Pa njohjen e shetit të Kosovës nga ana e serbëve që jetojnë në Kosovë, për ta nuk duhet të ketë as asociacion as vetëmenaxhim as vetëqeverisje!

Opinione

Pa njohjen e shetit të Kosovës nga ana e serbëve që jetojnë në Kosovë, për ta nuk duhet të ketë as asociacion as vetëmenaxhim as vetëqeverisje!

Nga: Dibran Demaku Më: 29 mars 2023 Në ora: 11:01
Dibran Demaku

Në këto ditë të para të pranverës së këtij moti për shqiptarët,kudo ku ndodhën,është shqetësimi se si dhe kur do të nis implementimi i Marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë,dakorduar në takimin e Ohrit,të Maqedonisë së Veriut.
Meqë pika me e nxehtë e Marrëveshjes në fjalë është ajo që ka të bëjë themelimin e Asiciacionit të komunave me shumicë serbe,vëmendja dhe pikëpyetja më e madhe i kushtohet pikërisht asaj.

Të gjithë shqiptarët,kudo ku ndodhen duan të dinë se cilat do të jenë kompetencat e Asociacionit në fjalë dhe,që në fjalorin e Kryrministrit aktial të Kosovës z. Albin Kurtit,ka marrë emrin dhe quhet:Vetmenaxhim i serbëve të Kosovës.
Analist të ndryshëm “Vetmenaxhimin” e kryeministrit e përkthejnë si “Vetëqeverisëje të serbëve”!

Sido që të quhet ajo “Bashkësi e komunave serbe”,asociacion,vetmenaxhim,apo vetëqeverisje,do të thotë se Serbët e Kosovës,do të bëjnë jetë të pavarur dhe jashtë institucioneve të Kosovës.

Përfaqësuesit tanë institucional,që nga më i ulti në hiearkinë politike e deri tek kryeministri dhe presidentja,në prononcimet e tyre,thonë se Asociacioni i komunave serbe,apo vetëmenaxhimi i tyre,apo vetëqevetisja e tyre,nuk do të ketë rol ekzekutiv,veçse ai asociacion,ai vetëmenaxhim apo ajo vetëqeverisje e tyre do të shtrihet në arsim,në kulturë dhe udhëheqjen e pushtetit lokal,që do të thotë se serbët do ta zhvillojnë arsimin e tyre të pavarur dhe me kompetencat nga Serbia,(në arsimin e tyre nxënësit serbë do të mësojnë për heronjtë e tyre nacional që nga prehistiria e deri tek heroi i tyre shpirtëror Sllobodan Millosheviq,dhe për “terroristët shqiptarë”që nga prehistoria e deri tek Adem Jashari?!

Në asoacionin,vetmenaxhimin apo vetëqeverisjen e tyre në fushën e kulturës,ata,pra nxënësit dhe studentët serbë,do të mësojnë e këndojnë këngët e tyre nacionale,për Kosovën si “zemrën dhe djepin” e popullit serbë,duke e nënqmuar deri në urrejtje muzikën dhe këngët e shqiptarëve,popull shumicë në Kosovën e pavarur dhe sovrane?!

Në asociacionin,vetëmenaxhimin apo vetëqeverisjen e tyre lokale(pa kompetenca ekzekutive sipas politikanëve tanë)ata,pra serbët,do të ndërtojnë planin e tyre hapsinor si të duan dhe sa të duan,edhe atë të paguar nga taksapagiesit shqiptarë të Kosovës, dhe nga donacionet e shtetit serb.

Ata,pra,serbët,me asociacionin,vetëmenaxhimin apo vetëqeverisjen e tyre lokale,do të udhëheqin me redurset natyrore dhe ekonomike të Kosovës të cilat ndodhen në teritorin e asociacionit,vetëmenaxhimit apo vetëqeverisjes së tyre lokale,që do të thotë se ata,do të ua lëshojnë dhe ndalojnë kur të duan pjesëve të tjera të Kosovës ujin e liqenit të Ujmanit,se ata do të ua lejojnë apo ndalojnë pjesës tjetër të Kodovës kur të duan shkuarjen në Brezovicë etj.

Duke bërë jetën e tyre të pavarur në arsim,në kulturë dhe pushtetin lokal,serbët do të përgatiten që në një të ardhme jo të largët asociacionin,vetëmenaxhimin apo vetëqeverisjen e komunave të tyre të ia bashkangkesin shtetit të tyre amë Serbisë.

Prandaj,që të mos ndodhë kjo,në adociacionin,vetëmenaxhimin,apo vetëqeverisjen e tyre në arsim,në kulturë dhe në pushtetin lokal,serbët më parë duhet ta pranojnë si të tyrin shtetin e Kosovës,përndryshe duhet thënë qartë e shkoqur se për ta nuk do të ketë as asociacion as vetëmenaxhim as vetëqeverisje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat