Kuvendi i Republikës së Kosovës, ta shpallë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, tradhtar dhe armik të pavarësisë së Kosovës..!?

Opinione

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ta shpallë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, tradhtar dhe armik të pavarësisë së Kosovës..!?

Nga: Rexhep Elezaj Më: 8 qershor 2022 Në ora: 17:30
Samiti i Berlinit 2019

Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edvin K. Rama, qëkur së bashku me partinë e tij socialiste (PS) kanë ardhur në pushtet (2013), në raportet dhe qëndrimin e tij ndaj shtetit të dytë shqiptar në Ballkan, Republikën e Kosovës, vazhdimisht ka mbajtur dhe zbatuar në praktikë një politikë paternaliste, urrejtëse, denigruese, poshtëruese, xheloze, kapricioze, ofenduese, etj. Madje, për secilin atribut negativ të lartë shënuar, mund të sjellim me dhjetëra raste që dëshmojnë për sjelljet e tij arrogante, deri në përbuzje dhe poshtërim ndaj politikanëve dhe udhëheqësve shtetëror të Kosovës, me një përjashtim të vetëm, Hashim Thaçin, të cilin e mbronte me tërë qenien e tij. A iu kujtohet kur në takimin e dy qeverive në Pejë (2018), pati deklaruar se, “të gjithë ata që thonë se Hashimi është tradhtarë, janë “gomarë”..!?

Pastaj, me një pafytyrësi të pacipë ofendoi shumë gazetarë dhe analistë politikë të Kosovës, duke i përqeshë me një cinizëm primitiv dhe etiketuar me epitete të ulëta, si të pa edukatë, të pashkollë, të paditur, që pinë ujë nga kazani i gënjeshtrave në Tiranë, më vonë abuzimi ndaj delegacionit të Kosovës në samitin e Berlinit (2019) si dhe kacafytjet e tij në nivel rrugaçërie me ish kryeministrin R. Haradinaj në atë takim, madje duke e paditur pranë një gjykate në Tiranë! Shto kësaj sjelljeje të tij antikosovare mos vizitën e tij asnjëherë në Prekaz tek varrezat e dëshmorëve të familjes Jasharaj, as ato në Reçak, në Izbicë, Gllogjan, Meje, e as në Krushë, etj., etj., për t’i nderuar së paku heronjtë dhe mbi 15 mijë dëshmorë të kombit, të cilët dhanë jetën e tyre, jo vetëm për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, por edhe për mbrojtjen e Shqipërisë nga granatat e ushtrisë së Serbisë, dhe kështu me radhë..!?

Edvin K. Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë, është pa dyshim, politikani si dhe “shqiptari” më i urryer në Kosovë, i cili me pjesëmarrjen e tij të fshehtë në takimin në Nish (2016), ku së bashku me A. Vuçiqin dhe djalin e G. Sorosit, morën vendimin për ndarjen e Kosovës, si dhe në takimin e dytë, po ashtu në Nish (2018 – Vuçiq-Rama-Thaçi), e ka bërë aktin më të rënd të tradhtisë kombëtare, kur përveç se do bën vetëvrasje politike, në fakt ia shiti (gratis) interesat kombëtare të Kosovës, Serbisë fashiste, duke ia falur fashistit, Aleksandar Vuçiqit, ish ministrit për informata i Millosheviçit, pa e pyetur fare udhëheqjen shtetërore të Kosovës, krimet monstruoze, masakrat, terrorin shtetëror si dhe gjenocidin e bërë ndaj 2 milion shqiptarëve në Kosovë!

Dhe, këtë diskurs anti-Kosovë do e mban edhe sot, kur ende pa iu kërkuar falje shqiptarëve si dhe pa e njohur Serbia gjenocidin e bërë në Kosovë gjatë viteve 1990-99, E. K. Rama, del e thotë pa fije turpi, se “Serbisë duhet me ia falur gjakun e 15 mijë dëshmorëve shqiptarë të vrarë në luftën e fundit, që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës..!?

Merrni me mend, ju lutëm, sa njeri i pashpirt, i pa dinjitet, i pamoralshëm, sa antihuman dhe antikombëtar, sa tradhtar e pizeveng, mashtrues dhe antishqiptar është, kryeministri aktual i Shqipërisë, E. K. Rama, kur pranon të shkelë mbi gjakun dhe 400 varrezat masive në Kosovë, ku pushojnë eshtrat e 15 mijë dëshmorëve, duke e amnistuar Serbinë për krimet dhe gjenocidin e bërë në Kosovë.

Andaj, duhet nënvizuar, se kushdo që pranon t’ia bën këtë “dhuratë” Serbisë, qoftë ai edhe kryeministër i Shqipërisë, duhet shpallur me dekret të Kuvendit të Kosovës tradhtar të kombit, përkatësisht duhet dënuar me burgim të përjetshëm!

Mbase, së shpejti do dëshmohet, se Edvin. K. Rama, i ka bërë shumë gabim llogaritë e tij pa hanxhiun, por që të gjitha në dëm të Kosovë, mjerisht..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat