Populli i Kosovës, kujdes!/ Fashizmi e komunzimi kanë marrë pushtetin me dhunë e gjak!

Opinione

Populli i Kosovës, kujdes!/ Fashizmi e komunzimi kanë marrë pushtetin me dhunë e gjak!

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 16 qershor 2022 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Fashizmi hitlerian dhe komunizmi enverian, kanë ardhur në pushtet, duke shkelur mbi kufoma. Njëjtë mori pushtetin edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e krijuar nga Tirana zyrtare social-komuniste. Po të mos ishin ndërkombëtarët, kjo qeveri do të ishte si ajo e filosllavit Enver Hoxha, e cila ishte tipike fashiste, për afro gjysmë shekulli.

Reformat në drejtësi, pasurimet kriminale e hajnore të disa "biçim komandantësh" dhe të ortakëve të tyre, familjarë e dosta, ka trazuar shpirtërat mëkatarë të tyre. Andaj, po organizojnë krerët e Shoqatave, me emërtime të shenjta, por, me veprime të errëta e kriminale, siç ishte organizimi i protestave vandaliste të 2004-ës, me skenar e urdhër të Beogradit, të cilat sollën decentralizimin dhe "Zajednicën"!

Protestat e njëkohshme të arsimit, shëndetësisë, veteranëve dhe të disa sindikatave tjera, janë organizime të drejtëpërdrejta të partive-banda të PAN-it, me strukturat e SHIK-ut, e degëzimi i  tij  "Shqiponjat e Zeza".

Gjithçka është falsifikuar, kriminalizuar:

- Qindra viktima janë bërë dëshmorë, për t`u paguar;

- invalidë, me ndonjë cifël të granatës, por, që "invalidi" u ngjitët bjeshkëve, si dhija, merr invaliditët të plotë, sikur të ishte në karrocën invalidore. Plagë të tilla kanë qindra qytetarë, por nuk marrin asgjë dhe as që i ka përfillur kush, për t`i regjistruar; 

- ish-ushtarët e TMK-së, marrin pesnion të majmë, edhe pse punojnë; 

- ish-ushtarët e FSK-së, gjithashtu, paguhen rrast; 

- kushdo që shpikë ndonjë djallzi, nën maskën e "UÇK-së", zhvatë "meritueshëm", buxhetin shtetit të Kosovës...

Kam menduar se shpërblimi i  veteranit, do të bëhet shtesë e pensionit të moshës. Por, si duket kjo është vështirë të realizohet, sepse faji fillestar është bërë, me fillimin e dhënies të parave kuturu, paushall, pa asnjë kriter. Paraja ka errësuar arsyen, ndërsa ndërgjegja atdhetare, është dhjerë!

Të ngulmosh, që me shantazh, kërcënime e gjak, të realizosh qëllimin e poshtër e kriminal, që për 12, e shumta, 13 mijë veteranë të vërtetë, të paguhen 52.000 "veteranë të rremë, është hajni zyrtare dhe krim i ndyrë!

Mjafton, qoftë, edhe vetëm ky fakt, që në asnjë rrethanë, Qeveria Kurti nuk duhet të pranojë asnjë presion e kërcënim, të porositur nga banda-unike PAN-iste! Kurti, me shok nuk është i shantazhuar, si pararendësit e tij Hashimi, Ramushi, Isa. Qeveria Kurti i ka premtuar popullit të Kosovës menaxhimin korrekt të buxhetit, të djersës së tyre. Dhe, nëse paguhen 52 mijë "veteranë" të rrejshëm, premtimi i tij menaxhues, "bie në ujë" dhe haraçin miliardësh, do ta paguajë, në dekada radhazi, populli. 

Nëse nuk pranohet pritja, deri në moshën e pensionimit, për t`u dhënë shpërblimi i veteranit, si shtesë e pensionit të punës, atëherë, kjo shtesë, e cila do të quhet - shpërblim për rrjeshtimin në luftën për çlirim -, assesi nuk duhet të kalojë shifrën prej 100 euro. Pëndryshe, këta do të shëndërrohen në mercenarë. Veteranët e papunë, të kompensohen nga fondi social. Ndërkohë, punësimi i veteranëve të jetë prioritet. Dhe, kur bëhet fjalë për 13 mijë veteranë të vertetë, të shpërndarë nëpër komuna, punësimi do të jetë i shpejtë.

Me kursimin e milionave të abuzuara, për "veteranët" e rremë, që, fillimisht, duhet të bëhet ndërprerja kolektive e pensioneve aktuale, sepse ata "nuk janë me bythë në prush", duke ua rezervuar atyre që mbetën në listën e pastruar, do të zgjidhej jeta sociale në Kosovë. 

Për partitë- banda të PAN-it, të cilat, disa krerë të LVV, kanë filluar t`i rehabilitojnë, sikur të kenë therur viça dhe jo njerëz; sikur të kenë vjedhur pula dhe jo miliona, duhet "treguar vendi"! Kërcënimi i njerëzve të cilësuar, përshkak të detyrës, siç janë zyrtarët e lartë, përfshi edhe deputetët, penalizimi është i parathënë. Dhe, zinxhirosja duhet bërë, si për kafshët e rrezikshme.

Përndryshe, LVV, nëse lejon aventurierë e rrugaçë ta bëjnë ligjin, atëherë, zhgënjimi i populli do të jetë fatal, jo vetëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për Kosovën mbarë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat