kosovës me 9 tetor 2008, gjë që i kontribuoi jashtëzakonisht përmirësimit të raporteve të acaruara shqiptaro-malazeze.

Natyrisht, se ky ishte një ndryshim i madh dhe pozitiv në raportet midis dy popujve, atij shqiptar dhe atij malazez, mbase të lidhur me njëri tjetrin me disa vlera të njëjta historike dhe tradicionale, por pavarësia e të cilit nuk do bëhej realitet pa votën shqiptarëve autoktonë që jetojnë në Mal të Zi.

Pra, pas gjitha atyre tensioneve dhe luftërave tragjike midis shqiptarëve dhe malazezve në të kaluarën jo shumë të largët, në veçanti pas luftërave të përgjakshme në vitet 1991 – 1999 dhe gjenocidit të Serbisë në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, si për koencidencë Mali i Zi dhe Kosova, do gjenden përballë një agresori të njëjtë, sidomos pas vitit 2006/2008, e që ishte regjimi fashist i Beogradit zyrtar, ai i cili asnjëherë deri më sot nuk hoqi dorë nga aspiratat djallëzore për formimin e Serbisë së madhe, duke ndërmarrë çdo përpjekje për rikthimin e dy shteteve tona fqinje nën pushtimin e saj kriminal dhe hegjemon, por të cilit qëllim nuk ia arriti dot për shumë arsye.

Arsyeja kryesore, sipas mendimit të shumë analistëve, qëndron pikërisht në faktin, se Mali i Zi, si një vend i vogël në Ballkan, por me një pozitë strategjike në bregdetin Adriatik, e kuptoi qartë se e ardhmja e tij si shtet dhe shoqëri e lirë, nuk është bashkimi me Serbinë dhe Rusinë, por me Perëndimin dhe vlerat e civilizimit evropian, si kusht qenësor për sigurinë nacionale dhe mbijetesën si popull i lirë dhe sovran në Ballkan.

Ndaj, vizita e z. Milo Gjukanoviç sot në Kosovë, përveç rëndësisë që ka në forcimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona, kjo vizitë gjithsesi i tejkalon këto interesa, duke dëshmuar edhe njëherë përcaktimin e fortë të Podgoricës zyrtare, se vetëm të bashkuar në një front me Perëndimin dhe SHBA-të kundër hegjemonisë cariste të Rusisë dhe planeve djallëzore të kriminelit të luftës, V. Putinit, i cili që 80 ditë po vret dhe masakron popullin e pafajshëm ukrainas, bota mund të shpëtojë nga përbindëshi ruso-serbo-sllav, mbase edhe nga lufta e tretë botërore e cila do ta shkatërronte krejt njerëzimin..!?

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat