Albin Kurtit i duhen edhe 10 vjet për ta ç` kapur shtetin nga "pronto"

Opinione

Albin Kurtit i duhen edhe 10 vjet për ta ç` kapur shtetin nga "pronto"

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 qershor 2022 Në ora: 20:06
Faton Mehmeti

Sulmet e vazhdueshme të opozitës ndaj qeverisë Kurti kanë arsyet e tyre që tejkalojnë ato të të bërit opozitë normale, brenda kornizave të veprimit të saj. Në këtë kuptim veprimet e tyre janë të shëmtuara, pavarësisht arsenalit të fortë të lukunisë së verbuar për pushtet. Nuk përfshihet vetëm opozita, pjesë e saj janë edhe disa media, gazetarë dhe njerëz të shoqërisë civile, që në një apo në mënyrë tjetër janë të lidhur dhe kanë përfituar nga opozita e sotme në kohën kur ishin në pushtet deri para dy viteve.

Shteti i kapur, i cili çdo ditë e më shumë po dëshmohet se ka qenë goxha fortë i kapur dhe duhet kohë deri në ç` kapjën e saj, ka rezultuar të jetë sfidë e fortë për qeverinë Kurti. Në mesin e shumë aspekteve të kapura nga klani “Pronto’ janë edhe veteranët, fatkeqësisht të përdorur padrejtësisht për interesa personale të njerëzve të PDK dhe jo vetëm, në përgjithësi të “krahut të luftës”. Në krye të saj kishin vendosur njerëz të besuar të tyre, e të cilët i mbajnë ison PDK-së edhe kur ishte në pushtet edhe tani në opozitë. Shteti ka nevojë për shkundje, për termet në të gjithë sektorët e saj, duke nisur që nga baza. Reforma të thella, jo pseudo reforma për të orientuar shtetin në krejt rrugë tjetër nga ajo që ka qenë deri tani.

Së pari Vettingu, si pjesë primare për të vendosur ligj dhe drejtësi, parakushtet kryesore për të ecur tutje në të gjithë sektorët e saj. Pastaj ç`kapje e monopolite në ekonomi, me disa oligarkë që kanë kapur të gjithë vrimat nga ku rrjedh paraja e qytetarëve, të lejohet garë e lirë, treg i lirë sipas parimit të njohur të BE. Shëndetësia ka nevojë për reforma, të bëhet kualifikimi i stafit mjekësorë, paga të dinjitetshme dhe kushte për punë, të hapen spitale të reja, pse duhet shkuar në Beograd apo Shkup për shërim, të krijohen këtu mundësitë, kështu zhvillohet edhe ekonomia.

Pastaj, reforma në shkolla, modifikim i Kornizës Korrikulare e cila është e menduar si reformë, por vetëm në letër, të përshtatet me mendësinë, me traditën e popullit tonë dhe vizionin tonë për të ardhmen. Sot, shkollat nxjerrin analfabetë me diplomë, të rinj pa njohuri elementare për jetën, ndryshim rrënjësor në arsim, për të cilën ka nevojë vendi ynë më shumë së kurrë. Si shoqëri duhet të emancipohemi deri në atë nivel sa të vlerësojmë punën e mirë dhe të dënojmë punën jo të mirë, pavarësisht se kush e bën, të jemi parimor që të keqen mos ta pranojmë. Mos të lejojmë të bëhemi militantë të askujt, politikanët shkojnë e vijnë Kosova mbetet vendi ynë i përbashkët.

Gjithnjë jam nisur prej këtij parimi, të gjykojë dhe mos të pranojë kurrë të keqën edhe pse shpesh ajo ka ardhur nga ata që nuk e kam besuar, megjithatë s`kam hezituar kurrë ta dënojë. Ka shumë punë për të bërë për të ecur shteti në rrugën e drejtë, me shtylla atë forta të shtetit për të cilin kemi ëndërruar gjatë. Kapja e shtetit po del të jetë shumë më e madhe dhe më e rëndë se sa ishte menduar në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat