Pse profesionist të shquar po nuk po konkurrojnë për pozitën e të parit në Policin e Kosovës?

Opinione

Pse profesionist të shquar po nuk po konkurrojnë për pozitën e të parit në Policin e Kosovës?

Nga: Besnik Xhaka Më: 29 shtator 2022 Në ora: 15:38
Autori Besnik Xhaka

Pse kuadrot meritorë dhe profesional po hezitojnë të konkurrojnë për pozitën e të parit në Policin e Kosovës?

Profesionistët e mirëfilltë, të cilët kanë kontribuar me vite të tëra në zhvillimin dhe ngritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në punën e policisë së Republikës së Kosovës nuk kanë shprehur interesim për pozitën e drejtorit të përgjithshëm.

Kjo tregon që numri i vogël i zyrtarëve policor që konkurruan për pozitën e të parit dëshmon se në të ardhmen e afërt postin e Drejtorit do ta ushtrojnë dikush nga ata që kanë qenë të suspenduar për dyshime në involvime apo solidarizimit me krimin e organizuar apo ata të cilët kanë përvojë të menaxhimit deri në 25 zyrtarë dhe tani pretendojnë ta udhëheqin organizatën policore që numëron mbi 10.000 zyrtarë staf të uniformuar policor.

Në rrethanat e tanishme shpresoj që komisioni intervistues në start duhet t'i eliminoj më tepër se gjysmën e kandidatëve nga konkurrenca dhe mund të krijohet situata që mos të arrihet numri prej tre kandidatëve në ranglistë të parë, gjë që me ligj i prezantohet kryeministrit të vendit.

Dalja nga kjo situatë është rishpallja e konkursit dhe inkurajimi i kandidatëve meritor (profesional) të devotshëm për pozitën e të parit të Policisë së Kosovës.

Me të drejtë sot thuhet se menaxheri (profesionist) i organizatës policore konsiderohet se është truri i organizatës policore, që e drejton dhe bashkërendon veprimet e punonjësve të policisë.

Prandaj me të drejtë shtrohet pyetja cili prej kandidateve që kanë konkurruar shquhet për arritje të rezultateve të jashtëzakonshme aty ku janë tash apo shquhet për menaxhim të mirë të situatës së sigurisë dhe personelit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat