Shqipërisë i duhet Lulzim Basha, sepse asaj sot i duhet një politikë dhe një politikan patriot dhe i guximshëm

Opinione

Shqipërisë i duhet Lulzim Basha, sepse asaj sot i duhet një politikë dhe një politikan patriot dhe i guximshëm

Nga: Skënder Sadri KAPITI Më: 9 gusht 2022 Në ora: 18:39
Skender Kapiti

Patriot dhe i guximshëm politikisht do të thotë ta ndjesh, ta përjetosh e ta gjesh dhe kur interesi yt të jetë brënda atij publik e kombëtar; të jesh patriot dhe i guximshëm politikisht do të thotë të jesh potent, i pakorruptuar dhe luftëtar e besnik ndaj interesave kombetare si dhe i guximshëm për të sfiduar të këqijat publike të dëmqarëve e të mashtruesve publik dhe të hajnave institucionalë e shtetërorë.

Dhe i tillë sot është Basha përballë politikës së vjetër, të korruptuar e të skaduar të Berisha-Rama-Metës të cilët publiku,opinioni,intelektialët dhe mediat duhet t’i braktisin.

Shqipëria mbeti në udhëkryq, e zhytur në korrupsion e moszhvillim sepse tranzicioni paskomunist u kap dhe u drejtua nga ishkomunistët e ishspiunët. Dhe llumi i ishregjimit komunist kapi partitë politike shqiptare, pluralizmin, drejtësinë dhe demokracinë shqiptare.

Unë Skënder Sadri KAPITI vij nga një familje me bindje nacionaliste dhe antikomuniste, familje kundërshtare e atij regjimi dhe me kontribute të mëdha për vendosjen e demokracisë në Shqipëri dhe sidomos edhe me kontribute të mëdha për clirimin e Kosovës.

Dhe si i tillë nuk mund të pajtohem as me demagogjinë dhe as me ato mashtrimet pseudoantikomuniste dhe pseudotëdjathta që ka manifestuar PD nën drejtimin e Berishës, ashtu sikurse kam qenë kritik edhe për ato zullume të jashtëzakonshme që i kanë bërë Kosovës klikat korruptive e antikombëtare, kundër atyre që Kosova i ndëshkoi ashpër me të drejtë në zgjedhjet e fundit parlamentare zhvilluar atje.

Jam gatuar dhe edukuar nga prindërit e mi që të jem nacionalist, revoltë e kundershtar kundër të këqijave kombëtare dhe bartësve të tyre, si dhe e kam detyrë patriotike e kombëtare që të mbështes cdo të mirë misionare e vizionare që është në të mirë të kombit e ndryshimit për nga më e mira.

Njeriu duhet të mundohet që të jetë sa më pranë të vërtetës, dhe të mundohet e ta kërkojë atë me fakte e argumente. Kështu duhet të tregohen individët që pretendojnë se janë opinionistë, analistë, studiues e menddhënës politik për të tjerët. Ata duhet të jenë të matur, jo subjektivistë dhe as servilë interesaxhinjsh që përfundojnë dukshëm në fanatikë alogjikë.

A mundet që ndryshimin në Shqipëri ta bëjnë korrupsioni e të korruptuarit, hajnija me hajnat dhe mashtrimi e mashtruesit?!

Nuk mundet që ndryshimin në Shqipëri ta bëjnë ata të djeshmit, as ata të cilët janë të njëjtët si kryeministri Rama i sotshëm. Nuk mundet ta bëjnë ndryshimin ata që duan vetëm që të riciklohen në pushtet; nuk munden ta bëjnë ndryshimin ata politikanë të cilët populli dhe demokracia i ndëshkoi ashpër në vitin 2013 për korrupsion, hajni dhe për papërgjegjshmëri e padrejtësi, dhe të cilët janë grumbullur nëpër foltoret e nëpër ato që ata i quajnë partia apo shtëpi të lirisë.

Për cfarë lirie flasin e premtojnë ata: për lirinë e korrupsionit, vjedhjeve institucionale dhe për lirinë e padrejtësive politiko-juridike që ata kanë bërë kur kanë qeverisuar?!

Nuk mundet që ta bëjë ndryshimin foltorja dhe Berisha sepse në vitin 2005 ai erdhi në pushtet me betimin e madh të luftës kundër korrupsionit duke deklaruar se nuk ka burgje për të korruptuarit e ishqeverisë socialiste të viteve 1997-2005.

Jo vetëm se nuk u kap, as nuk u arrestua dhe as nuk u dënua askush prej ishqeverisë socialiste të viteve 1997-2005, por as nga qeveria e Berishës e kohës 2005-2013 jo vetëm se nuk u dënua, por askush as minimalisht nuk u shkarkua nga posti e detyra për vjedhje e korrupsion për të cilat populli e ndëshkoi ashpër qeverinë Berisha në vitin 2013.

Por, përkundrazi, Berisha i mbrojti ata me fanatizëm, dhe po ata janë ata që i shkojnë sot dhe e mbështesin atë nëpër foltore për ta mbrojtur nga ndëshkimi dhe janë rrjeshtuar besnikërisht rreth tij kundër non gratës amerikane.

Kjo është aq e vërtetë , saqë këtë realitet e përmban edhe vete deklarata amerikane që e shpalli Berishën non grata, për korrupsion dhe për avokati të tij për korrupsionin dhe të korruptuarit.

Pra, pyesim opinionin se a mund ta bëjnë ndryshimin ata të shpallurit “non grata” nga SHBA e Britania për korrupsion madhor si Berisha, apo hajnat e ishspiunët e diktaturës së komunizmit si Ilir Meta?!

Pyesim opinionin se a mund të vijë në pushtet Berisha me ata të cilët sulmuan vandalisht vetë Partinë Demokratike me 8 Janar 2022 ?!

Kjo përbën rast unikal në botën demokratike, ku sulmohet madje dhunshëm një Parti politike nga të vetët, e madje edhe më keq akoma kur këtë sulm e drejton ai që njihet e pretendon se është lider historik i Partisë Demokratike.

Nuk mundet që ta bëjnë ndryshimin të damkosurit dhe as dështakët e tranzicionit të cilët shkaktojnë edhe vjellje shpirtërore dhe neveritje publike kur flasin e mashtrojnë nëpër foltore, edhe pse kanë si mbështetje mediat mercenare dhe shumë intelektualë servilë e të shitur.

Këta nuk e bëjnë ndryshimin, por vetëm se janë oksigjeni jetik për regjimin e Edi Ramës.

Ndryshimi vjen dhe mund ta bëjë vetëm alternativa që është kundër kësaj politike të vjetër që e ka falimentuar dhe që kanë privatizuar shtetin , drejtësinë dhe shoqërinë; e bën vetëm alternative që ka mbështetjen e SHBA-ve

Dhe ky sot është Lulzim Basha. Sepse:

Basha nuk ka humbur asnjë betejë politike, por Basha ka 9 vite që udhëheq një betejë shumë të vështirë kundër korrupsionit, krimit, hajnisë, tradhtive dhe padrejtësive që ua ka bërë shqiptarëve e gjithë politika e vjetër shqiptare keqbërëse dhe zullumqare, antipublike, korruptive dhe antihumane e këtij tranzicioni.

Shqipërisë i duhet Basha, sepse Shqipërisë i duhet një politikë dhe një politikan i guximshëm në përballje me korrupsionin; i kompletuar dhe kompetent intelektualisht, profesionalisht e juridikisht; i përgjegjshëm kombëtarisht edhe si kryeministër, dhe te i cili ka besim antarësia e PD-së, publiku opozitar dhe që është partner i besueshëm te SHBA-të.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat