Të merren shumë seriozisht vlerësimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë, z. J. Hovenier, se në veri nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve..!

Opinione

Të merren shumë seriozisht vlerësimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë, z. J. Hovenier, se në veri nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve..!

Nga: Rexhep Elezaj Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 19:42
Foto ilustrim

Është e pakuptueshme, madje edhe e papranueshme që të bëhet lojë me fjalë ose të jepen deklarata kapriçioze rreth situatës së sigurisë në veri të Kosovës, ngase me këtë diskurs megaloman dhe tentativë për ta bërë atë që Kosova nuk mund të bënë e vetme në veri, përveç se kjo është një sjellje e papërgjegjshme, në këtë mënyrë deklamohet padituri dhe injorancë në politikë, dhe se një hipokrizi e këtillë Kosovën mund ta çojë drejtë një çorrsokak nga i cili do jetë vështirë të dilet !

Logjika, se ne duhet t’i marrim vendimet vetë dhe në mënyrë pavarur në mbrojtje të ligjit dhe sigurisë në vend, se tashmë jemi shtet i pavarur dhe vendimet duhet t’i marrim pa i pyetur aleatët tanë perëndimorë, ose, se mjaftë më i kemi dëgjuar miqtë perëndimorë amerikanë dhe të tjerë, i gjithë ky vetëbesim, shikuar në esencë, është një mendësi puro komuniste-staliniste, e cila nuk guxon të jetë më e gjallë në kokat e disa udhëheqësve tanë shtetëror, sepse me rënien Murit të Berlinit me 1989, për fat të njerëzimit, sidomos për shqiptarët, ai diskurs vetëvrasës ka vdekur njëherë e mirë, kur komunistët dhe enveristët shqiptarë, amerikanët i quanin imperialist ndërsa evropianët kolonialist.

Ajo kohë ka mbaruar njëherë e përgjithmonë!

Pra, duhet kuptuar njëherë e mirë faktin, se në botë nuk ka më shtete të pavarura 100%-ind, bile as vetë fuqitë e mëdha botërore nuk janë të pavarura në kuptim komunist dhe diktatorial të fjalës, sepse bota ka ndryshuar rrënjësisht në të gjitha aspektet e jetës, atë të shtetit klasik, ekonomisë, etj., pjesë e të cilës është edhe Kosova. Andaj, është budallallëk politik të mendohet dhe veprohet, se ne mund të funksionojmë të pavarur, sidomos në rrethanat e krijuara pas agresionit rus në Ukrainë, me të cilin agresion Veriu i Kosovës gjendet nën llupën e hegjemonizmit ruso-serb, kur dihet se Serbia si Rusi e vogël në Ballkan, po bën çmos në koordinim me Moskën zyrtare që në veri të Kosovës ta ndezë konfliktin e dytë në Evropë..!?

Ata të cilët nuk i kuptojnë sa duhet ndryshimet strategjike në kontinentin e Evropës, situatën në Ballkanin perëndimorë, rrjedhën e luftës në Ukrainë, sidomos strategjinë e miqve amerikan kundrejt Rusisë dhe Kinës, rolin e kampit amerikan “Bonsteell” në Kosovë si dhe shkaqet e intensifikimit të dialogut Kosovë-Serbi, kur jo më larg se dje zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd u është dorëzuar Drafti i ri i marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, e kanë vështirë dhe nuk dinë të marrin vendime të duhura për Kosovën, siç ka ndodhur para ca javësh me shtyrjen e marrëveshjes për targat, gjë të cilën vetë kryeministri Kurti e ka pranuar publikisht, se ambasadori amerikan në Prishtinë, z. J. Hovenier, ka pasur më shumë informata për situatën në veri, sesa ai si kryeministër i Kosovës!

për të mos u përsëritur e njëjta situatë e rrezikshme për sigurinë e Kosovës si dhe jeta e qytetarëve, patjetër duhet që çdo vendim lidhur me stabilizimin e situatës së tensionuar në veri, të merret në koordinim të ngushtë me ambasadorin amerikan në Kosovë. Kaq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat