Kosova me kushtetutën e vet ka krijuar kushte të njëjta të barazisë ndëretnike pa dallim, atëherë është tragjike që po i kthehet në keqkuptim

Opinione

Kosova me kushtetutën e vet ka krijuar kushte të njëjta të barazisë ndëretnike pa dallim, atëherë është tragjike që po i kthehet në keqkuptim

Nga: Dedë Preqi Më: 5 qershor 2023 Në ora: 14:39
Dedë Preqi

Kushtetuta e Kosovës, ndoshta njëra ndër më të avansuarat në rajon dhe më gjerë, në aspektin e të drejtave të njeriut, e cila afron si asnjëherë tjetër në këtë vend të drejtat e gjitha komuniteteve në mënyrë të barabartë, dhe sundim të ligjit në tërë teriritorin e vendit, të drejta deri edhe te përfaqësimi i tyre në gjitha nivelet e Institucioneve të qeverisjes së vendit, poashtu edhe në krijimin e partive politike.

Që në fillim të hyrjes në fuqi të kësaj Kushtetute, me 15 qershor 2008, komuniteti serb në veriun e Mitrovicës e kundërshtoi dhe e mohoi një dokument të tillë si të jashtëligjshëm, duke e vlerësuar vetëm atë të Serbisë, dhe si kundërpërgjigje ndaj ligjeve dhe Institucioneve të Kosovës, serbët e veriut krijojnë strukturat paralele ilegale dhe të jashtëligjshme, duke vepruar dhe funksionuar në bazë të ligjeve të Kushtetutës së Serbisë, të cilat zponzorizoi Beogradi.

Prandaj, edhe pse e patëm me ardhë deri te pragu i lirisë dhe demokracisë, që ti qelim sytë si komb dhe shtet i lirë dhe të shkoqëmi njëherë e përgjithmonë nga robërija shekullore serbe, që do të ishte formula më e përsosur, me të cilën mundet një pupull të mëkëmbët dhe zhvillohet, sikur që ishin shqiptarët e shtypur nga regjimi serb, të cilët edhe pas krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës, prapë ky vend po ballafaqohet me probleme absurde, që i shkakëton popullata serbe, të derigjuar nga Serbia, e cila po e luan një rrol destruktiv në trazimin e Kosovës dhe Ballkanit.

Prandaj, internacionalizmi i problemit të shqiptarëve kushtëzohet sot në luftën e vet për rezistencë paqësore, e cila parasheh kushtet për t’u inkuadruar në lëvizjet e mëdha demokratike të Europës. Fakti që Shqipëria ka bërë disa hapa të rëndësishëm, sidomos në anëtarësimin e saj në NAT-o, dhe tani inkuadrimin e saj në familjen europiane, janë hapur rrugët që edhe nyja e zgjedhjes së qështjes së Kosovës, të adresohet dhe trajtohet në këtë mënyrë.

Kosova e ka prioritet zhvillimin ekonomik e cila varët nga shfrytëzimi i drejtë dhe e i mirëfilltë i kapacitetëve që menagjon, për krijimin e kushteve më të mira dhe realizimin e tyre, për plotësimin e nevojave të qytetarëve të vet, dhe Kosova e ka një tokë pjellore, në të cilën nuk ka farë dhe bimë që nuk shpërthenë në këtë tokë, por edhe të pasur me xehe e minerale, që ia kanë lakmi edhe rajoni, në veçanti Serbia, e cila gjithë luftën e saj e ka të orientuar për nëntokën e këtij vendi.

Atëherë, pse ky vend nëpërkëmbët, atëherë pse ky vend nuk çmohet si duhet, atëherë pse me këtë vend të lozim dhe t’a tjetërsojmë me vendet tjera, duke ditur se këtu e kemi gjenezën tonë, duke ditur se çdo pëllëmbë e saj është ujitur me gjakun e atyre që nuk e kursyen për lirinë dhe pëllëmbët e kësaj toke.

Problemet që paraqiten sot në Kosovë, janë probleme serioze, që kanë karakter politik, ekonomik dhe social, të cilat janë shtyllat dhe bazamenti i një shoqërie demokratike. Politika e Serbisë, e cila nuk dëshiron ti njoh shkaqet e këtyre rrethanave, të cilat mund të marrin hov të keq dhe të zgjerohen pa kufinj, duke eskaluar dhe përfunduar edhe më keq, që pa tjetër duhet të ndalëmi në ngjarjet e fundit të protestave serbe në veri të vendit, me ç’rast është e pa drejtë dhe e pa arsyeshme që të fajësohet Kosova, dhe udhëheqja e saj.

Të gjitha përpjekjet e konflikteve që shpërthejnë përditë nga ana e serbëve përmes bandave kriminale që i menagjon Serbia, për ta trazuar dhe penguar Kosovën në rrugën e saj, duhet të besojmë se çdo ditë e më shumë kjo «forcë» këta njerëz do ti lë në rrugë, sepse mashtrimet dhe kurthat e Serbisë, janë të atilla, dhe në vend që të punohet dhe të zhvillohet kjo pjesë e vendit, ky popull nën ndikimet e doktrinës mashtruese të Vuçiqit, po e shfrytëzon kohën kot dhe resurset njerëzore para komunave në protesta dhe duke u argëtuar me këngë folklorike dhe mitike për Kosovën.

Dhe po bëhën sa vite mbas luftës që jemi dëshmitarë të trazirave dhe nxitjeve të konflikteve ndëretnike në veriun e Mitrovicës, në zemër të Kosovës, të cilat mund të marrin përmasa të gjëra, duke e shkundur jetën normale të kësaj shoqërie demokratike dhe multietnike në këtë vend përshkak të një ndjenje primitive që lidhet me mitin serb ndaj shqiptarëve, duke i hudhur dhe tejkaluar të gjitha normat normale të një bashkëjetese të mundshme në një shtet të përbashkët multietnik dhe demokratik.

Do të ishte e turpshme, ti kujtojmë protestat tona e dikurshme nën robërinë serbe, të cilat ishin protesta vetëm për liri dhe demokraci, që nuk ishin të lehta, sepse aty ishte jeta e barabartë me vdekjen, edhe pse difinicioni i kësaj çështje ishte i lidhur me lirinë dhe demokracinë e popullit të Kosovës, sidomos atij shqiptar, ndërsa në protestat e serbëve që po bëhën në veriun e Kosovës, janë më së të turpshme, sepse janë protesta të bandave kriminale, duke e kërcënuar dhe rrezikuar jetën e policisë së Kosovës dhe ushtrinë e NATO-S, poashtu edhe mediat e vendit.

Karakteri i protestave të fundit në katër komunat veriore, duke kundërshtuar hyrjen e kryetareve shqiptarë në këto komuna, edhe pse në shoqërinë demokratike lejohen protesta demokratike, por protestat tilla e kishin një qëllim tjetër, që nuk lejohen si të tilla të gjuajnë me gjësende të forta dhe armë të ndryshme në drejtim të rendit policisë dhe ushtarëve të KFOR- it, duke i lënduar me dhjetra e dhjetra prej tyre.

Popullin e serb dhe Beogradin, po e sheh edhe bota se çka po e mundon, vetëm ata që ia mbajnë anën nuk duan ta dinë dhe investojnë për të krijuar trazira të tilla, duke iu bashkangjitur krimineleve të tillë, që po i mundon çështja shqiptare, dhe miti mbi madhështinë e vet historike, duke mos llogaritur tragjëditë që i shkakëtuan edhe popujve të tjerë në Ballkan, gjatë periudhave të ndryshme, në veçanti popullit shqiptarë.

Si do që të mirret nga qarqe të ndryshme dhe nga bashkësia ndërkombëtare, por një situatë e tillë, sot në shtetin e Kosovës ka domëthënje të qartë, apo një mesazh jo të mirë, sepse në këto protesta ka një program tjetër dhe plan të kordinuar në mes atyre, që me formimin e Asociacionit të komunave serbe, ta krijojnë edhe një «mini Republikë serbe» brenda Kosovës, ose për ti dhënë shkas të ndahen komunat me shumicë serbe nga Kosova, për ti mos i mbetur borxh Bosnjës, një shembull i keq, i cili është menagjuar dhe udhëhequr edhe nga ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat