Politikanë shqiptarë, mësoni nga Rugova dhe lexoni “Triumfin e Kombit” të Skënder Kapitit

Opinione

Politikanë shqiptarë, mësoni nga Rugova dhe lexoni “Triumfin e Kombit” të Skënder Kapitit

Nga: Ilir Malindi Më: 4 qershor 2023 Në ora: 16:15
Autori Ilir Malindi

Unë Ilir Malindi gjithmonë që në rininë time jam edukuar nga gjyshi dhe prindërit e mi nga Skrapari me frymën e dashurisë për Kosovën, për historinë dhe sakrificat e jashtëzakonshme të popullit heroik të Kosovës. Jam me profesion avokat si dhe shkrimtar, historiane publicist. Kam arritur shumë herët, në konkluzionin se lëvizja gjithë kombëtare e udhëhequr nga Ibrahim Rugova e ka vendosur atë në Tempullin e Lavdisë si politikani, vizionari dhe intelektuali më i shquar dhe modeli e shembulli më i mirë burrë shteti i kohëve moderne prej të cilit duhet të marrin shembull dhe mësim politikanët shqiptarët sot e në vazhdimësi.

Dhe duke njohur aktivitetin e tij unë shumë herë atij i kam kushtuar një libër me titull “Kosova është imja” si dhe jam autor edhe i librit “Lufta ime” si dhe i 160 volume ne faqosje te librit me titull “United States of Albania”.

Vizioni i Rugovës për shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës, atë të orientimit dhe besimit te mbështetja amerikane dhe perëndimi për lirinë dhe për fitimin e pavarësisë dhe të shtetit të Kosovës si dhe ndërtimin e shtetit ligjor dhe modern, gjë e cila u realizua ashtu sikurse që punoi dhe ia kushtoi gjithçka presidenti Rugova, dhe këto duhet t’i kenë parasysh sot dhe në të ardhmen politika dhe dy shtetet shqiptare Shqipëria dhe Kosova.

Pra edhe sot kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, megjithatë trashëgimi të keqe e të dëmshme që ua lanë paraardhësit e tyre të cilët demokracia në Kosovë i dërgoi ata në opozitë e ndoshta pse jo edhe në pension politike, Kurti dhe Osmani kanë shumë se çfarë të mësojnë nga Rugova.

Albini dhe Vjosa duhet që të respektojnë e t’u jenë mirënjohës të gjithë atyre kontributorëve nga të gjitha trojet shqiptare që kanë bërë për Kosovën, sepse e kanë për detyrë shteti dhe institucionet shtetërore që të respektojnë e t’u jenë mirënjohës atyre që kanë lënë gjurmë në histori me kontributet e tyre. Dhe ajo tjetra që unë po citoj në këtë shkrim duhet që institucionet e Kosovës të respektojnë familjen e Sadri Kapitit këtu në Durrës për atë aktivitet të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës ashtu si dhe meritorët e tjerë realë e të vërtetë nga Shqipëria.

Nuk e di z. Kurti dhe ju znj. Osmani se a jeni njohur dhe a e keni lexuar Kryeveprën e Skënder Kapitit “Triumfi i Kombit”, por para shumë kohësh kur në Durrës u bë promovimi i këtij libri dhe Kapiti në një pyetje që i u bë atëherë se a u a ka dërguar këtë libër politikanëve më kujtohet se ai u tha kështu: Ky libër u pëlqen politikaneve shqiptarë vetëm atyre në opozitë, por kur edhe opozitarët vijnë në pushtet ata nuk e duan më këtë libër dhe se ai u a kishte dërguar atyre librin por as një falënderim për cipaz mirënjohje nuk kishte marrë prej tyre. Po kështu edhe dhurata që unë i dërgova zotit Albin Kurti të librit tim “Kosova është imja” ky i fundit nuk denjoi të më dërgonte një falënderim të paktën formalisht ne vitin 2013.

Këtë libër projekt-manifest kombëtar duhet ta kenë të gjithë politikanët shqiptarë. Këtë shkrim vendosa ta shkruaj duke parë atë se çfarë dhe si zhvillohen ngjarjet sot në Kosove. Që kur u shpall Pavarësia e Kosovës, në kohën kur doli ky projekt i Skënder Kapitit, ai i bënte thirrje politikës së Tiranës që të lejë e harrojë tashmë retorikat fallso sa për përfitime politike në lidhje me Kosovën por të veprojë e ndihmojë konkretisht shtetin e ritë Kosovës. Dhe që kur u çlirua Kosova Kapiti porosiste në këtë libër që mos t’u jepet serbëve asgjë më tepër se sa çfarë do marrin shqiptarët e Preshevës. Dhe në se do ta kishin mësuar politika në Kosovë këtë dhe të kishin insistuar e këmbëngulur kështu si porosiste Kapiti nuk do kishte pasur marrëveshje për komunat serbe, për veçse po t’i ishte vënë kusht Serbisë edhe për krijimin e Bashkësisë së Komunave Shqiptare të Kosovës Lindore, Lugina e Preshevës. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme dhe jetike për shqiptarët është porosia e z. Kapiti se: armiqtë e shqiptarëve, shtetet armike si Serbia do të përpiqen me çdo mënyrë dhe do përdorin të gjitha kapacitetet politike, diplomatike, financiaro - korruptive, fetare, ushtarake dhe akademike për të penguar njohjet dhe konsolidimin e shtetit shqiptar të Kosovës dhe sidomos do bëjnë çfarë është mundur që të prishin marrëdhëniet miqësore e jetike të s shqiptarëve me SHBA-të. Pra z. Kurti dhe Osmani ju duhet të merrni pranë vetes njerëz intelektualë e akademikë që e njohin mirë filozofinë, intrigat dhe kurthet antishqiptare, dhe jo ta personalizoni dhe t’ia dedikoni gjithçka vetëm vetes suaj. Mos merrni shembullin e kryeneçësisë, arrogancës dhe injorimit që u kanë bërë udhëheqësit shtetërorë në Shqipëri intelektualizmit patriotik dhe kompetent siç e ka bërë diktatori Enver Hoxha dhe Edi Rama e etj. Të cilët shtetin dhe politikën e jashtme e gjithçka e kanë bërë dhe bëjnë sikur të jenë diçka, pronë apo e drejtë personale e tyre.

Nga mos respekti dhe nga mosmirënjohja detyrohen pastaj që kapacitetet intelektuale e patriotike të ndjehen të fyer dhe të kalojnë në indiferentizëm sepse vetë mosmirënjohja publike e shtetërore i detyron ata të vetëizolihen, dhe me politike e me punët e shtetit të merren pastaj të paaftët dhe të papërgjegjshmit dhe pra duke u dhënë shansin pastaj rikthimin në pushtet të të pamerituarve edhe dështakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat