SHBA, BE dhe NATO, për paqen e sigurinë, duhet ta fajësoni dhe sanksiononi Serbinë

Opinione

SHBA, BE dhe NATO, për paqen e sigurinë, duhet ta fajësoni dhe sanksiononi Serbinë

Nga: Rexhep Torte Më: 8 qershor 2023 Në ora: 12:42
Autori Rexhep Torte

SHBA, BE dhe NATO kot e keni, Kosova dhe Albin Kurti janë arrë e fortë, dhe me hile nuk mund t’i thyeni!

E drejta dhe e vërteta e Kosovës dhe e mbarë shqiptarëve janë shumë më të fuqishme, se sa tradhtitë që po i bëhen sot Kosovës nga opozita brenda Kosovës dhe nga ndërkombëtarët jashtë Kosovës.

SHBA, BE dhe NATO nuk duhet të lejojnë të mashtrohen nga Serbia gjenocidale dhe nga kriminelët Aleksandër Vuçiq-President i Serbisë dhe Ivica Daçiq-ministër i Jashtëm i Serbisë, bashkëpunëtorë të ngushtë të ish kriminelit Sllobodan Millosheviq, që sot janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Vladimir Putin-President i Rusisë gjenocidale.

Miroslav Lajçak, pas takimit këtyre ditëve në Beograd, deklaroi se, “Unë dhe Gabriel Escobar kemi pasur diskutime të gjata me presidentin Aleksandër Vuçiq, lidhur me situatën komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike për krizën aktuale.

O Miroslav Lajçak, me kriminelin Aleksandër Vuçiq mund të diskutoni vite të tëra, por krimineli mbetet kriminel dhe me kriminelin nuk mund të arrihet asfare zgjidhje politike, sepse krimineli kurrën e kurrës nuk mund të bëhet paqedashës, sepse krimineli fund e krye është i inkriminuar. Krimineli flet për paqe por vepron me kërcënime e me dhunë dhe gjithmonë është kundër paqes. Kriminelët e kanë vendin vetëm prapa grilave në Gjykatën për Krimet e Luftës në Hagë.

Gabriel Escobar, pas takimit në Beograd, deklaroi se, “SHBA-të e shohin Asociacionin serb si aftësi të serbëve për t’i angazhuar institucionet lokale në gjuhën e tyre dhe “asgjë më tepër”. Asociacioni është obligim ligjor që Qeveria e Albin Kurtit duhet ta përmbushë. Pra nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë. Por, çështja është se nëse Asociacioni do të themelohet me këtë Qeveri, apo me atë të ardhmen? Vuçiq na siguroi se do të ndikojë te serbët të marrin pjesë në zgjedhje.

Kosova duhet menjëherë ta de-eskalojnë situatën. Shpresojmë që kryetarët e komunave të mos tentojnë t’i shfrytëzojnë ndërtesat e komunave, që njësitë policore të tërhiqen, por duam të jemi të sigurt që edhe protestuesit të tërhiqen”.

O Gabriel Escobar nuk e kuptojmë këmbëngulësinë tënde naive, nuk po e kuptojmë gjendjen tënde shpirtëror, morale dhe karakterin tënd njerëzor, kur thuash se Asociacioni serb na qenka si aftësi për t’i angazhuar serbët në institucionet lokale në gjuhën e tyre?!

O Gabtiel Escobar, pakica serbë në Kosovë në bazë të Kushtetutës demokratike të Kosovës i gëzon të gjitha të drejtat për tu angazhuar në institucionet lokale dhe qendrore, duke pasur edhe numër të caktuar të rezervuar deputetësh dhe ministrash serbë në Kosovë.

O Gabriel Escobar, a ende se paske kuptuar se krimineli Aleksandër Vuçiq është organizatori kryesor i dhunës në veri të Kosovës, dhe se tani të paska mashtruar sërish se do të ndikojë që serbët të marrin pjesë në zgjedhje?!

O Gabrile Escobar, zgjedhje në veri të Kosovës nuk do të ketë pa u zhbërë bandat e armatosura kriminale ilegale serbe, pa u zhbërë agjenturat serbë e rusë në veri të Kosovës, dhe këtë është dashur t’ua premtojë krimineli Aleksandër Vuçiq.

O Gabriel Escobar, ti me të vërtetë nuk paske instinkt njeriu dhe diplomati, dhe se aksidentalisht paske ndodhur në këtë detyre. Kush ta dha ty të drejtën të deklarosh me arrogance se Asociacioni serb do të themelohet nga kjo qeveri, ose nga qeveria tjetër. Ti me këtë logjikë po dëshmohesh je diplomat i dështuar që po fut benzinë flakës që je me konflikt interesi, që do ta hetojë edhe FBI-ja amerikane.

Asociacion serb në Kosovë nuk do të ketë, as me këtë qeveri dhe as më qeverinë që aludon ti, sepse Kosova nuk ka nevojë për Asociacionin Serb, sepse as serbët nuk kanë nevojë për Asociacionin serb, sepse pakica serbe në Kosovë në Kosovë i gëzon gjitha të mirat.

Asociacionin serb në Kosovë e duan vetëm dashakeqët e Kosovës për ta copëtuar Kosovën.

O Gabrilel Escobar, de-eskalimin e situatës duhet ta kërkosh të Serbia gjenocidale, e jo nga Kosova, e cila është në zbatim të rendit të ligjit dhe të sigurisë mbi bazën e Kushtetutës së saj për të gjitha banorët në veri të Kosovës dhe në tërë Kosovën.

Kryetarët shqiptarë të porsa zgjedhur janë në ndërtesat e Kosovës dhe nuk janë në ndërtesat e Serbisë gjenocidale, dhe se këto ndërtesa pakica serbë në Kosovë nuk ka sjellë nga Karpatet, prej ku të parët e tyre erdhën në Ballkan si hordhi të egra.

O Gabriel Escobar ti e di shumë mirë se marrëveshja për themelimin e Asociacionit serb në Kosovë është nënshkruar nga dy tradhtarët e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të shitur te Serbia. Kjo marrëveshje nuk paraqet asfarë obligimi për Kosovën, sepse është e dëmshme për Kosovën, sepse këtë marrëveshje nuk e ka ratifikuar Parlamenti i Serbisë sepse kjo marrëveshje nuk është regjistruar në Regjistrin e KS të OKB-sw dhe se është edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Jens Stoltenberg-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lidhur me situatën në veri të Kosovës, në intervistën për gazetën malazeze “Pobjeda”, më 7 qershor 2023, deklaroi se, “Dhuna po e kthen prapa Kosovën dhe gjithë rajonin, duke vënë në pikëpyetje aspiratat euroatlantike.

Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin hapa konkrete për ta de-përshkallëzuar situatën Të përmbahen nga sjelljet e papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog me mbështetjen të BË-së, si të vetmen rrugë për paqe të qëndrueshme.

Stoltenberg e dënoi fuqimisht dunën e paprovokuara nga KFOR-i në veri të Kosovës ku u plagosën 40 paqeruajtës.

Stoltenberg përmendi akterët e huaj që në rajon po e minojnë paqen. Rajoni ka bërë rrugë të gjatë nga konfliktet e viteve 1990, por në këmi parë tensione të përsëritura në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë me retorikë agresive. NATO ka një histori të gjatë në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Koncepti ynë i ri strategjik i arritur në Samitin e Madridit 1922, e riparoi rëndësinë e strategjike të aleancës për rajonin. Ne pajtohemi për rëndësinë e pranisë tonë në rajon, duke përfshirë edhe misionin tonë paqeruajtës së KFOR-it në Kosovë, dhe Zyrat tona në Sarajevë dhe në Beograd”, tha Jens Stoltrnberg.

O Jens Stoltenberg, nuk e kemi pritur që edhe Ju fajin për situatën e krijuar në veri të Kosovës t’i vendosni në një rrafsh Serbinë agresore gjenocidale dhe Kosovën viktimë, siç janë duke e bërë emisarët në dialogun Kosovë-Serbi.

Ju e dini shumë mirë se fajtori kryesor dhe i vetëm për tensionet në veri të Kosovës është Serbia gjenocidale e ndikuar nga Rusia gjenocidale.

Qëllimi final i Serbisë gjenocidale dhe i Rusisë gjenocidale është që Serbia t’ia shkëputën Kosovës minierat e Trepçës dhe Liqenin e Ujmanit, që denbabaden kanë qenë shqiptare dhe të Kosovës, dhe që janë jetike për Kosovën.

Kosova dhe mbarë shqiptarët janë dëshmuar partnerë besnikë pro SHBA-ve, pro BE-së dhe pro NATO-s, ndërsa siç e dini edhe Ju, Serbia gjenocidale, ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë gjenocidale, përkundrazi i ka forcuar edhe më shumë marrëdhëniet e lidhjet me Rusinë, duke e instaluar në Beograd Televizionin propagandues të Kremlinit, dhe duke vendosur në Beograd Zyrën e Wagnerit për të rekrutuar serbë për të luftuar kundër Ukrainës dhe për të sjellë mercenarë të Wagnerit n Serbi.

Kryeministri Albin Kurti duke iu përgjigjur deklaratës së Gabriel Escobarit më 6 qershor 2023, se “Vashingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por nuk e mbështet një individ që nuk ka instinkt bashkëpunimi, duke aluduar në Albin Kurtin.

Albin Kurti në përgjigjen e tij Escobarit, deklaoi se, “Ne po e shohim që po merren vendime , pavarësisht partneritetit tonë, dhe ky është sinjal për ne dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë gjë. Prandaj, në një pikë, kur të duam ta rikthejmë koordinimin dhe partneritetin me këtë Qeveri, ne jemi të gatshëm, sepse ne gjithmonë do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që duhet ta mbështesim një individ që nuk e ka atë instinkt të bashkëpunimit dhe koordinimit”, tha Albin Kurti duke aluduar në Gabriel Escobarin.

SHBA BE dhe NATO, do të jeni të gabuar dhe në iluzion të plotë nëse u besoni partive opozitare në Kosovë.

PDK-ja, është parti e Hashim Thaçit i cili po gjykohet nW Hagë me akuza të rënda. Memli Krasniqi, i cili aktualisht është në krye të kësaj partie, nuk ka arritur që kjo parti të distancohet nga e kaluara vëllavrasëse për pushtet, nga vrasja e gazetarëve për fjalën e vërtetë, nga hajnia e korrupsioni milionësh, dhe nuk ka rritur ta reformojë këtë parti.

LDK-ja, është parti, e cila udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku, i cili gjithashtu nuk ka bërë asgjë që kjo parti të distancohet nga gabimet në të kaluarën dhe nuk ka bërë asnjë hap reformimi.

AAK-ja, udhëhiqet nga Ramnush Haradinaj, i akuzuar për hajni, korrupsion, pasurim multi milionësh dhe bashkëpunim me kapobandot serbe në veri të Kosovës, akuza të theksuara në Raportin e Inteligjencës së KFOR-it amerikan dhe në Raportin e Freedom House.

Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj , i janë vërsulur Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij duke shpresuar të vijnë sërish në pushtet, jo për të mirrë të Kosovës, por për t’i mbuluar krimet, hajnitë dhe korrupsionin, që Albin Kurti do t’i vë para ligjit me reformën në drejtësi dhe me Byronë për konfiskimin dhe justifikimin e pasurisë.

Këta tre liderë të opozitës mjerinë në Kosovë, harrojnë se për SHBA-të BE-në dhe NATO-n, hajnat dhe të korruptuarit, janë të padëshirueshëm, sepse ai që e tradhton vendin e vet, nuk është i mirëseardhur në shtetet demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat