Politikat të bëhen më intelektualë, e jo më aktorë të dobët të politikës?!

Opinione

Politikat të bëhen më intelektualë, e jo më aktorë të dobët të politikës?!

Nga: Skender Mulliqi Më: 16 janar 2023 Në ora: 16:30
Skender Mulliqi, autor i shkrimit

Pse ankohen të gjithë ata të cilën qëndrojnë gjatë në pushtet, kur e humbin pushtetin? Ata sikur nuk dëshirojnë të kuptojnë së në pluralizëm ekziston rrotacioni I pushtetit, nuk është si një komunizëm. Ata të cilët janë mësuar gjatë më pushtet, nuk durojnë që protagonist kryesor për ndërrim të pushteteve janë populli. Populli madje shpesh detyrohet edhe më rrugë të ndërron pushtete.

Populli del në rrugë për demokratizm të shoqërisë, jo për shoqëri autoritare. Këta që deri dje e patën pushtetin, duket së nuk kuptojnë. Për atë edhe populli njerëzve të politikës duhet nënshkruar kontratë, e jo politikanet tu bëjnë kontratë popullit. Populli është ai që kërkon llogari nga njerëzit e politikës, e jo e kundërta. Nganjëherë është mirë njeriu të zatet për muri, së shumë më qartë i artikulon kërkesat. I shikon në sy politikanet të cilët vepruan dhe u sollën për 20 vite thua së nuk ekziston populli, apo ai ekziston vetëm kur duhet këta për ti votuar. Kosova nuk është e askujt, por e imja dhe e jotja.

Dhe, është mënyrë e kulturuar që të këtë një marrëveshje .Që kërkesat e popullit të janë prioritet mbi prioritete. Dhe, mirë do të ishte që të bëhet edhe kufizim mandati qeverisës. Është diçka e shëndetshëm dhe shumë demokratike, si në Amerikë tetë vite e fund. Me shtetin duhet të udhëheqin më të mirët, e jo ata që në pushtet kanë ardhur aksidentalisht.

Mutantet të cilët dëshirojnë të mbeten në pushtet përjetësisht nuk i duhen Kosovës, dhe asnjë vendi demokratik. Në ish Jugosllavi, është brohoritur nga turmat” edhe pas Titos –Tito”. Kjo logjikë komuniste sikur është bartur edhe në kushtet e kapitalizmit liberal. E kjo nuk shkon së nuk është normale , është metodë autoritare e qeverisjes .Të thirrët njeriu vetëm në një person është e rrezikshme për sistemin shumëpartriak pluralist dhe për demokracinë liberale. Që të formohen politika të shëndosha nevojitën politikat intelektuale , e cila nga partitë politike pastaj edhe jetësohen.

Deri më tash kjo nuk është marre parasysh, madje është nënvlerësuar nga elitat e dobëta të skenës tonë politike. Ideologjitë duhet gjithsesi të hiqen nga plani i parë .Na duhet tru i shëndosh, mençuri dhe energji që proceset e stagnuara për shumë vite të shkojnë përpara. Mjaft gjatë kemi pasur politika të gabuara. Kosovës nuk i duhen politikat regresive , por politikat përparimtare të tipit perëndimor. Populli është tek fundit ai, që i vënë politikat në binarë normal…!Po jetojmë në kohëra të vështira!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat