Lista Serbe një me grupin paramilitar rus Wagner

Opinione

Lista Serbe një me grupin paramilitar rus Wagner

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 prill 2023 Në ora: 20:07
Lista Serbe

Disa herë nga personalitete dhe mediat të ndryshme është kërkuar që Lista Serbe nga Kushtetuesja, të shpallet si organizatë terroriste. Në perëndim po ashtu partitë e tilla të ekstremit të majtë apo të djathtë vihen nën vëzhgimin e kushtetueses. Gjatë procesit vëzhgues, që mund të zgjas me vite, vendoset pastaj në bazë të sjelljes dhe argumenteve, në procedurën e mëtutjeshme.

 Nën një vëzhgim të gjatë ka qenë edhe juristi dhe politikani gjermanë nga ish Gjermania Lindore Gregor Gysi, Die Linke, (PDS) duke u akuzuar si ish bashkëpunëtorë i Stazit ( Shërbimi i Fshehtë i ish Gjermanisë Lindore ). Nën mbikëqyrje të kushtetueses sot në Gjermani ndodhet edhe partia e ekstremit të djathtë AFD, e cila e përkrah agresionin kundër Ukrainës dhe qëndron në një linjë me Putinin.

  Në Kosovë sot shpesh bëhen përpjekje dhe krahasime për ngjashmëritë apo dallimet mes Listës Serbe dhe paramilitarëve terrorist rus Wagner. Dallimet mund të kërkohen, por si të gjenden, kur gjithçka dhe gjithkund përputhen mes vete .

Është shumë e vërtetë të thuhet se mes këtyre organizatave politike, ushtarake dhe terroriste, ekziston shkrirje, strategji dhe një taktikë e ngjashme.

Lista Serbe i ka bërë të gjitha përgatitjet dhe është e gatshme që ta destabilizoi Veriun e Kosovës, në mënyrë që ta fus Kosovën në një konflikt, duke shpresuar që t´i arrijnë qëllimet e tyre për shkëputje nga Kosova.

Nga Lista Serbe supozohet se janë futur armatime, uniforma dhe është thur plani i organizimi, për fillimin e konfliktit. Ajo që pritet është vetëm urdhëri për veprim. Por para se të jepet ky urdhër po punohet me strategji, për ta mbajtur gjendjen e tensionuar.

Lista Serbe po ashtu i ka regjistrat e anëtarëve për mobilizim. Ka pasur reagime se personat në bazë të listës së tyre edhe janë trajnuar nëpër poligonet e ushtrisë serbe, sidomos afër kufirit të Kosovës, në Rashkë.

Gjendjes së tensionuar në Veriun e Kosovës i paraprinë dhe e udhëheqin drejtpërdrejtë, apo indirekt edhe presidenti serb Vuçiq, Daçiq, Bërnabiç – ka, Vulin, Gjuriq etj.

 Listës Serbe dhe formacioneve luftarake pritet t´u bashkohen edhe pjesëtar e grupit terrorist Wagner nga Rusia, sebë nga Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia si dhe njësitë ushtarake të rregullta të ushtrisë serbe, kuptohet me uniformat uni kate të Listës Serbe.

Formacioneve të tilla terroriste me gjithë forcën, do t´u përgjigjen edhe shqiptarët. Ushtria e Kosovës do të jetë e detyruar, në misionin e saj të shenjtë, për mbrojtjen e territorit të vet. Me siguri se një mobilizimi të përgjithshëm, do t´i përgjigjen që të gjithë, sikurse ukrainasit.

Këtu për dallim nga Ukraina KFORI, do të detyrohet të jetë aktiv, nëse  mendohet për ta penguar depërtimin e Rusisë dhe për ta ndalur Serbinë në Ballkan.

Më pas ngjarjet priten të zhvillohen me një ngjashmëri dhe një skenar të ngjashëm, sikurse në Ukrainë.

 Ushtria, paramilitarët dhe grupet terroriste Wagner dhe Lista Serbe, do të luftojnë aq sa kanë fuqi dhe armatime, po për një kohë do të ngelin sikurse forcat ruse pa furnizime dhe me vështirësi logjistike.

Çështja do të paraqitet se kush mund t´i ndal pastaj shqiptarët, dhe sa thellë do të depërtojnë në Serbi. Të gjithë duhet të jenë të kënaqur, nëse synim nuk e kanë Beogradin, sepse të gjitha opsionet do të jenë të hapura. Me disiplinimin e Rusisë, duhet të disiplinohet edhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat