Albin Kurti gaboi me dollinë në Gllogjan në muajin e Shenjtë të Ramazanit

Opinione

Albin Kurti gaboi me dollinë në Gllogjan në muajin e Shenjtë të Ramazanit

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 27 mars 2023 Në ora: 12:28
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri Albin Kurti me rastin e pjesëmarrjes së tij në Gllogjan më datë 24 mars, me rastin e shënimit të Epopesë së Dugagjinit, siç informuan mediat, e cakërroi gotën me raki me Ramush Haradinajn.

Ky cakërrim gotash me raki i Kryeministrit Albin Kuti me Ramush Haradinajn e tërhoqi vëmëndjen e opinionit të gjerë.

Për vetë faktin se kjo ndodhi në ditën e dytë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, që është muaji kur Allahu i Madhërishëm nëpërmjet Engjëllit Xhebrail filloi t’ia shpallën Kur'anin Famëëlartë Profetit Muhamed në Shpellën Hira në Mekë.

Ne nuk e dimë se çfarë feje i takon Kryeministri Albin Kurti, sepse kjo është në vullnetiin e tij dhe të çdo personi tjetër për ta zgjedhur sipas dëshirës fenë që i takon.

Me rëndësi është që çdo njeri ta respektojë tjetrin për fenë e tij, pa marë parasysh se cilës fe i takon, sepse besimi fetar është besim shpirtëror individual.

Albin Kurti ka obligim njerëzor që sa më parë të kërkojë pendesë te Allahut i Madhërishëm, dhe t’u kërkojë falje publike myslimanëve për këtë gabim dhe gjest mëkatar që e bëri në Gllogjan.

Albin Kurti duhet ta din se në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe në Luginën e Preshevës, me shumë se 80 përgjind e banorëve janë të besimit mysliman, dhe se harmonia ndërfetare te shqiptarët është vlerë margaritare njerëzore që e pranon e tërë bota.

Albin Kurti duhet ta din se ai dhe çdo lider tjetër në botë, para Allahut të Madhërishëm nuk peshojnë as sa një fije floku dhe as sa një pikë uji në oqean.

Albin Kurti duhet ta din se edhe Teuratin, edhe Ungjillin edhe Kur’anin i ka shpallur Allahu i Madhërishëm, dhe se këtë e pranojnë dietarët më eminentë të këtyre tre besimeve.

Kua’ani është Shpalja e fundit nga Allahu i Madhërishëm ku nuk mund të ndryshohet as edhe një shkronjë e vetme.

Kur’ani i ka pesë shtyllat e tij që përbëjnë adhrimin e Zotit Një, Namazin, Muajin e Shënjtë të Ramazanit Zekatin dhe Haxhin.

Edukata kuranore mbeshtetet në paqen, respektin e ndësjellë, mëshirën dhe solidaritetin mes njerëzve.

është Shpallje Hyjnore mbarë njerëzore, pa marë parasysh ngjyrën dhe racën njerëzore, dhe po qe se respektoheshin strikt udhëzimet kuranore bota do të jetonte në mirëkuptim dhe paqe.

Albin Kurti duhet ta din se me dollinë me raki në Gllogjan i ka ofenduar tërë myslimanët në trojet shqiptare dhe tërë myslimanët në Ballkan, në Evropë dhe në Botë ku jetojnë disa miliarda besimtarë myslimanë.

Albun Kurri duhet ta din se gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit shumë besimtarë të devotshëm të feve tjera, në respekyt të agjeruesve myslimanë, nuk prefferojnë ushqehen, të pinë duhan, apo të konsumojnë pije tjera para syve të agjeruesve myslimanë me të cilët jetojnë në fshat apo në qytet.

Nëse Albin Kurti nuk pendohet te Allahu i Madhërishëm dhe nuk u kërkon publikisht falje myslimanëve për gabimin dhe mëkatin e bërë me dollinë e ngrtur me raki me Ramush Haradinajn në Gllogjan, të jetë i sigurtë se e ka humbur davanë në të gjitha frontet në Kosovë, në trojet shqiptare dhe me ndërkombëtarët.

Njeriu që jeton edhe gabon, dhe të kërkosh falje për gabimin e bërë është trimëri, sinqeritet, dinjitet dhe etikë njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat