Albini i sotëm dështoi keq kur vendosi të fshinte Albinin e vjetër nga rruga

Opinione

Albini i sotëm dështoi keq kur vendosi të fshinte Albinin e vjetër nga rruga

Nga: Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Puna që funksionon, është ajo që bëhet nga duar të afta, e udhëhequr nga një tru i qartë dhe e frymëzuar nga një zemër e patrembur.

Armiku i përjetshëm i shqiptarëve, djalli, sillet vërdallë si një qen ulëritës për të gjetur dikë apo diçka që të gllabërojë.

Kur marrëveshjet e fshehta politike kërcënojnë demokracinë, sigurinë, sovranitetin dhe integritetin e shteteve të dobëta, viktimat duhet të reagojnë. Pse serbët dhe ata që i ledhatojnë e duan asociacionin me çdo kusht? Dhe pse ata kërkojnë (kërcënojnë Kosovën) për ta përshpejtuar këtë me çdo kusht? A është kështu që ajo thjesht duhet të çohet përpara pa asnjë mendim për pasojat?!!!

Ndonjëherë thjesht, duhet të ndalosh vrapimin për në humnerë dhe të bësh një bilanc. Çfarë fitoni, çfarë humbni?

Amputohet toka e shqiptarëve, serbët vetëm fitojnë më pak ose më shumë. Kjo do të thotë se kryeministri, që në emër të popullit, menaxhon tokat dhe interesat publike, në demokraci, është shërbëtori dhe jo pronari i Kosovës, prandaj duhet të bëjë atë që është më e mira për shtetin (vendin) dhe qytetarët e tij. Në përputhje të domosdoshme (100%) me Kushtetutën. Asnjë milimetër anashkalim.

Disa do të thoshin shpejtojeni “zajednicën”, kishat serbe (që faktikisht janë ilire-arbërore) dhe gjithçka që kërkon Serbia. Ka më shumë se 20 vjet që vazhdon tragjikomedia. Por këtu shohim aq shumë rrezik vdekjeprurës, saqë kjo për mendimin tim - dhe jo vetëm, nuk ka urgjencë. Marrëdhënia midis natyrës së egërsirave dhe veprimtarisë njerëzore nuk i përkasin gjithmonë të njëjtës kategori. A është tashmë e sigurt që në të ardhmen e afërt duhet t'ia japim armikut edhe disa zona tjera që ai të na japë “paqe” për disa muaj?

Duhet për të reflektuar nëse ka disa nga kritikat që mund të përdorim në mënyrë konstruktive për ta përmirësuar politikën tonë. Po filloj të pyes veten nëse dikush është mbjellë në LVV për të shkatërruar vendin nga brenda?!

Po, kritikës konstruktive dhe debatit të ndritur, jo konfliktit me çdo kusht. Pra, le të mos e marrim pikëllimin paraprakisht, çështja ka të bëjë me “të jesh apo të mos jesh”. Andaj, domosdoshmërish të dalë së shpejti në një Referendum për t'u votuar dhe për t`u dëgjuar. Atëherë të gjitha argumentet pro dhe kundër do të jenë në tryezë!

Trimëri dhe maturi kur kërcënon rreziku. Të shkosh dhe të pyesësh ata që dinë më shumë se ti se çfarë kuptimi kanë gjërat, dhe t'i interpretosh drejt e të mos rrëshqasësh në greminë, kjo do të thotë të jesh një udhëheqës i denjë.

***

Tradita e manipulimit politik është po aq e vjetër sa vetë historia. Regjimet kriminale-totalitare e kanë çuar subjektin në lartësi të mëdha. Goebbels, Stalini (...) ishin virtuoz. Jo më pak virtuoz janë Putin krimineli që udhëheq Rusinë dhe kriminelët që udhëheqin Serbinë: coftina Millosheviç, Vuçiç, Daciç...

***

Gjërat ndodhin: qëndrimet ndryshojnë, parimet vyshken, kufijtë mjegullohen - dhe shumica e shqiptarëve nuk kuptojnë asgjë deri shumë kohë më pas, kur gjithëçka është rrënuar. Përdorimi i metodave profesionale të marketingut për shitjen e politikave dhe politikanëve është një shembull. Është bërë profesion dhe është lejuar të zhvillohet lirshëm në hapësirën e fshehur gjatë disa dekadave. Vetëm tani publiku ka filluar të kuptojë se manipulimi i qëndrimeve dhe opinioneve është një formë e rrezikshme ndotjeje.

Ndërsa historia përparon, nuk është më e mundur të bëhet dallimi midis asaj që merret me ndershmëri nga të tjerët, dhe ku burimet e dorës së dytë priren të përshtaten me opinionin-analizën e preferuar të disa autorëve të “gjithëdijshëm” (në fakt amatorëve që fantazojnë se posedojnë aftësi mbinatyrore) të preferuar nga mediat shqiptare. Ndryshe, “ekspertë të asociacioneve” që kanë një të drejtë ekskluzive për të gjykuar dhe ditur 100% saktësisht se çfarë duhej bërë dhe jo, kur, nga kush, në çfarë mënyre.

Për mua, gjëja e rëndësishme është të mendosh me zë të lartë, të thuash atë që ndjen kur e ndjen, të jesh mjaftueshëm i guximshëm për të jetuar në përputhje me të vërtetën ashtu siç e sheh, pavarësisht se cilat mund të jenë pasojat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat