Përsiatje rasti lidhur me vizitat shtetërore të përfaqësuesëve të Kosovës shtetit izraelit

Opinione

Përsiatje rasti lidhur me vizitat shtetërore të përfaqësuesëve të Kosovës shtetit izraelit

Nga: Gazmend Pula Më: 19 maj 2022 Në ora: 23:05
Gazmend Pula

Lidhur me disa njoftime dhe reagime për vizitat e disa zyrtarëve të lartë të Kosovës shtetit të Izraelit dhe në atë kuadër edhe vizitave protokolare që bëjnë në nderim të simboleve shtetërore dhe kombtare të vendit mik nikoqir konsideroj se ja vlen ti ofrohen disa persiatje opinionit tonë. Vizita të tilla të nivelit të lartë shtetëror Izraelit, qe nuk është se janë edhe aq të shpeshta, por ndoshta edhe mund dhe do të bëhen, rëndom parashohin me protokol te koordinuar dhe te dakorduar ndershteterore siq eshte vizita te ashtuquajturi Muri i Vajtimit ebrejit, symbol i shenjte ebrejit ne Jerusalem. Ai Mur eshte ne fakt muri i vetem i mbetur i ish-pallatit te mbretit të njohur antik ebrejit Davidit, që me rastet e vizitave të tilla protokolare të tilla pothuaj patjetër parashihet për tu vizituar, dhe prandaj merastine vizitave të tilla do të duhej vizituar, ose së paku do të duhej kërkuar, poashtu edhe vizitë përkatese dhe të denjë edhe e Xhamisë së Shenjtë muslimane Al Aksa ne Jerusalem. E pakta do të duhej kërkuar një vizitë e tillë nga nikoqiret shtetërore jahudit në Jerusalem, në një nga qytetet e pothuaj të shenjta të botës së besimeve fetare, si ebreje, ashtu edhe muslimane dhe të krishtera.

Këtë, dhe ne këtë kontekst ja vlen patjetër që të kihet parasysh se - kur është njeriu mysafir në vizitë miqësore te i ‘zoti i vendit’, e aq me tepër ndonjë figurë udhëheqëse shtetërore, dhe duhet dhe detyrohet ti bëjë respekt ‘zotit të shpisë’ dhe vendit e popullit nikoqir mik, duke i manifestuar dhe shprehur respekt të duhur vlerave që ai vend dhe popull nderon dhe kultivon!

Aq me tepër nëse vend dhe popull të ndihmon, apo të ka ndihmuar në kohë të vështira, dhe për gjëra kapitale siç është çlirimi e liria - per çfarëdo arsyesh apo motivesh të ketë dhënë ketë ndihmë dhe përkrahje…!

Por, patjetër se krahas kesaj duhet patur kujdes gjithnjë që në atë kuadër të mos përvidhet ndonjë mospërfillje qoftë dhe parciale e ndonjë pjese apo segmenti intrinsik dhe relevant të identitetit të popullit tënd që përfaqeson. Dhe që ashtu mos të inferiorizohesh në moskërkimin dhe mospërfilljen eventuale të shprehjes së respektit përkatës edhe vlerave dhe simboleve edhe të popullit tënd – edhe atje në atë ‘shtëpi’ të nikoqirit ku je i ftuar dhe duhet edhe të nderohesh reciprokisht si i tillë, dmth denjësisht si mysafir i nderuar. Madje me krenari dhe dinjitet dhe identitet të popullit dhe vendit që përfaqëson, dhe asesi me ndonjë ndiesi të heshtur të inferioritet identitar apo faktorizimi qoftë edhe vetëm simbolik sekundar…!

Në këtë kontekst, patjetër se ‘mysafiri ‘, apo protokoli zyrtar i mysafirit, do të duhej të bënte kërkesa protokolare të tilla simbolike-përfaqësuese përkatese, qoftë madje edhe paksa insistuese “zotit të shpisë”, në këtë rast autoriteteve shtetërore të Izraelit edhe për vizita tjera protokolare përkatese, krahas Murit të Vajtimit. Si për shembull vizitë Xhamisë se madhe Al Aksa, që është një nga simbolet më të shenjta të popullit apo popujve me përkatesi fetare dhe tradite muslimane, në Izrael dhe Palestinë dhe jo vetëm. Aq më tepër ngase Izraeli edhe formalisht ka aneksuar dhe marrë dmth edhe zyrtarisht dhe ndër/kombtarisht nën okupim dhe administrim vetanak shtetërore tërë Jerusalemin. Ndonëse një pjesë e madhe e botës nuk e njeh zyrtarizim admistrativo-okupueso-dominues të tërë Jerusalemit si Kryeqytet i Izraelit…!!! Kjo ngase ai përfshin edhe Jerusalemin Lindor, që popullohet kryesisht nga popullatë muslimane palestineze, ndonëse jo vetëm, dhe që konsiderohet si Kryeqytet i shtetit të ardhshëm Palestinez…!!!

Prandaj, mysafirët e lartë përfaqësues zyrtar të shteteve për të cilat kanë relevance të duhur këto konsiderata dhe realitete, vendore, ndërkombtare dhe ndërfetare, do të duhej, madje me patjetër, të kërkojnë nga nikoqiri i vendit, në këtë rast autoriteteve shtetërore të Izraelit dmth nga ‘zoti aktual i shpise’, që të mundësojë dhe të organizojë një vizitë të tillë edhe vendeve dhe vlerave të tjera të shenjta të popullatës dhe vendit që ti zyrtarisht përfaqëson…!

Kjo, në rastin e vizitave të përfaqësuesve më të lartë shtetërore dhe diplomatik të Kosovës konkretisht do te thotë se do te duhej të kërkojnë vizitë protokolaro-zyrtare edhe Xhamisë Al Aksa, që ndodhet poashtu ne mes të Jerusalemit, madje direkt dhe saktësisht në vazhdim, dhe praktikisht mbi pllatone e Murit te Vajtimit Ebrej, ku nderohet edhe historia dhe tradita ebreje. Sepse, mes tjerash, Xhamija e Madhe Al Alsa në Jersulaem, është vendi i tretë me i shenjtë musliman në botë. Si edhe Xhamia me Kube të Arit dhe të Gurit, një shenjtëri e madhe madje jo vetëm muslimane, por pjesërisht edhe universale botërore, një mrekulli e vertetë sakrale dhe arqitektonike e simbolike besimit, prej shkëmbit brenda se cilës, besohet se Hazreti Muhameti u nis dhe u ngjit ne kalë të bardhë në Xhehnetin/Parajsën e Zotit/Allahut …!

Si dhe, ndonëse ne kontekstin e kësaj persiatje e përmendur e fundit, por kursesi me pak e rëndësishme, do të duhej të kërkohej edhe vizitë përkatëse edhe Kishës së Shenjtë të Vendvarrimit te Krishtit të quajtur Holy Sepulchre ose Varrit të Shenjtë ne Jerusalem, poashtu aty afër fare! Eventualisht edhe në vendlindjen e Jezu Krishtit në Nazareth, aty pak më tej Jerusalemit! Një qasje e tillë, është qasje e vetme e drejtë dhe e denjë. Madje, për shumë konsiderata, arsyena dhe motive madhore, tokësore dhe hyjnore!

Ndonëse një qasje e tillë është politikisht, në kontekstin dhe trethanat aktuale rajonale dhe botërore, mjaft delicate, dhe prandaj eventualisht do të mund të nxiste edhe ndonjë reagim te pakëndeshëm ebrejo-Izraelit dhe Amerikan! Por, Kosova këtë e ka borgj të shumëfishtë, qoftë edhe vetëm moral-dhe-etik dhe identitar, e besa edhe njerëzor e me gjerë!

Aq më tepër ngase Kosova është i vetmi dhe i pari shtet evropian, dhe vetëm i katërti në botë, që e ka të vendosur Ambasadën shtetërore në Jerusalem, dhe jo në Tel Aviv, ku përfaqesohet diplomatikisht edhe sot pothuaj e tërë bota - dhe ate madje pothuaj kreysisht per këto konsiderata madhore. Kuptohet, përpos Amerikës, dhe dy diktaturave të thekura latino-amerikane, banana-republikave shumë ekstreme te djathta, të padenja dhe dhunuese, si Guatemala dhe Hondurasi. Dhe kuptohet se ato që të dyat janë nën ‘protektoratin’ amerikan të kontinentit të Amerikës Latine, e në “baze” të të ashtuquajturës doktrine famëkeqe imperialo-hegjemone amerikane të Monroe-se’.

Këtë, ngase Jerusalemi konsiderohet vendburimi, vendlindja, atdheu dhe Kryeqyteti Shpirtërore dhe i Shenjtë i që të tri feve më të mëdha dhe kryesore botërore. Dhe ato janë pjesë edhe te identitetit dhe qenies etniko-konfesionale të popullit multi-konfesional shqiptar, dhe jo vetëm! Por, edhe e popullit plestinez, libanez, sirian dhe te tjerë. Dhe ngase si të tilla, mund të kenë patjetër edhe refleksione qenësore politiko-kulturore dhe tradicionalo-praktike vendore e edhe me gjerë…!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat