“Open Balkan Summit” dhe humori i keq i Edi Ramës

Opinione

“Open Balkan Summit” dhe humori i keq i Edi Ramës

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 9 qershor 2022 Në ora: 10:28
Zejnullah Jakupi

Kritika e z. Edi Rama ndaj BE-së dhe politikave të saja ishte e ashpër dhe jo racionale.

Ballkani i hapur, kur u nis pata shkruar se ishte gati konformë me kërkesat që po i kërkon BE për integrimet e shteteve të Ballkanit në BE. ´Open Balkan´ na duket akoma si enigmë, mbetet tutje i panjohur.

Fjalimi i Edi Ramës e tregoi se qëllimi i kësaj iniciative ishte një dekodim në fakt i qëllimit, të cilin ai e shpalosi, ndoshta pa dashje, nga emocionet e tepërta, kur e kritikoi dhe ironizoi me BE-në. Kryeministri i Shqipërisë u tall me BE-në, e quajti nuse, grua, ndërsa Ballkanin, Burrë. Me demek Europa (BE) do e bëjë një dasmë, por nuk e dijmë se a do të na ftojë (dhëndërin) në dasëm? Por ne, tha z. Rama, po rrijmë gati dhe nuk po brengosemi se a do na ftojë apo jo? Gjithashtu hodhi kritika se gjoja ballkanasit nuk paskan asnjë mëkat që kanë patur një të kaluar të tillë të përgjakshme se këto qenkan vetëm akuzat e Perëndimit.

Ky përceptim i Edi Ramës ndaj Përëndimit dhe BE-së duke e ledhatuar Serbinë, pa kërkuar asnjë kusht nga ajo, por duke anashkaluar të gjithë krimet dhe bëra në Kosovë dhe më gjerë.

Gjithashtu gënjeu kur tha se fermerë shqiptarë do të plasonin produketet e tyre në tregun serb. Kjo nuk është reale, sepse dihet se Shqipëria nuk mund fare të depërtojë me produktet e saja kur dihet se Serbia e furnizon gjithë Ballkanin dhe më gjerë me produktet e miellit, vajit, energjisë etj.

Amerikanët dhe evropianët (BE) po e përkrahin ose po e përshëndesin OPEN BALKAN duke menduar se me këtë do arrihet pajtimi mes serbëve, shqiptarëve dhe të tjerëve, pa qenë të detyruar t´i kushtëzojnë në marrëveshjet në Bruksel.

Por, ´Open Balkan´ do ishte OK sikur A.Vuçic të ndryshonte qëndrimin krahas Kosovës. Është e kotë të marrish pjesë në Ballkanin e hapur kur ky akoma vazhdon talljen me Kosovën madje as nuk e njeh dhe refuzon ta quaj me emërin e saj të njohur ndërkombëtarisht si Republika e Kosovës. Është mëse e vërtetë se shqiptarët e Shqipërisë nuk i njohin sa duhet serbët dhe politikat e tyre hegjemoniste.

Po sikur të ishte e gatshme Serbia që ta njoh Kosovën, ´Open Balkan´ do të ishte paradhoma, një çështje teknike, për hapje ndaj BE-së dhe integrimit të shteteve të Ballkanit në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat