15 Vjetori i Pavarësisë dëshmoi mundësinë dhe optimizmit për ta bërë shtetin!...

Opinione

15 Vjetori i Pavarësisë dëshmoi mundësinë dhe optimizmit për ta bërë shtetin!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 17:18
Ismail Muçiqi

Gjatë rrugëtimit tonë historik Shqiptarët gjithmonë kanë kaluar nëpër sfida me plotë krojata për ta vulosur fatin dhe identitetin e tyre. Asnjëherë këtij populli nuk i ka munguar intelekti, vetëdija dhe ideali për ti përqafuar dhe ruajtur vlerat tradicionale dhe kombëtare për ta ruajtur qenien njerëzore. Se me të vërtetë Kosova është brumë apo fidanishte e vajzave dhe djemve që i dhanë jetë, dhe kuptim vendit u pa edhe me 17 Shkurt me rastin e 15 Vjetorit të Shpalljes të Pavarësisë. Institucionet e shtetit treguan aftësi dhe përgjegjësi maksimale në organizimin e gjitha manifestimeve të programuara për këtë ditë të madhe të Kosovës martire.

U vërtetua edhe një herë se kur jemi të bashkuar synimet dhe aspiratat tona janë të realizueshme gjithmonë. Klasa politike më në fund në këtë ditë të madhe ishte në nivel të detyrave dhe përgjegjësive ashtu si kërkon momenti shtetëror. Ishte kënaqësi për çdo qytetar të Republikës së Kosovës, kur liderët politikë dhe institucionet e shtetit rreshtohen të bashkuar për interesat madhore të këtij vendi. Organizmi protukularë i shtetit ishte në shkallën më të lartë duke i dhënë shije dhe imazh këtij manifestimi i cili më shumë se asnjëherë më parë i kënaqi qytetarët kudo nëpër qendrat dhe Komunat e Kosovës.

Sidomos parakalimi i njësive te Forcave te Armatosura te Ushtrisë dhe Policisë sollën emocione në shpirtin dhe mendjen e çdo qytetari te këtij vendi. Me kënaqësi mund të konstatojmë se delegacionet e shteteve të cilat morën pjesë në këtë manifestim u befasuan për të mirë, si nga niveli i organizimit, pritjes dhe respektimit të atyre që i dhanë shkëlqim këtij përvjetori të madh.

Të gjitha këto janë dëshmi dhe prova të pamohueshme se Shqiptarët janë popull vitalë, fisnik, mikpritës dhe posedojnë me të gjitha virtytet e një populli të lashtë që gjatë historisë i ndihmoj civilizimit njerëzor. Andaj Dita e Pavarësisë 17 Shkurti ishte “test” i cili dëshmoj se gjenerata e re e këtij vendi me kulturën dhe intelektin e saj është në rrugë të duhur për ta bërë dhe zhvilluar Shtetin e Kosovës, dëshirë dhe amanet që e lanë shumë breza që u flijuan për këtë vend dhe për këtë tokë. Për këtë ka obligim klasa politike e cila sa më parë të lirohet nga botëkuptimet e tejkaluara të karrierizmit dhe bajraktarizmit të cilat gjithmonë i sollën dëme proceseve demokratike dhe integruese të vendit dhe shoqërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat