Pas SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Lulzim Bashës, edhe votuesit me 14 Maj e shpallën Berishën “non grata”

Opinione

Pas SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Lulzim Bashës, edhe votuesit me 14 Maj e shpallën Berishën “non grata”

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 15 maj 2023 Në ora: 12:20
Skënder Sadri Kapiti

Zgjedhjet e 24 majit 2023 thanë dhe vulosën , Berisha ik!

Tashmë me përfundimin e zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023, verdikti popullor foli dhe vendosi pëfundimisht ndëshkimin dhe dëbimin nga politika të Sali Berishës, u vendos Berisha ik! Gjë kjo, që edhe pritej.

Nuk ka më asnjë alibi që ta mbrojë e justifikojë humbjen Foltore-LSI.

“Revolucioni”Berisha-Meta u shuajt.

Shqiptarët si populli më proamerikan në botë, votuesit shqiptarë treguan se shqiptarët të parën kanë Shqipërinë dhe jo Berishën , as Metën e as Ramën; shqiptarët treguan se janë me dhe proSHBA-ve dhe BE-së.

Nuk mundet më Berisha që të akuzojë Bashën, sepse humbësi i madh në politikë dhe shkaktari kryesor se ku gjëndet sot Partia Demokratike është Berisha.

Me ndëshkimin që mori ai dhe foltorja në këto votime, votuesi shqiptar në këto zgjedhje e shpalli Berishën non grata, e shpalli ate politikisht të padëshirueshëm, ashtu si më parë që e shpallën “non grata” SHBA e Britania e Madhe. Këto zgjedhje i dhanë të drejtë Lulzim Bashës i cili edhe ai e shpalli non grata Berishën duke e përjashtuar nga grupi parlamentar dhe pas grushtit pucist të 8 Janarit 2022 e perjashtoi edhe nga Partia Demokratike.

Në këto zgjedhje shqiptarët nuk votuan për Edi Ramën, por votuan kundër Berishës e Metës, dhe tani pas ndëshkimit të këtyre të dyve radhën për ndëshkim akoma më të madh e ka Edi Rama, që është kulmi i “Trekëndëshit të Bermudës” të cilit i ranë tashmë dy kulmet mbështëse të bazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat