Masa 300 euro për familjet e papuna, veprim me dy anë të medaljes

Opinione

Masa 300 euro për familjet e papuna, veprim me dy anë të medaljes

Nga: Egzon Kastrati Më: 24 korrik 2022 Në ora: 13:48
Egzon Kastrati

Rritja e çmimeve është një problematikë e vazhdueshme më të cilën janë duke u përballur qytetarët e Kosovës dhe kjo rritje ka prekur kategoritë më të ndjeshme, ato më të ardhura të ulëta, të papunët, pensionistët, kategoritë sociale një pjesë të të punësuarve në sektorin publik dhe të punësuarit në sektorin privat si pasojë e pagave të ulëta që ata kanë.

Rritja e çmimeve është me karakter global, por që veprimet janë lokale nga secila qeveri për t’iu dal në ndihmë qytetarëve dhe për t’a ruajtur kohezionin e mirëqënies qytetare. Masa 300 euro për çdo familje që nuk ka asnjë të punësuar është instrument veprimi nga ana e qeverisë për t’iu dal në ndihmë kategorive për familjet e papuna që se paku të punësohet një anëtar i familjes dhe paga e tij të subvencionohet nga ana e qeverisë në periudhë 6 mujore.

Efekti pozitiv është se janë mbi 18 mijë familje me mbi 100 mijë anëtar që kualifikohen dhe i plotësojnë kushtet për këtë masë dhe praktikisht llogariten 18 mijë të punësuar, gjë që do të ndikoj drejtpërdrejt në përmirësimin sadopak të mirëqënies së këtyre familjeve e sidomos gjatë kësaj periudhe inflacioni do të ndikoj drejtpërdrejt në krijimin e lidhjeve të këtyre punëkërkuesve me punëdhenësit e tyre në sektorin privat me tendencë vazhdimi edhe pas këtyre 6 muajve ku rrjedhimisht nga ky subvencionimi sektori privat do të përfitonte rritje të produktivitetit të punës nga punëtori i angazhuar edhe në ulje të çmimit të kostos për pagë të punëtorëve nga subvencioni 6 mujor i pagës se atij punëtori dhe rrjedhimisht largim i barrëd për qeverinë, sepse pjesa më e madhe janë përfituese nga skemat sociale.

Ana tjetër e medaljes është se sa sektori privat është i gatshëm të kooperoj me qeveri duke e ditur se në situata të caktuara qeveria se ka trajtuar dinjitetshëm si partner social dhe praktikisht sa janë të gatshëm të hapin vende të reja të punës dhe të formalizojnë punësimin dhe t’i nenshtrohen procedurave të pagesesë se detyrimeve sa do të jenë të gatshëm kryefamiljarët të heqin dorë nga benificionet sociale që ata marrin dhe sa do të jenë efektiv dhe produktiv këta punëkerkues, ku sipas agjencionit të statistikave mbi 50% e tyre janë punëkërkues të pashkolluar, të pakulifikuar pra këtu është problematik sa janë të gatshëm të inkuadrohen në tregun e punës në x sektor të caktuar.

Pra, qeveria duhet të vazhdoj me masa që kanë karakter gjithëpërfshirës për t’iu dal në ndihmë qytetarëve për të tejkaluar këtë periudhë krize.Egzon Kastrati !

...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat