Qëndrimi dinjitoz i shtetit kroat ndaj historisë – shembull dhe model suksesi për shqiptarët!

Opinione

Qëndrimi dinjitoz i shtetit kroat ndaj historisë – shembull dhe model suksesi për shqiptarët!

Nga: Afrim Fanda Më: 23 janar 2023 Në ora: 13:57
Afrim Fanda

Më 21 janar të këtij viti, televizioni shtetëror kroat transmetoi kremtimin e sponsorizuar nga qeveria e Kroacisë me rastin e 27 vjetorit të “Operacionit të Maslenicës”, një ndër operacionet më të rëndësishme në luftën e Kroacisë për pavarësi. Përmes këtij operacioni, Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë dhe pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kroacisë, në 22 janar të vitit 1993, nën udhëheqjen e gjeneralit të famshëm Ante Gotovina, ndërmori një aksion të fuqishëm dhe shumë të rëndësishëm për sovranitetin dhe integritetin e shtetit te ardhshëm kroat, duke siguruar lidhjen me rrugë tokësore të Dalmacisë me pjesën tjetër të Kroacisë, ose thënë ndryshe, Jugun me Veriun e Kroacisë. Për 72 orë u çliruan 92 kilometra katror territor strategjik kroat, të okupuar nga forcat ushtarake të “Republikës së Krajinës Serbe” për të ndërprerë komunikimin tokësor të Dalmacisë me pjesën tjetër të zonës nën kontrollin e autoriteteve legjitime të Republikës Kroate. Njëherazi, me këtë operacion u largua edhe kërcënimi i drejtëpërdrejtë për jetën e popullsisë vendase të Zarës dhe të gjitha vendbanimeve përgjatë bregdetit deri në Shibenik, nga “Tigrat” e Arkanit, “Knindzhat” e kapiten Draganit, “Forcat speciale të Nishit”, trupat e “Armatës së Jugosllavisë" me të cilat komandonte krimineli I luftës Ratko Mlladiç dhe paramilitarët serbë të “Republikës së Krajinës Serbe”.

Kjo betejë që bëri kthesën në luftën e kroatëve për pavarësi, dhe në përgjithësi lufta heroike për liri dhe pavarësi, qëndrimi dinjitoz popullit dhe shtetit kroat ndaj historisë duke kujtuar dhe respektuar me dinjitet këto data të rëndësishme dhe të gjithë ata që luftuan dhe dhanë jetën në këtë betejë për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë, duhet të shërbejë si mësim për shqiptarët sot, kur ballafaqohen me zhvillime sfiduese për qeverinë Kosovës dhe gjithë gjithë kombin shqiptar.

Shembulli inkurajues, më se i nevojshëm për keto momente është largpamësia për të pare rezikun si dhe vendosmëria, këmbëngulja dhe qëndrueshmëria e popullit kroat për ta luftuar pa hezitim kërcënimin e kancerit serb përmes të ashtuquajturës “Republika e Krajinës Serbe” për sovranitetin dhe integrimin e shtetit te ardhshëm kroat! Kërcënim ky, që për fat të keq u bë një realitet i hidhur për popullin boshnjak në fromën e “Repulika Serbska” dhe që sot është një kërcënim real dhe shumë i rezikshëm, në formën e “Zajednicës serbe” jo vetem për Kosovën, por për gjithbë kombin shqiptar.

Eshtë shembulli dhe kurajo që duhet të gjejnë sot, jo vetem kryeministri Albin Kurti, por gjithe shqiptarët, në qëndrueshmërinë, forcën dhe kurajon e udhëheqësve dhe popullit kroat, për të qëndruar të palëkundër në ato momente të vështira të luftës së pabarabartë ndaj ushtrisë agresore serbe, kur faktori ndërkombëtar në shum raste, ashtu si edhe në rasin e “Operacionit të Maslenicës”, doli në përkrahje të agresorit.

Ashtu edhe Albin Kurti dhe të gjithe shqiptarët, sot duhet të qëndrojnë të palëkundur në mbrojtje të qenies kombëtare, të rezikuar nga Serbia e përkëdhelur nga “ndërmjetësuesit” dhe “lehtësuesit” që kërkojnë të dalin mbi vullnetin politik të shqiptarëve të shprehur në zgjedhje demokratike të Kosovës, të pranuara nga vet faktori ndërkombëtar, duke kërcënuar një popull të tërë përme këtyre “ndërmjetësuesve” se “Zajednicën” do ta bëjnë me “të tjerë”, nëse kryeministri Albin Kurti refuzon ta pranojë atë. “Ndërmjetësues” që kërkojnë të dalin mbi vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që shpalli “Zajednicën” në kundërshim me shum nene të Kushtetutes së Kosovës, kur kërcënojnë një popull të tërë se “Asociacioni është obligim ligjor dhe do të krijohet me çdo kusht”.

Eshte nje mësim për udhëheqësit e shtetit shqiptar (nëse kanë gatishmëri për ta pranuar) që “yllin e suksesit” ta kërkojnë në Kroacinë, anëtare të BE, shtet me mirëqenje ekonomike, i respektuar nga faktori ndërkombëtar… në vend se në Sërbinë, çerdhen e paramilitarëve të padënuar për krime ndaj njerëzimit, çerdhen e kriminalitetit ekonomik, çerdhen e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe satelitin e vetem të Rusisë në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat