A do ta ketë fatin e mbrapsht të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, edhe kjo e vitit 2023 e arritur mes Kosovës dhe Serbisë?

Opinione

A do ta ketë fatin e mbrapsht të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, edhe kjo e vitit 2023 e arritur mes Kosovës dhe Serbisë?

Nga: Ejup Berisha Më: 23 mars 2023 Në ora: 00:36
Ejup Berisha

Shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës tanimë shumë mirë e njohin qytetin e Ohrit. Në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut u vendos dy herë për fatin e shqiptarëve të të dyja shteteve. Atje u arritën dy Marrë veshje shumë të rëndësishme për ne, e para është Marrë veshja e Ohrit e vitit 2001 dhe e dyta është ajo e arritur para disa ditëve mes Kosovës dhe Serbisë e njohur si Marrëveshja evropiane.

Me të do të tentohet të arrihet normalizimi i marrë dhënieve mes këtyre dy shteteve të pavarura dhe sovrane, marrëdhënie të rrënuara një periudhë bukur të gjatë kohore. Duke e pasur parasysh fatin e keq dhe realitetin rreth (mos)zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, druaj se Marrëveshja Evropiane e arritur para disa diteve ne Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, është e destinuar të mos realizohet si dhe sa duhet.

Si duket edhe kjo marrëveshje do ta ketë fatin e keq dhe realitetin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001, me të cilën u ndal konflikti i armatosur në RM dhe e cila e kishte për qëllim ta mundësonte arritjen e barazisë së plotë për shqiptarët në këtë shtet, që i diskriminonte pa mëshirshëm.

Marrëveshja e parë e Ohrit u nënshkrua nga pala shqiptare, nga pala maqedonase, nga pala amerikane dhe nga ajo evropiane. Por kur u desht të realizohej e njëjta deri në fund ,ajo nuk u realizua si duhet dhe sa duhet. Marrëveshjet nuk mjafton vetëm të arrihen apo dhe të nëshkruhen, por ato duhet edhe të zbatohen. Zbatimi i marrveshjeve është qëllimi final i arritjes apo edhe i nënshkrimit të tyre apo ky është kusht pa të cilin nuk ka marrëveshje.

Pact sunt servanta apo marrëveshjet duhet patjetër të zbatohen, ky është një rregull primar i ekzistimit të marrëveshjeve. Pra unë shpreh brengën mos vallë Ohri është vend i mbrapshtë për marrëveshjet e rëndësishme të shqiptarëve sa i përket zbatimit të drejtë dhe të mirëfilltë të tyre. Këtë brengë e vërteton Marrveshja e parealizuar e vitit 2001. Nga kjo marrveshje dolën shumë ligje që  u miratuan, por të cilat nuk ia arritën qëllimit për t'i bërë shqiptarët të barabartë me maqedonasit. Apo këto ligje nuk ju kryejnë punë shqiptarëve të Maqedonisë në tentimet dhe në ambiciet për t'u bërë qytetarë të barabartë në RM. Marrëveshja më e re e Ohrit e ka një anomali apo një mangësi e njëjta u arrit mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuciq, por në të nuk janë vënë nënshkrime mes palëve kontraktuese. Me sa di unë marrëveshje të vlefshme ka vetëm nëse ka nënshkrime në to, nëse nuk ka nënshkrime mes palëve - nuk ka marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat