Reagim i Shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me refuzimin përfundimtar të projektit të Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren nga Neo-otomanët

Opinione

Reagim i Shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me refuzimin përfundimtar të projektit të Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren nga Neo-otomanët

Nga: Nue Oroshi Më: 2 tetor 2022 Në ora: 21:12
Autori Nue Oroshi

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë "Trojet e Arbrit" njofton të gjithë shqiptarët atdhetarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare si dhe në mërgatën e madhe atdhetare se forcat e islamit politik për rikthimin e neo-otomanizmit brenda trojeve shqiptare e refuzuan përfundimisht ankesën e Shoqatës "Trojet e Arbrit".

Këto forca neotomane të udhëhequra nga një Neotoman i Prizrenit i rritur kalldrëmeve të sokakëve dhe kapinxhikëve të Prizrenit më gjuhë të përzier herë turke e herë serbo-boshnjake e me një shqipe të dobët me emrin Hajrullah Çeku, që fatkeqësisht e udhëheq Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, përfundimisht pranuan nënshtrimin dhe u treguan besnik të devotshëm të politikës turko-serbo-boshnjake për humbjen e gjurmëve historike shqiptare në Mesjetën shqiptare.

Formalizimit të këtij akti te turpshëm antikombëtar, antishtetëror dhe antihistorik ju bashkuan edhe tri qatipe të baba sulltanit me emrat: Vjollca Aliu - Drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore-Kryetare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës "Trojet e Arbrit", Edona Gashi-Durguti – Drejtoreshë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore-Prishtinë-Anëtare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës "Trojet e Arbrit", Jehona Bashota – Gallapeni- Zyrtare Ligjore- Anëtare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës "Trojet e Arbrit".

Këto tri qatipë nuk kanë fare njohuri nga Historia shqiptare dhe kanë harruar kontributin e Norës së Kelmendit, Tringës së Smajl Martinit, Marie Shllakut, dhe shumë vajzave e grave atdhetare shqiptare që krahas burrave ishin shtyllë e fortë për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar.

Shoqata "Trojet e Arbrit" kurrë nuk do të hekë dorë nga projekti i Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren. Ajo tash do të filloj punën në dy drejtime:

a. Informimi i ambasadave të huaja që shtetët prej nga vijnë këta ambasador e krijuan dhe po e mbajnë shtetin e Kosovës, për parandalimin e Islamit politik në Trojet shqiptare e veçanërisht në Kosovë, ku elemente të islamit politik janë futur brenda institucioneve të Kosovës dhe janë duke e shkatërruar çdo gjë shqiptare.

b. Bashkëbisedime me atdhetarët shqiptarë e shoqata dhe organizata shqiptare për formën e protestës dhe qëndresës kundër këtyre forcave neo-otomane që janë duke u përpjekur për të humbur çdo gjurmë shqiptare.

Ftojmë gjithashtu Kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, që ta shkarkon Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku i cili është duke e shkatërruar kulturën tonë dhe duke u përpjekur që të rikthej neo - otomanizmin në Kosovë.

Në emër të 150 intelektualëve të Shoqatës "Trojet e Arbrit" reagon Mr. sc. Nue Oroshi Kryetar

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat