23 qershori/ Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Opinione

23 qershori/ Dita e të dëbuarve dhe zhvendosurve shqiptarë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Nga: Refik Hasani Më: 27 qershor 2022 Në ora: 20:36
Refik Hasani

Në përkujtim të 23 vjetorit, kur nga disa lokalitete të tri Komunave, banorët shqiptarë u dëbuan dhe i lanë trojet e tyre nga presionet, dhuna, ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë.

Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitarë u zbrazën tërësisht, nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre. Ndodhi largimi i popullatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapsirë, në format më të dhimbshme.

Veçmas disa lokalitetet apo zona kufitare të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës pothuajse u zbrazën tërësisht. Vetëm nga qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë, një pjesë e tyre u kthyen nepër shtëpit e tyre, por se sa u kthyen e sa mbetën nuk ka shenime të sakta.

Dita e mërkurë e 23 qershorit 1999, për banorët e shqiptarë të tri Komunave e pësuan dhe mbetën shkretë pa banorëtë e vetë për shkak që në këto anë filluan të arrijnë forca të mdha të ushtrisë, policisë dhe gjandarmërisë që tërhiqeshin nga Kosova. Deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pas 23 viteve, për këto familje, për krijimin e kushteve për kthim. Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Republikës së Serbisë nuk i ka vizituar e le të afroj ndonjë projekt a program serioz për kthim apo integrim aty ku janë.

Tema për kategorin e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk goxon të jet e anatemuar dhe sikur të jen qytetarë të askujt. *Autori, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, por edhe punime të publikuara, për diskriminim, pasivizimin e adresave,formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë,ka trajtuar e propozur,si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit,rexhistrimin e popullatës,inicimin që të miratohet një rezolut,ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeverit, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat