Dy “gëzime” në një ditë nga Rama- qeveria, për ata që kanë mbetë akoma këndej nga Shqipëria!

Opinione

Dy “gëzime” në një ditë nga Rama- qeveria, për ata që kanë mbetë akoma këndej nga Shqipëria!

Nga: Xhevat Mustafa Më: 26 maj 2023 Në ora: 08:34
Autori Xhevat Mustafa

Ditën e enjte, më 25 mars 2023, ose 10 ditë pas "fitores historike" në zgjedhjet e 14 majit 2023, nga salla e parlamentit (apo parrllamentit) shumica e shqiptarëve të thjeshtë, sidomos ata pensionistë e me paga të ulëta, morën dy lajme "të gëzueshme"! I pari: "varfanjakët: deputetë miratuan dhe kthyen në vendim rritjen e pagave për administratën, për deputetët, pushtetarët, domethënë për veten! Nuk ndjenë fare vrasje në shpirt e ndërgjegje edhe pse shumica ditën e pagave nuk i presin me padurim si shumica e asaj pjese të madhe të popullit, me rroga e pensione mujore rreth 15.000- 25.000 lekë!

I dyti, Edi Rama njoftoi se do të shikohet së shpejti mundësia e rritjes së çmimit energjisë elektrike dhe e heqjes së kufizimeve nëpërmjet fashove, duke i rivendosur ato gjatë muajve të verës, kur ka njëherazi periudha të gjata thatësire, ulje të nivelit të liqeneve në hidrocentrale dhe rritje të konsumit të energjisë nga qytetarët! Sipas traditës mbi 78 vjeçare, ky popull ditët e fitoreve apo të shënuara, i feston me këngë, valle, tallava, bakllava...! Se është popull që nuk gjendet i dytë në botë si ai për ta ngrënë prej mbi 78 vjetësh sapunin për djathë, prasin për banane, baltën për mjaltë, premtimin elektoral dhe mashtrimin sy më sy për të vërtetë...! Kështu që, kur të vendoset edhe për rritjen e energjisë elektrike, po sipas kësaj tradite ky popull do të mbushë sheshet për të festuar dhe kërcyer tallava me liderët e partisë dhe qeverisë së zemrës, sa t'i bien brekët dhe t'i dalë djersa edhe përtej pantallonave, tek kofshët apo pak pas mezit, në ullukun e b....! Për të kuptuar se sa shumë vetëve nga "populli i majtë" Edi Rama u ka fut nga trutë e veta, për t'ua mbush boshllëkun pas shplarjes që u ka bërë Enveri, më bindi një telefonatë e një mikut tim pensionist, ish arsimtar për mbi 25 vjet nëpër shkolla 7- 8 vjeçare në fshatrat e Vlorës dhe Tepelenës! Mbetur në qytetin e Vlorës burrë e grua e një vajzë mbi 20 vjeç me një apartament të vjetër 1+1, rreth 50 metra katrorë, ka mbetur po me kohën dhe mendt e Enverit! Për më keq, edhe me gruan, enveriste më e tërbuar se ai!

- Hë, e dëgjove Saliun edhe sot? Po si e duroni kaq gjatë ju demokratët? - më befasoi me këto pyetje pasi shkëmbyem përshëndetjet e rastit.

- Po, e dëgjova! - nisa t'i përgjigjem. Pata nerva ta shikoja deri në fund atë emision lajmesh, me gati gjysma e kohës me fytyrat dhe llogjet e Edit, Erionit, Saliut...dhe me përralla të vjetra lyer me bojë të re! Edhe sot Saliu foli për të bërë detyrën e opozitarit, atë që i ka mbet prej afro 10 vitesh! Iu kundërvu Edit tënd për dy "sihariqet" që na dha sonte. Domethënë e kritikoi për shndërrimin në vendim të rritjes së pagave për administratën dhe për deputetë, ministra dhe pushtetarë si dhe për "harresën" e pjesës së punonjësve dhe të pensionistëve me të ardhura mujore të ulta, në rreth 15.000- 25. 000 lekë si dhe të premtimeve të tjera gjatë 10 viteve mbretërim! Çfarë duhej të bënte Berisha sipas asaj radakes tënde? Ti miratonte e mbështeste me fjalë e votë vendimet e Rama- parti- qeverisë? Të shkonte e ta puthte në ballë apo duar në emër të pjesës së "popullit të majtë", si puna jote? Apo ta kapte për dore e të kërcente me atë tallava, në vend tuaj? Po kërkojini, more vëlla trutë që iu ka rrëmbyer Enveri prej mbi 80 vjetësh dhe mendoni pak më shumë për veten dhe familjet tuaja!!!

Ai nuk e priti këtë shpërthim timin dhe filloi të mërmëriste gjysma fjalësh:

-Jo...jo, jo...po...unë nuk e kisha.. në atë kuptim...! Po...edhe Saliu...nuk durohet më...!

- Akoma, edhe pas 10 vjetësh me përrallën e Edit se të gjitha fajet, edhe për ato të kohës së Enverit, Mehmetit e të Ramizit na i ka Saliu? Po ai ka 10 vjet në opozitë, more sy e trulesh! Edi me shokë e shoqe po ua bëjnë "gogol" që t'u trembin si fëmijët! Dhe deri sot ia kanë arritur. Kanë bërë me zgjuarsi me mendt e juaja përshesh, sepse i kanë gjetur dhe ua kanë përdorur si shesh në këta mbi 9 vjet kokat dhe trupat! Akoma nuk jeni bindur se sa të jetë gjallë Edi Rama me këtë çetë apo bandë si dhe sa të rrahë zemra e Xhorxh Sorosit, nuk do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri! Pra, sipas paranojës sime, me 99.99% Saliu do ta ketë të pamundur të rikthehet në pushtet!Saliut i ka mbet vetëm të flasë, ndërsa Edi Rama juaj i zemrës ka po 10 vjet që firmos e vulos! Sipas radakes tënde të mykur apo të krimbur, cilat na kanë dëmtuar shumë më tepër apo krejt vetëm gjatë këtyre 10 vjetëve: fjalimet dhe protestat e Saliut apo vendimet dhe VKM- të me firmën dhe vulën e Edit???!!! Hajt, natën e mirë dhe ju enveristo- edramistëve ju ndihmoftë Zoti të rigjeni mendt që jua ka rrëmbuer Enveri dhe ua mban bashkë me kockat në varrin e tij, që nuk dihet saktë se ku është, në Varrezat e Sharrës apo të një qyteti të Zvicrës!!!

Ia mbylla celularin dhe nxitova të pija një tabletë qetësuesi, nga ato që më ka sjellë një miku im mjek e poet emigrant prej 25 vitesh në Montpelier në Francë! Kutia e atyre tabletave më kujtoi faktin historik! Enver Hoxha, idhulli i përjetshëm i mikut tim nga Vlora dhe i shokëve të tij të idealit dhe marrëzisë 78 vjeçare nga gjithë Shqipëria, shkoi në Universitet për turizëm dhe orgji si zhigolo nëpër klubet e natës dhe u kthye pa marrë as provimet e vitit të parë!!!??? Por, për të zezat e Shqipërisë e të shumicës së popullit e të kombit, nuk i doli keq! "Vëllezërit" e tij jugosllavë e vunë në krye të PKSH- së dhe e ndihmuan të bëhej gati mbret për mbi 40 vjet! Thuajse njësoj siç ka qenë dhe është edhe Edi Rama në këta 9 vjet e 9 muaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat