Vip, Vip urra: Hoxhollarët me Big Brother të vetin!

Opinione

Vip, Vip urra: Hoxhollarët me Big Brother të vetin!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 21:28
Sherif Ramabaja

Vazhdimi

Derisa u menduan që të flasin për temën në vijim, njëri nga hoxhët shpejt e shpejt ndërhyri: edhe unë kam për të folur në lidhje me femrën shqiptare. Unë jam për shkollimin e saj, tha ai.

 Ne femrën tonë duhet patjetër ta dërgojmë në shkollë. Të gjithë i hapën sytë se ç ‘është duke folur ky trullan. Jo në shkollat e rregullta të qytetit, por në shkollat e kuranit, vazhdoi ai.

 Vajzat tona duhet të jenë të mbuluara dhe shkollën tonë duhet ta ndjekin, pikërisht deri në moshën 14 vjeçare.

Po në këtë moshë ajo duhet të martohet dhe të filloi me lindjen e fëmijëve. Pra ne nuk duhet të ndikohemi e as të krahasohemi me talebanët e Afganistanit, të cilët po e ndalojnë shkollimin e femrës së tyre.

Përkundrazi ne duhet të tregohemi që jemi evropian, të kulturuar dhe të emancipuar, që i respektojmë të drejtat e saj.

 Në të kundërtën duhet të insistojmë dhe të bëjmë presion në organet komunale dhe mbi qeverinë që ata të cilët i dërgojnë vajzat e tyre në shkollat e të pafeve apo si i quajnë ata, shkolla të rregullta, t´i mbulojnë që nga klasa e parë, në të kundërtën udhëheqësit komunal nuk do t´i marrin votat tona. Këtë e ka kërkuar dhe po e kërkon edhe deputetja Dudia (Balje)

 Në ato shkolla të tyre ata mësojnë edhe mbi organet e njeriut veç e veç dhe si lëndë e kanë aprovuar edhe mësimin teorik mbi gjinitë dhe seksin. Këtë ne nuk mund ta tolerojmë si shoqëri myslimane.

Ne sot përbëjmë edhe fuqi politike nëpër komuna, këtë duhet ta shfrytëzojmë për arritjen dhe respektimin e të drejtave tona si komunitet mysliman.

Ne kemi mësuar se si gjatë historisë Perandoria Otomane kishte arritur që me metoda të ndryshme t´i realizonte qëllimet fetare në trevat tona, prandaj ne edhe sot duhet t´i zbatojmë dhe kombinojmë këto metoda.

 Fjalët popullore „burrë e grua, mish e thua”, janë të tejkaluara për ne. Ato tregohen dhe përdoren nga poetët dhe shkrimtarët, kurse ne duhet t´i kthehemi realitetit.

Ne edhe në kuran kemi sure të cilat kërkojnë barazinë gjinore, po ato janë për ta lartësuar fenë tonë si fe humanitare, por realitetin në terren duhet zbatuar ashtu si e kërkon nevoja.

Shikojeni se si po reagon Irani, ndaj degjenerimit të femrës në shtetin e shenjtë të tyre. Ato duke i pasur të gjitha të drejtat e garantuara nga burrat dhe shteti i tyre, kanë dalë dore dhe e hedhin mbulesën e kokës pa kurrfarë arsye. Sheriati është shkruar nga zoti dhe ai duhet zbatuar pikë për pikë.

Unë këtë e mora vetëm si shembull në mënyrë që të jemi të përgatitur se si duhet të reagojmë edhe ne në rast nevoje.

Unë kaq kisha për të shtuar mbi shkollimin e femrës në hapësirat shqiptare, nëse ka propozime të tjera, do t´i dëgjoja me kërshëri. Nuk duhet të harrojmë se ne i përkasim sferës së botës myslimane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat