Shqipëria ka festë zyrtare Ditën e Nevruzit, por jo Pavarësinë e Kosovës - Edi Rama a po frikësohesh prej Vuçiqit a?

Opinione

Shqipëria ka festë zyrtare Ditën e Nevruzit, por jo Pavarësinë e Kosovës - Edi Rama a po frikësohesh prej Vuçiqit a?

Faton Mehmeti, Bota sot Nga Faton Mehmeti, Bota sot Më 19 shkurt 2023 Në ora: 08:08
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Pavarësisht se 17 Shkurti mbetet data më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët pas 28 Nëntorit, por kjo nuk ka mjaftuar për qeverinë e Shqipërisë ta konsiderojë të tillë. Në listën e festave zyrtare të Shqipërisë, 17 Shkurti gjendet vetëm tek festat jozyrtare.

Në trembëdhjetë festa zyrtare që ka Shqipëria, askund nuk figuron 17 Shkurti, derisa aty gjenden festa shumë më pak të rëndësishme si: Dita e Verës, Dita e Nevruzit, Dita e Rinisë etj.

Pa dashur të nëvlerësoj secilën nga këto festa, shpallja e pavarësisë së Kosovës është mbi të gjitha për nga rëndësia. 

Andaj, është e pafalshme për qeverinë shqiptare ky injorim ndaj Kosovës. Derisa 17 Shkurti hyn tek festat jozyrtare krahas festës së 1 qershorit - Dita e fëmijëve dhe të tjerave, gjithë duke respektuar të tjerat, mirëpo pavarësia e Kosovës mbetet më e rëndësishmja krahas 28 Nëntorit.

Edi Rama e ka obligim, së paku moral me shpjegu pse nuk e e fut tek festat zyrtare Pavarësinë e Kosovës, apo për kryeminstrin aktual Kosova nuk është e rëndësishme, mbase ka frikë nga hidhërimi i Aleksandër Vuçiqit.

Gjithsesi, është e pafalshme edhe pse nuk kërkohet 17 Shkurti si festë zyrtare as nga shoqëria civile, intelektualët dhe partitë tjera politike, përveç PS që e ka pushtetin dhe nuk po e bën një gjë të tillë.

Me veprimet e veta Edi Rama në vazhdimësi ka treguar mungesë respektit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të saj.

Vendosja e 17 Shkurtit tek festat zyrtare do të bënte që shqiptarët e Shqipërosë të dinin më shumë për këtë datë historike, si dhe do të tregonte në një apo mënyrë tjetër respektin për Kosovën.

Kjo nuk pritet të ndodhë me Edi Ramën dhe PS në pushtet, të njohur për injorimin e vazhdueshëm ndaj Kosovës.

Por, është turp që ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë, diçka që është dashur të ndodhë menjeherë pas shpalljes së pavarësisë me 17 Shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat