Përballje dhe përplasje “epik”", në mes të rrënuesve të vlerave në njërën anë dhe mohuesve të tyre në anën tjetër !

Opinione

Përballje dhe përplasje “epik”", në mes të rrënuesve të vlerave në njërën anë dhe mohuesve të tyre në anën tjetër !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 6 qershor 2022 Në ora: 21:23
Fatmir Bajraj

Projektligji për pagat nuk është tërhequr nga Qeveria Kurti dhe as nga shumica qeverisëse parlamentare (LVV), përkundrazi, dështoi të kaloj në lexim të parë për faktin se shumica qeverisëse nuk kishte kuorum, derisa edhe mocioni për rrëzimin e Projektligjit, dështoi duke mos e marrë mbështetjen parlamentare.

Ata të cilët sot, thirrën në vlerat e luftës dhe janë në krye të organizatave të dala nga lufta, pra në krye të OVL të UÇK-së, para se të kundërshtojnë Projektligjin e sponsorizuar të Qeverisë së veteranit të rrejshëm, Kryeministrit, Albin Kurti për pagat, duhet të përgjigjën për ko-autorësinë me Kapot e tyre për fryrjen dhe falsifikimin e listave dhe krimin ndaj atdheut.

Lidhja kauzale e shkakut dhe pasojës, sot përplasën fortë, "për jetë a vdekje", ngase si shoqëri dhe institucione nuk parandaluam me kohë sindromin kanceroz të degradimit dhe devalvimit të vlerave unike nacionale, përkundrazi : lejuam dhe heshtëm paturpësisht dhe me qyqarrllëk neveritës para Kapove të Bandave Kriminale të cilët përvetësuan & privatizuan padrejtësisht, gjakun e dëshmorëve dhe autorësinë e lirisë së fituar me gjak un e tyre dhe jo vetëm.

Fryrja e Listave të veteranëve të UÇK-së nga Kapot e Krimit të Organizuar në Kosovën e çliruar e më pas edhe t ‘pavarur, përkatësisht nga Komandantët e Shtabit të Rognerit të Rognerit, të konvertuar në lider politik të PAN-it. ca edhe n ‘V, ishte akti më i shëmtuar dhe më i dëmshëm kundrejt interesit nacional-shtetëror të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve lojal të saj.

Mbi 70 mijë veteranë të UÇK-së nga rreth 13 mijë ushtarë të uniformuar në rastin ma t ‘mirë të mundshëm gjatë luftës çlirimtare, të certifikuar nga struktura të OVL dhe Komisione Shtetërore në krye me ish Komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, ish Kryeministrin, z. Agim Çeku, është jo vetëm vepër penale, por edhe krim ndaj vlerave të luftës së UÇK-së, idealit të të rënëve dhe vet shtetit të Kosovës si kryevepër sublime e Lëvizjes sonë Nacionale për Liri & Pavarësi !

Pse u lejua, cili ishte motivi dhe interesi, dhe kush qëndron pas këtij komploti shtetëror ?

Profiterët e luftës, përkatësisht, Kapot e Krimit të Organizuar me narrativen e "meritave" për lirinë që gëzojmë dhe shtetin që kemi, përmes këtij akti makabër ; rritjes artificiale të numrit të veteranëve në dëme të buxhetit të shtetit dhe n ‘kurriz të taksapaguesve të Republikës së Kosovës, duke krijuar klientelë dhe industri & makineri votuese për pushtetin e tyre t ‘pamerituar dhe si garancë e sofistikuar për ruajtjen e pushtetit dhe kapjen e shtetit.

Para syve tanë, derisa neve si klasë politike, si shoqëri, por edhe si shtet, s'reagonim por bënim sehir manipulimit dhe mashtrimit industrial-banditesk, sajoheshin "Brigada" me mbi 20 mijë "ushtarë" të "UÇK-së", madje edhe me emra pikant siç ishte Brigada : "Hasan Prishtina" dhe jo vetëm, dhe e gjithë kjo për pushtetin e bandave dhe n ‘dëm të shtetit !

Ku ishte Prokuroria e shtetit, ku është Sistemi i Drejtësisë, pse nuk reagoj me kohë, pse nuk ushtron funksionet kushtetuese, pse s'kemi verdikt të shkallës së prerë nga Gjykata e Apelit, pra ku fshihet djalli ?

Siç dihet, Sistemi i Drejtësisë në Kosovë është i kapur nga politika, zatën, në vend që t ‘merremi me shkaktarët, sot imponohet përplasja me pasojat e një qasje abuzive & kriminale të grupeve kriminale të interesit të cilët përmes politikes ia kanë dalë mbanë të kapin shtetin dhe ruajnë favoret dhe privilegjet e pamerituara n ‘kurriz të qytetarëve të vendit dhe të vet shtetit të Kosovës.

Veteranët e vërtetë, rreth 13 mijë, janë viktimë e abuzimit të Kapove të Krimit të Organizuar të cilët janë infiltruar & akomoduar mirë në strukturat e të ashtuquajturave ; "Organizata të dala nga Lufta", dhe përmes tyre dhe në emër të vlerave të luftës për liri, kanë manipuluar listat, i kanë fryrë ato skajshmërish, madje duke lënë në hije veteranet e vërtetë me një raport 3 : 1 në favor të veteranëve të rrejshëm, ose shprehur ndryshe 57 mijë të rrejshëm, kundrejt 13 mijë të vërtetë.

Veterani i rrejshëm, Kryeministri Kurti dhe shumica parlamentare qeverisëse, duhet të merret me problemin, pra me esencën dhe jo me periferinë e çështjes, qasje e cila nuk ndihmon zgjidhjen e tij, por e bënë me pëplasëse, me komplekse dhe më të rrezikshme për vendin dhe natyrisht, në dëm të kategorive të dala nga lufta dhe jo vetëm !

Pastrimi i listave dhe ndëshkimi i autorëve të krimit, imediat !

Veteranët e vërtetë të UÇK-së, kanë heshtur, dhe me mos reagimin a tyre n ‘kohë, kanë ndihmuar abuzimin në emër dhe në dëm të tyre, duke rritë e falsifikuar numrin e veteranëve dhe dëmtuar buxhetin e shtetit, në një mënyrë janë edhe bashkëfajtorë për fatin e tyre, andaj tani, bashkë me kërkesat legjitime për Projektligjin për pagat, duhet të insistojnë me ngulm dhe konsistencë, pastrimin e listave dhe ndëshkimin e kriminelëve të cilët abuzuan me vlerat unike të UÇK-së.

Po qe se, OVL të UÇK-së dhe kategoritë tjera të dala nga lufta, nuk distancohen nga krimi i shkaktuar buxhetit të shtetit, vlerave sublime të luftës për liri dhe vet imazhit të shtetit të Kosovës me rastin e fryrjes së listave dhe nuk kërkojnë penalizim dhe ndëshkim të përgjegjësve të pa përgjegjshëm, atëherë me vetëdije bartin mbi supe fajin për krimin dhe fatin e rënduar të shkaktuar nga grupe kriminale të interesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat