T’iu ndalen pensionet atyre që marrin edhe në Serbi apo diku tjetër

Opinione

T’iu ndalen pensionet atyre që marrin edhe në Serbi apo diku tjetër

Nga: Faton Mehmeti Më: 25 maj 2023 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Pensionistët e Kosovës nuk kanë paga të dinjitetshme, momentalisht marrin 100 euro në muaj të gjithë mbi moshën 65 vjeçare, e në fakt është pension i pleqërisë. Deri tani nuk ka pasur kërkesë që mosha e pensionit të ulet si në shumë vende tjera të botës. Aktualisht në skemat pensionale të Republikës së Kosovës janë 241 mijë pensionistë. Në këta 241 mijë pensionistë nuk janë të përfshirë edhe 51 mijë e 198 persona nga kategoritë e luftës.

Hapësirat ligjore që i ka parashikuar Ligji për Pensionet e Pleqërisë, më së miri po i shfrytëzojnë pleqtë serbë që kanë lënë Kosovën dhe kanë shkuar në Serbi. Pavarësisht se Lidhja e Pensionistëve të Kosovës e kundërshton këtë gjë, duke thënë se nuk është etike dhe aspak e drejtë, që një qytetar i cilitdo nacionalitet të gëzojë të drejtën e marrjes së dy pensioneve, deri tani asgjë s’ka ndryshuar.

Ka edhe shumë qytetarë të Kosovës që marrin pensione nga shtet e huaja, Zvicra, Gjermania, Franca etj. e që marrin edhe pensionin e pleqërisë në Kosovë. Shteti duhet me u ndal pagat të gjithë atyre që përveç pensionit në Kosovë marrin edhe një tjetër. Derisa nuk ndodh kështu, vazhdon të shkurtohet lista e pjesëtareve të HANDIKOS-it, si dhe disave po u ulen edhe pensionet.

Më mirë dhe më e drejtë dhe më e barabartë do të jetë të krijohet barazi në të ardhura, jo dikush të ketë dy pensione dhe me kushte jetese të mirë dhe dikush tjetër mos të ketë të holla të mjaftueshme as për të garantuar ilaçet. Për më tepër të merr njësoj para si dikush që gjithë jetën ka punuar e kontribuar në Kosovë e si dikush tjetër që ka kontribuar diku tjetër. Prandaj, duhet korrigjohet ky ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat