Fitili që nuk shuhet në veri, por ndez shkëndia deri në Amerikë! Mos keni frikë – SHBA nuk prishet me Kosovën për Serbinë!

Opinione

Fitili që nuk shuhet në veri, por ndez shkëndia deri në Amerikë! Mos keni frikë – SHBA nuk prishet me Kosovën për Serbinë!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 27 maj 2023 Në ora: 16:08
Joe Biden

Grupet kriminale që po luftohen nga Kosovës dhe krerët e tyre, janë në Listën e Zezë Amerikane. Ta keni të qartë se SHBA nuk heq dorë nga Kosova për kriminelët serbë e aq më pak për Aleksandër Vuçiqin e Serbinë!

Gjatë ditës së djeshme, kur u zhvillua aksioni i Policisë së Kosovës, kundër grupeve kriminale serbe në veri,  pasi ishin penguar kryetarët e zgjedhur në mënyrë legale, të shkojnë në zyrët e tyre për të punuar në objektet komunale.

Pas këtij aksioni i cili nuk pati asnjë lloj force nga Policia e Kosovës, por që situata ishte e tensionuar nga grupet kriminale serbe, Kosova mori qortime nga shtetet perëndimore.

Kjo edhe bëri shumë kundërshtarë të Qeverisë Kurti të entuziazmohen dhe të ‘godasin’ Qeverinë se kinse po e prish Kosovën me SHBA dhe vendet mike që çliruan Kosovën po nga Serbia fashiste.

Por, këta entuziast nuk janë duke e kuptuar, apo nuk duan ta kuptojmë se çfarë shteti kemi ndërtuar deri sot? Aty ku nuk shtrihet sovraniteti në tërë territorin e atij vendi, gjithmonë ka hapësirë për kriza të reja. Sikurse Ukrainës që Rusia ia aneksoi Krimenë e disa pjesë të tjera, pastaj u fut në brendësi të saj. Ashtu edhe veriu i Kosovës që ka mbetur pa u integruar që nga përfundimi i luftës.

Dhe në një moment kur tenton ta bësh këtë, edhe pse kriminelët serbë i patën vendosur në Polici të Kosovës, shfaqen grupet tjera kriminale dhe ta kallin një pjesë të madhe të territorit. Përveç kësaj, edhe shtetet mike që bombardun Serbinë dhe e çliruan Kosovën, janë kundër që të shtrihet sovraniteti i Kosovës deri në kufi me Serbinë, pra në Bërnjak e Jarnije.

Politikanët që kishin udhëhequr Kosovën për dy dekada nuk kishin tentuar asnjëherë këtë shtrirje. Nejsë njëherë paten tentua... i dërguan disa forca policore me nga një revole, dhe u vrit polici Enver Zymberi, pastaj e ‘lëshuan bajrakun’. Herave të tjera atje vetëm kanë krijue spektakël për publikun.

Kur tash, po tentohet seriozisht që vendi i cili është okupuar nga grupet kriminale serbe të spastrohet, të çlirohet dhe të shtrihet sovraniteti, e në këtë mënyrë amaneti i atyre luftëtarëve që derdhën gjak për liri të çohet më në fund në vend, shfaqen shqiptarët brenda Kosovës, kundër, e kundër kësaj janë edhe plotë shtetet evropiane duke përfshi edhe SHBA-në.

Por, askush nuk po e shtrohn pyetjen se si është e mundur shtetet perëndimore, që na flasin për drejtësi, demokraci, e liri fetare e qytetare, të tentojnë bllokimin e një shteti që krijuan ata, që të vendosë për shtrirje të sovraniteti në tërë territorin e vet? Pse po e kundërshtojnë këtë liri? Kujt po i konvenon që veriu i Kosovës të jetë një fitil i ndezur që kurrë të mos shuhet, por kujtdo që i konvenon të ndez shkëndia nga ai fitil? 

A është normale kjo sjellje e tyre, bashkë me kritikuesit e pushtetit brenda Kosovës? Pse nuk e duan Kosovën e lirë, si shtet sovran e demokratik. Pse favorizojnë serbët, grupet kriminale dhe Serbinë fashiste e gjenocidale?

Pse s’po ndizet alarmi në Prishtinë, e zëri i tij të dëgjohet në gjithë Botën? Pse po shukasin të gjithë? Pse... pse...? Pse nuk kërkohet drejtësi? Por, pse edhe Albin Kurti nuk del para Policisë në veri dhe me dërgua mesazhin e tij para gjithë botës se “ky vend duhet çlirohet, që grupet kriminale duhet të shpartallohen dhe se, as Vuçiqi e as Serbia nuk mund, dhe nuk do të mundin kurrë të ndërhyjnë në punët e Kosovës, pasi secili që shkel ligjin arrestohet, burgoset e dënohet”!

Të thuhet e duam Kosovën e lirë anë e mbanë, të paktën kështu janë deklaruar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania e shumë shtetet tjera, ngase ishin kundër ndarjes së Kosovës. E nëse janë kundër ndarjes, pse janë kundër çlirimit nga kriminelët? Dhe nëse janë për një Kosovës sipas kufijve dhe hartës ekzistuese pse duhet ekzistuar Ura e Ibrit e bllokuar për lëvizje të lirë.

Ka ardhë koha që mos të zbrapsemi nga vendimet tona si shtet, e këto vendime duhet forcuar akoma më shumë duke hapur Urën për qarkullim, e këtë duhet ta bëj vet kryeministri Kurti me kabinetin e tij, dhe t’ia përçoj mesazhin Botës, se Kosova nuk mund të jetë peng i Vuçiqit, Radoiçiqit dhe Veselioniviq. Të paktët le tua kujton edhe SHBA-së se grupet kriminale që po luftohen nga Kosovës dhe krerët e tyre, janë në Listën e Zezë Amerikane. Ta keni të qartë se SHBA nuk heq dorë nga Kosova për kriminelët serbë e aq më pak për Aleksandër Vuçiqin e Serbinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat