Zoti Escobar, “70.000 serbë na qenkan ne veri”, sa shqiptarë na qenkan në Kosovën Lindore, nëse e keni bërë regjistrimin e saktë

Opinione

Zoti Escobar, “70.000 serbë na qenkan ne veri”, sa shqiptarë na qenkan në Kosovën Lindore, nëse e keni bërë regjistrimin e saktë

Nga: Hafiz Shala Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 17:21
Autori Hafiz Shala

Një marrëveshje e gabuar dhe e dëmshme e nënshkruar ndërmjet të dy popujve të hasmuar me shekuj, mund të jetë me pasoja të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin afatgjatë

Bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe për të cilin Serbia këmbëngul duke u thirrur në një marrëveshje të nënshkruar nga ish udhëheqësit shtetëror, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa të cilët nuk ishin të kujdesshëm, ose ishin nën ndonjë presion apo shantazhim.

Një marrëveshje e tillë, assesi nuk e mbyllë një kapitull tragjik të marrëdhënieve armiqësore në mes të dy popujve me shekuj të hasmuar të provokuar nga Serbia e cila, duke i përzënë shqiptarët më dhunë dhe gjenocid nga trojet e tyre shekullore, e njëjta me këso kërkesash e ultimatumesh e cila thirret në ato marrëveshje, nuk janë dhe nuk mund të pranohen nga populli shqiptar i Dardanisë dhe i gjitha trojeve etnike sepse, përsëri po tkurrën tokat e lara me gjak i cili ende nuk është tharë nga lufta e fundit e vitit 1999.

Marrëveshjet, zakonisht e kanë për qellim paqen dhe krijimin e marrëdhënieve normale afatgjate në mes të dy popujve, duke i kërkuar agresorit që t’i kërkojë falje, në ketë rast, Serbia Dardanisë dhe të zotohet se do ketë njohje reciproke dhe marrëdhënie normale pa ndërhyrje në punë të brendshme të njëra tjetrës duke i respektuar dhe garantuar të drejtat e minoriteteve nga të dy palët reciprokisht dhe e drejta për t’u interesuar për të drejtat nacionale, kulturore, në bazë të kushtetutave të dy palëve konform Konventave Ndërkombëtare për të drejtat e minoriteteve.

Deklaratat e zëvendës Sekretarit të shtetit, Gabriel Escobar rreth Asociacionit i cili deklaron sot se: Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet dhe do të krijohet, pra, në mënyrë ultimative, duhet dhe do të zbatohet?!

Vërtetë, është një arrogancë diplomatike e cila, merret edhe me statistika të paqena kur zotëria pa e matur fare se çka flet, duke u shprehur se në veri popullata prej 70.000 serbësh janë sfidë dhe qendër e tensioneve dhe konflikteve, pa u lëshuar se kush po i detyron, organizon, armatos dhe komandon që të vijë deri të një konflikti.

Prandaj, duhet ushtruar trysni ndaj viktimës, shqiptarëve dhe udhëheqjes së saj, duke anashkaluar agresorin edhe të këtyre momenteve kur i shkruaj këta rreshta dhe, gjenocidin e ushtruar ndaj këtij populli e shteti i cili derdhi gjak për të jetuar i lirë dhe pa kurrfarë tutorizmi armiqësor i një armiku shekullor.

Jo, zotëri Escobar, nëse një marrëveshje e gabuar dhe e dëmshme për një popull e nënshkruar në çfarëdo rrethanash e cila nëse analizohet sinqerisht nuk garanton paqe dhe marrëdhënie në mes të këtyre dy shteteve, posaçërisht kur kemi të bëjmë me një shtet i cili, i frustëruar nga urrejtja patologjike, të cilën më se miri e shprehu para mysafirit të lartë evropian, krimineli Vuçiq para syve dhe veshëve tuaj këtë e shprehë hapur, ku është logjika dhe strategjia, siç e quani ju afatgjate të normalizimit të marrëdhënieve afatgjata qe, askush nuk mund të garantojë një gjë të tillë.

Populli shqiptar, as që duhet e as që do ta pranojë një shtet brenda shtetit ose edhe mbi shtetin nga një pakicë prej as 4% të popullatës shumicë.

Mos të tregoni aq naiv sa që nuk e kuptoni se ku janë qëllimet e Serbisë, ani pse shumë hapur deklarohet se, kurrë nuk do ta njoh Dardaninë, se, kjo është zemra e Serbisë, pra, pretendime te hapura territoriale për pjesën më vitale me resurse dhe pasuri nëntokësore, që, nuk bëhet fjalë për pakicën serbe por për territore.

Nuk ka dhe nuk duhet të ketë asociacion një etnik në një shtet multi-etnik i cili, për t’u pranuar ndërkombëtarishtë shteti i Dardanisë, u kushtëzua që të krijohet shteti ku përfshihen pakica e minoritete të cilat në vendet tjera të Evropës dhe botës, as qe mund të përfshihen si popuj shtet formues.

Zoti Escobar, sa duket nuk është në një vijë me Presidentin Biden dhe Senatorin Bob Menendez, njëherit edhe Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan i cili para mërgimtarëve shqiptarë, u deklarua kundër mu për arsyet të cilat ia shpjeguan atij sepse po krijohet një Republikë serbe në një shtet sovran, pastaj shkëputje dhe bashkim me Serbinë duke i marrë me vete pasuritë marramendëse për te cilat edhe Evropa e kishte synimin e mbajtjes nën kontroll dhe në shfrytëzim deri për 99 vite.

Zotëri, nëse këmbëngulni në këtë krijesë, me keqardhje me duhet t’ua them se, as udhëheqja shtetërore e as populli një gjë të tillë nuk do ta pranojë sepse, në vend të paqes afatgjatë, ju po ua kërkoni robëri dhe luftë afatgjatë ne mes te këtyre dy popujve.

Pra, nëse lufta nuk paska përfunduar në vitin 1999, atëhere, ajo vazhdon që definitivisht të përfundohet por, asesi nuk do të pranohet kurrfarë shteti mbi shtet me pretendime territoriale gllabëruese pa marrë parasysh se kush qëndronë prapa Serbisë, Rusia apo Amerika.

Patrick Henry do të thoshte: “Give Me Liberty Or Give Me Death”( “Ma jep lirinë ose ma jep vdekjën”), Rezolutë e sjell në Asamblenë e Virgjinias në Konventen e Richmond me 23 Mars 1775 si konkludim të të drejtave të kësaj kolonie.

Prandaj, zotëri, kjo do të jetë përgjigjja e shqiptarëve të Dardanisë, nëse ju nuk jeni në gjendje që Serbinë ta quani me emër e mbiemër, shtet kriminal dhe agresor dhe t’ia ndalni turrin, atëhere, ku është logjika e mbylljes së murit të rrënuar me një tapetë letre të cilën një erë e lehtë do ta shqyejë.

Viktima, populli shqiptar është i mbështetur për muri prandaj, nuk ka rrugë tjetër, pa marrë parasysh se kjo është edhe intenca e Rusisë qe, sipas kësaj i bie se, ne shqiptaret do të vijmë në shprehje, kur të zgjidhen të gjitha problemet e botës.

Nëse, “ 70.000 serb” sipas statistikës suaj, po na sjellkan konflikte, çka mendoni ju zotëri për 2 milion shqiptar të Dardanisë dhe afro 20 milion të shpërndarë nëpër shtetet ballkanike do të rrinë duarkryq?!

Me siguri se jo, prandaj, marrëveshjet e dëmshme, qofshin ato edhe ndërkombëtare, nuk është e thënë se duhet të respektohen dhe zbatohen.

Nuk do të jetë kurrëfar befasie nëse Parlamenti i Dardanisë sjellë Rezolutë ku do të suspendohen të gjitha Marrëveshjet Ndërkombëtare të nënshkruara nën presione e shantazhe pas shpalljes së pavarësisë së Dardanisë, për çka edhe duhet të debatohet, analizohet, vlerësohet dhe vendoset se, vendime të këtilla të nënshkruara nga ish udhëheqës të papërgjegjshëm, ta dalin para drejtësisë.

Nënshkruesit e këtyre marrëveshjeve, duhet të ndiqen penalisht duke i karakterizuar edhe si tradhti ndaj atdheut dhe të ndërmarrën masa sipas Kushtetutës para të cilës e kanë dhënë betimin.

Kryeministri Kurti, si përgjegjës për udhëheqjen e dialogut Dardani-Serbi, duhet definitivishtë t’i kërkojë Deputeteve që një asociacion i tillë mos të nënshkruhet, ndërsa, si Kryetar i Qeverisë, duhet ta zbatojë vendimin e përfaqësuesve të sovranit, për një shtet të pavarur sovran e demokratik me shtrirjen e autoritetin në tërë territorin, të cilën është duke e zbatuar por, ja, qe Serbisë nuk po i konvenojka dhe për habinë, Evropë dhe Amerikë, po i dalin krah, nëse nënkuptohet që zoti Hill dhe Escobar, flasin në emër të kësaj të fundit.

Për një shtet të lirë të shkëputur përjetësisht nga Serbia, shumë martirë e heronj, ranë në altsrin e lirisë të cilët e lanë amanetin e tyre të cilin populli shqiptar duhet ta qojë në vend, pa marrë parasysh çmimin. Për liri, nuk ka çmim.

Kushdo tjetër qe është i gatshëm të nënshkruaj një dokument të tillë, do ta pret gjyqi i popullit.

Nuk mund të lejojmë që të trajtohemi si popull dhe komb i rendit të dytë sepse, nuk jemi te tillë, mjaftë kemi dhënë e sakrifikua për paqen në Ballkan dhe Evropë gjatë gjithë shekujve.

Është një JO e madhe dhe përfundimtare.

Kërkoni të, popujt dhe kombet tjera, të japin diçka për paqe dhe stabilitet, jo vetëm shqiptar.

Zoti Escobar,”70.000 serb na qenkan në veri”, sa shqiptar na qenkan ne Dardaninë Lindore?

Zotëri, kur i dëgjoj deklaratat tuaja dhe të shokut Hill në Beograd, e pyes veten si qytetar i Amerikës dhe si shqiptar nga trungu iliro-dardan se, a nuk është hipokrizi dhe johumane sjellja e juaj ndaj një kombi dhe, populli me kulturë e traditë nder me të vjetërit në Ballkan dhe Evropë që, në vend se t’i dilni në krah si viktimë i masakruar e i poshtëruar nga Serbia të cilës po i rrini afër, duke i harruar viktimat, ndër to mbi 1500 fëmijë, 1600 të fshehur në varrezat masive të Serbisë për të cilat askush më mirë nuk e din se vetë krimineli Vuçiq si ministër i informatave në regjimin e Hitlerit të Ballkanit Millosheviq, me dërgon në hamendje se, zotëri, mos iu ka dehë “shlivovica” serbe sikur Richard Grenelin ose, mos iu kanë ofruar edhe juve të bëheni aksionar në minierën më të pasur në Evropë, Trepça po ashtu sikur edhe Grenelit.

Shoku Hill, ju jeni njohës i situatës në Dardani qysh në kohën e Presidentit historik Dr. Ibrshim Rugova, të cilit në atë kohë i pate propozuar që ta pranojë një Autonomi të zgjeruar në kuadër të Serbisë, i cili, më atë butësinë e tij të një burrë shtetasi të mençur dhe i qetë iu pat përgjigjur: “Shoku Hill, populli im një status të tillë, kurrë nuk do ta pranojë”, dhe nuk e pranoi.

Në Lahuten e Malësisë të të Madhit Gjergj Fishta i cili në një vend thotë: “ Trimi i mirë, kurrë nuk ngutet, prej trimërie e jo prej tutët”.

Zotërinj diplomatë e politikanë evro-amerikan, mjaftë është mjaftë me sjellje, mohuese, denigruese dhe johumane ndaj shqiptarëve.

Për pjesën veriore të Dardanisë, me keqardhje me duhet të them se, lumi Ibër, në vend të rrjedhave të ujit të kthjelltë e te pastër nga liqeni i Ujmanit, në mbrojtje të të kësaj pjese të Dardanisë, do të rrjedhe gjak, deri në heqjen qafe të Serbisë nga qafa e shqiptarëve e varur me shekuj.

Për hatër të asnjë miku, kurrë nuk do ta pranojë robërinë për te jetuar nën diktatin serb, qoftë ajo edhe Amerika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat