Qytetarët shqiptarë nuk i duan "stërvinat", "bythëpambukat" dhe "trendafilkat" e Musa Xhaferit

Opinione

Qytetarët shqiptarë nuk i duan "stërvinat", "bythëpambukat" dhe "trendafilkat" e Musa Xhaferit

Nga: Sulejman Mehazi Më: 16 tetor 2022 Në ora: 19:57
Sulejman Mehazi

Më në fund brenda strukturave partiake të BDI-së fitoi "Grupi opozitarë i zjarrit" kundër funksionarëve të Ali Ahmetit, të ashtuquajturit e Shkupit “Grupi i Zjarrit” ashtu si deshën u bë, morën pozita të rëndësishme partiake: Izet Mexhiti u caktua nënkryetar partie,  Blerim Bexheti sekretar organizativ, Musa Xhaferin, Ali Ahmeti e bëri polic mbi gjithë anëtarët e strukturave partiake, mbikëqyrës i çdo gjëjë në BDi.

Nëse Artan Grubi ka qenë antipatiku i Musës, Mexhiti e Bexhetit, tani e tutje për shkak "grupit të zjartit" Grubi do bëhet më simpatiku e më i dashur për qytetarët shqiptarë të RMV për shkak se qytetarët shqiptarë nuk i duan "stërvinat", "bythëpambukat" dhe "trendafilkat" e Musa Xhaferit.

Të eliminohet zona gjashtë zgjedhore e Tetovës dhe Gostivarit për "grupin e zjarrit" të Shkupit që kurrë nuk i kanë dhënë BDI-së më shumë se 3-4 deputetë, përballë zonës së Pollogut që i ka dhënë BDI-së, 8-9 deputetë jo që është e pafalshme, por edhe mos mirënjohëse për qytetarët shqiptarë të Pollogut.

I nderuar kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti, jo, nuk fitohet zona gjashtë me Musa Xhaferin, Izet Mexhitin dhe Blerim Bexhetin, nëse humbni Tetovën e Bilall Kasamit dhe Gostivarin e Arben Taravarit do mbeteni me 3-4 deputetët e Shkupit të Mexhiti dhe Bexhetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat