Kryebudallai i foli OKB-së për Hashimin! / Për budallain, Hashimi ishte më i rëndësishëm sesa Kosova

Opinione

Kryebudallai i foli OKB-së për Hashimin! / Për budallain, Hashimi ishte më i rëndësishëm sesa Kosova

Nga: Dritan Goxhaj Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:58
Për Edi Ramën, Hashimi ishte më i rëndësishëm sesa gjithë shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Duke parë ngjarjet e fundit në këtë etnikumin tone, dhe sidomos xhiron diplomatike të qeveriut tonë në OKB, më erdhi në mendje një barsoletë:

Një person duke ecur me makinë natën, gjatë rrugës i shpohet goma e makinës dhe vendos të ndalet e ta ndërroj atë me gomën rezervë. I qëlloi që të ndalonte pranë një godine të rrethuar me kangjella të larta hekuri, por që nuk kishte ndriçim. Pasi e hoqi gomën e shpuar dhe vendosi atë rezervë, duhej të vendoste dadiçekët që mbajnë gomën.

Por, për çudi, nuk i gjente dot, pasi jo vetëm që ishte errësirë, por binte edhe shi. Dhe po rrinte e mendohej si t’ia bënte. Kur, në ato momente dëgjon një zë që vinte pas atyre kangjellave të hekurit, që i thotë:

- Të ta tregoj unë si ta vësh rrotën?

Shoferi ktheu kokën nga i erdhi zëri, por nuk arrinte të dallonte mirë tiparet e personit që po i fliste, për shkak të errësirës së thellë. Megjithatë vërejti një siluetë njeriu aty prapa rrethimit me hekura. Dhe pasi u mendua pak i tha:

- Ok ma trego.

Atëherë personi pas kangjellava vazhdoi:

- Merr nga një dadiçek nga secila gomë dhe vendosja kësaj që nuk ka, kështu do të bëhen të gjitha gomat me nga tre dadiçek secila. Po të ecësh ngadalë, do arrish shëndoshë në shtëpi.

Shoferi u mendua pak dhe menjëherë filloi nga puna ashtu si i tha personi. Pasi e vuri gomën dhe dadiçekët u kthye nga personi që ishte matanë kangjellave dhe e pyeti:

Çfarë është kjo godinë?

Atëherë personi pas kangjellave ja ktheu:

- Kjo është çmendinë.

Pak i çuditur, por edhe për të bërë pak humor, shoferi ja ktheu:

- Po kur është çmendinë ç’bën ti këtu, sepse ti nuk më dukesh budalla.

Dhe personi ja ktheu:

- Jo, budalla je ti, unë jam i çmendur.

Le të kthemi te çështja.

Kjo, pasi budallenjtë nuk e kuptojnë realitetin, ata kanë në kokë një realitet të tyre që nuk përputhet me askënd.

Kryebudallai i vendit tonë, që ne të çmendurit i kemi dhënë çelësat e çmendinës ku jetojmë, para një jave ishte në OKB, dhe atje e shpërdoroi mundësinë që kishte për të folur për problemet jetike të shqiptarëve në trevat e tyre etnike.

Por, ndërkohë i foli OKB-së për Hashimin!

Për budallain, Hashimi ishte më i rëndësishëm sesa Kosova.

Për budallain, Hashimi ishte më i rëndësishëm sesa gjithë shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre etnike në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Budallai nuk foli asnjë fjalë për të ndryshuar rezolutën 1244 të OKB mbi Kosovë, por nuk foli asnjë fjalë për pastrimin etnik që Serbia po u bën shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, nëpërmjet pasivizimit të adresave.

Po do thoni ju: ç’lidhje ka kjo me referendumet që përmenda më lart?

Lidhja qëndron në aspektin që budallenjtë që e kanë qeverisur Kosovën dje dhe ata që e qeverisin atë sot, më në fund duhet ta kuptojnë se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet kurrë nëpërmjet bisedimeve. Pasi Serbisë i intereson të vazhdojnë këto bisedime, ashtu si Izraeli me Palestinën, që kanë 40 vjet që bisedojnë.

Duhet ta kuptojnë budallenjtë andej e këtej kufiri, se mënyra e vetme për t’i dhënë fund kalvarit të çështjes shqiptare në Kosovë është vetëm nëpërmjet një referendumi për bashkim me Shqipërinë.

Në rast se do kemi një referendum të tillë andej e këtej kufirit, dhe rezultati do jetë pro bashkimit, atëherë pa e vonuar, Shqipëria duhet të aneksojë menjëherë Kosovën si pjesë të territorit të saj.

Në këtë moment ky territor do konsiderohej pjesë e Republikës së Shqipërisë. Dhe nëse Serbia do merrte guximin të sulmonte, atëherë i bie që do të sulmonte një vend anëtarë të NATO-s. Në këtë rast, si e tillë, do të mund të aktivizohej pika 5 e Traktatit të Alantikut Verior për mbrojtje kolektive.

Gjithashtu, duke parë edhe spastrimin etnik të vazhdueshëm që Serbia po bën në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, këto rajone në një të ardhme të afërt mund ta shohin të arsyeshme të organizojnë një referendum për shkëputje nga Serbia, si mënyra e vetme për të ndaluar këtë pastrim etnik që po ndodh atje, e që, as Tirana zyrtare e budallenjve të pushtetit dhe as ajo e Prishtinës nuk e kanë prishur terezinë për këtë pastrim etnik, e nuk e kanë ngritur zërin asnjëherë.

Por ama, edhe gjendja e shqiptarëve në Maqedoni nuk është e mirë. Edhe atje po duket qartazi çdo ditë se shqiptarët nuk mund të bashkëjetojnë me maqedonët dhe nuk mund të bëjnë as vasalin e tyre, ndaj nuk është çudi që edhe atje të dali së shpejti ndonjë forcë që të kërkojë zhvillimin e një referendumi për shkëputje nga shteti maqedon dhe të kërkojë bashkim me trungun amë.

Por budallenjtë nuk dëgjojnë, edhe kur duket se dëgjojnë, nuk të kuptojnë. Dhe, si pasojë, ne që flasim dhe dëshirojmë të tilla gjëra, konsiderohemi prej tyre të çmendur.

Dhe vërtet të mençurit kanë ikur nga ky vend, madje vazhdojnë të ikin. Këtu tashmë do mbesim vetëm budallenjtë e pushtetit, rrjeteve sociale dhe ne të çmendurit që gjithnjë i kundërshtojmë, por ja që votojmë për budallenjtë. Prandaj, edhe budallenjtë kanë të drejtë që na konsiderojnë të çmendur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat