Çfarë qëllimi dhe prapavije ka tubimi i sotëm në Beograd, i organizuar nga Vuçiqi dhe partia e tij në pushtet?

Opinione

Çfarë qëllimi dhe prapavije ka tubimi i sotëm në Beograd, i organizuar nga Vuçiqi dhe partia e tij në pushtet?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 26 maj 2023 Në ora: 12:40
Aleksandar Vuçiq

Tubimi i sotëm “gjithë-popullor”, i cili do mbahet sot pas dite në Beograd, i iniciuar dhe i organizuar nga vetë presidenti i Serbisë, A. Vuçiq, sipas paralajmërimeve të vetë organizatorëve, për nga masiviteti dhe numri i pjesëmarrësve do të jetë më i madh se tubimi i Millosheviçit, i mbajtur në Gazimestan në qershor të vitit 1989, në të cilin, siç dihet, paralajmëroi luftëra të reja në Ballkan, të cilat edhe ndodhën më vonë.

Nëse iu kujtohet, A. Vuçiqi në takimin me serbët e Kosovës në Rashkë, i mbajtur para pak javësh, ndër të tjera, tha se “Unë nuk jam as Millosheviçi, as Tadiqi, e as Koshtunica, dhe këtë duhet ta dinë të gjithë”, me të cilën deklaratë e paralajmëroi mbajtjen e tubimit të sotëm, në të cilin, sipas disa vështruesve politikë, presidenti serb, A. Vuçiq, do të marrë disa vendime, gjithnjë sipas tyre, “historike” të cilat kanë të bëjnë, së pari me qëndrimin ndaj Kosovës, pastaj me largimin e tij nga kreu u partisë, në veçanti me formimin e një Fronti të ri gjithë-popullor serb, me qëndrimin serb ndaj agresionit rus në Ukrainë, me procesin e anëtarësimit në BE, etj., që të gjitha këto në kontekstin e rrjedhave aktuale politike dhe ushtarake në Ballkanin perëndimor..!?

Mirëpo, gjitha këto paralajmërime në shikim të parë mund të duken sinormale, mbase edhe mbajtja e këtij tubimi pas dy tragjedive dhe vrasjeve makabre që ndodhën në Beograd dhe Mlladenovac, e gjitha, si gjoja përgjigje ndaj akuzave të opozitës, se qeverisja aktuale në krye me Vuçiqin mbajnë përgjegjësi shtetërore për ndodhjen e tyre, duke e kërkuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë, që në fakt janë vetëm një alibi sa për ta organizuar këtë tubim, i cili, pritet të jetë një diskurs i ri në politikën nacionale të Serbisë.

Pra, ky tubim për nga synimet dhe qëllimet e tij, mendoj se do të jetë i ngjashëm politikisht me tubimin e Millosheviçit në Gazimestan (1989), ku u morën vendime për të hyrë në luftë për formimin e Serbisë së madhe, sikur që në tubimin e sotëm pritet që A. Vuçiq ta shpalos Programin politik të Serbisë për muajt dhe vitet e ardhshme, e, që unë dyshoj, se veriun e Kosovës mund ta shpall pjesë të Serbisë, të cilin do ta "okupojnë", o me luftë, o me referendum..etj., etj.

Sikundër që mund ta deklaroj edhe rirreshtimin e Serbisë në bllokun e Lindjes, Rusisë dhe Kinës, duke mos e harruar faktin, se janë shkijet ata që e kanë shkaktuar Luftë së Parë Botërore (1914) si dhe luftërat e përgjakshme në Ballkan, që nga fillimi i shekullit 20-të e deri më sot.

Po ashtu, në këtë tubim pritet të merren vendime të reja që kanë të bëjnë me politikën e brendshme në Serbi, por edhe me politikën e jashtme, me theks të veçantë ndaj presioneve të cilat Serbisë po i bëhen javëve të fundit nga faktorët ndërkombëtarë, BE-ja dhe SHBA-të, për normalizim të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën, për shkak të cilave presidenti serb, A. V. para tri ditësh iu ka kundërvënë ashpër ndërmjetësuesit amerikan për Ballkanin, z. Escobar, duke deklaruar se Serbia “kurrë” nuk do t’iu nënshtrohet diktateve të Perëndimit, sidomos kur është në pyetje Kosova dhe politika e saj e pavarur, qoftë ndaj agresionit rus në Ukrainë, qoftë neutraliteti i saj ushtarak, pra refuzimi për t’u anëtarësuar në NATO, etj.

Prandaj, siç ka dhënë të kuptohet nga deklaratat dhe sjelljet e tij të fundit, presidenti serb, A. V., shihet qartë se është përcaktuar për linjën e konfrontimit me Perëndimi dhe SHBA-të, se gjoja Serbia ndërton politikë “autoktone” dhe të pavarur serbe, e cila nuk do i nënshtrohet presioneve të jashtme, qoftë edhe me çmim të bombardimit të saj nga NATO-ja, siç ka ndodhur në vitin 1999..!?

Mbetet të dëgjohet dhe shihet sot nga ky tubim, se cilat do jenë vendimet “historike” të krerëve politikë të Serbisë, në krye me neofashistin, A. Vuçiq, i cili për të mbetur në pushtet edhe disa vite, është në gjendje ta ndezë luftën, së pari me Kosovën, pastaj edhe në Bosnje, duke e aktivizuar agjentin rus të Putinit, M. Dodikun, për secesion të Republika Srpska’s nga Bosnja dhe bashkangjitjen e saj “majka Serbisë”, dhe kështu me radhë, duke e destabilizuar serish Ballkanin, kuptohet me ndihmën dhe përkrahjen e nënës Rusi..!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat