SHBA dhe EU më lehtë mendojnë ta disiplinojnë Kosovën, se sa ta rrëzojnë Vuçiqin!

Opinione

SHBA dhe EU më lehtë mendojnë ta disiplinojnë Kosovën, se sa ta rrëzojnë Vuçiqin!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 9 qershor 2023 Në ora: 09:27
Autori Sherif Ramabaja

Kristofer Hill dhe Eskobar në paraqitjet e tyre e kanë bërë me dije se, askush përgjithmonë nuk mbetet armik ose mik i SHBA.

Tashmë kjo po vërehet me pozicionimin e perëndimit, për fat të keq në dëm të Kosovës, për ta rehabilituar Serbinë, me të vetmin qëllim që ta largojnë nga Rusia.

 Shtrohet pyetja: pse tash kur Putini ndodhet para pyetjes Hamletiane, të jesh apo të mos jesh? Apo me humbjen e Rusisë dhe rënjen e Putinit, çfarë roli mund të loz Serbia në këtë kostolacion të ngjarjeve ? Apo pse Serbia të shpërblehet gjithmonë me territore shqiptare? Apo pse po përsëritet historia në dëm të shqiptarëve, kur u shpresua se perëndimi më në fund po i kupton gabimet që i kishte bërë në dëm të tyre.

 Çfarë roli kanë lozur dhe lozin shqiptarët, në tragjeditë e tyre hamletiane?

Pavarësinë e Shqipërisë me 1912 fqinjët e saj mundoheshin me të gjitha mënyrat ta minonin. Pasi ky akt kishte ndodhur, fqinjët (Serbia, Mali i Zi dhe Greqia) me faktorin e brenshëm shqiptar, lëvizjen islamiste, ishin munduar ta luftonin dhe shpërbënin shtetin shqiptar. Ata para perëndimit dhe Evropës Shqipërinë e paraqitnin si një „miniturqi“ në zemrën e Evropës, në mënyrë që të fitonin legjimitet t´i pushtonin trojet e saj, t´i ndiçnin shqiptarët, t´i luftonin dhe t´i zhduknin si popull.

Kur Esad Pasha u vu në shërbim të Serbisë, ashtu siç i kishin ngritur islamistët i luftuan deri në shpartallosje, në mënyrë që tash e tutje Serbia përmes Esad Pashës t´i disiplinonte shqiptarët, duke ua grabitur territoret e tyre.

Tash pas një shekulli, kur e krahasojmë të kaluarën tonë tragjike, duhet të nxjerrim mësime se a kemi arritur të dalim nga ajo gjendje, apo sërish jemi në të njejtën rrotë  të historisë.

Ku është roli i shtetit amë sot? Ku është roli i opozitës në Kosovë sot? Kush është në shërbim të atdheut, e kush është për tregtinë me Veriun e Kosovës.

 Cili e ka tash rolin e Esad Pashës, në mënyrë që t´i kënaq apetitet e Serbisë, apo ekziston farë fije shprese që të bëhet kthesë historike, në mënyrë që të reagojmë si një komb.

Pa kthimin mbrapa, në mënyrë që të analizohet e kaluara dhe të krahasohet me të sotmen, është vështirë që të nxirren mësime.

Në atë rast me një retrospektivë të së kaluarës, do t vërejmë se edhe sot në shekullin e 21 jemi në të njëjtën situatë. Tërësisht varemi nga faktori i jashtëm.

Çka është më e keqja, për çështjet madhore kombëtare, nuk kemi gjuhë të përbashkët. Njëri i mëshon gozhdës e tjetri patkoit. Kur të tjerët ta vërejnë këtë gjendje kaotike, marrin vendime pa e qarë kokën për ne.

Sikur të flisnim me një gjuhë, Kosova dhe Shqipëria edhe „fuqitë e mëdha” apo qendrat e vendosjes, do t´ia venin gishtin kokës.

Kryeministri Rama doli me sensacionin : e formova dhe ia dërgova draft statutin  e Asociacionit zotit Macron dhe Scholz. Kjo është meritë e imja, për të cilën as Kurti nuk ka dijeni për këtë (Sensation mbi sensacione). Lavdëratat nuk do të mungojnë as nga Serbia e as nga Rusia, po ato do të zgjerohen edhe nga EU, SHBA dhe i tërë perëndimi. Ndoshta ky ishte edhe qëllimi i tij.

 Ndoshta kjo tingëllon si dikur kur Esad Pasha, ua dorëzonte Shkodrën  Malazezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat