Pse shqiptarët besojnë te SHBA, BE dhe OSBE, ndërsa shumë pak te institucionet e shtetit shqiptar

Opinione

Pse shqiptarët besojnë te SHBA, BE dhe OSBE, ndërsa shumë pak te institucionet e shtetit shqiptar

Nga: Skënder Kapiti Më: 28 maj 2024 Në ora: 07:02
Skënder Kapiti

Sipas Barometrit në Euronews Albania në periudhën 4-14 maj 2024 që ka testuar për besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë të institucionet shtetërore rezulton se institucioni vendor shtetëror shqiptar më i besueshëm sot është SPAK-u. Edhe kjo vetëm falë asaj sepse është institucion i drejtësisë së re që u miratua vetëm nën trysninë e SHBA dhe të BE-së. Institucionet e shpresës dhe më të besueshëm të shqiptarët janë ato të huaja si SHBA, BE, OSBE si dhe institucioni i drejtësisë së re Vetting-u të cilin edhe ate  e paguajnë dhe e monitorojnë ndërkombëtarët .

Pra, shqiptarët besojnë shumë pak te qeveria, policia, gjykata shqiptare, te opozita dhe sidomos tepër pak te parlamenti dhe te partitë politike, dhe madje shumë, shumë pak besojnë edhe te shoqëria civile.

Kjo tregon se në Shqipëri institucionet, shtet, shoqëria dhe gjithçka është kapur dhe eshtë marrë peng nga korrupsioni dhe hajdutëria.

Kjo sipas edhe ketij sondazhi vë në pikëpyetje se a ka, dhe se a funksionon në Shqipëri shteti ligjor, human, moral dhe demokratik, përderisa shqiptarët besojnë shumë pak te institucionet vendore të shtetit shqiptar?

Ky sondazh është mëse i saktë, vërtetësinë e të cilit e verteton fakti se Shqipëria është vënd kampion në rajon dhe në Europë në korrupsion gjithinstitucional, në palumturi, në pasiguri dhe në eksod, në demokraci pa standarte dhe pa zgjedhje të lira e të pamanipuluara.

Ndërsa kryeministri  Repubikës së  narko-korrupsionit, Edi Rama, për ta larguar vëmëndjen e opinionit të brëndshëm e të jashtëm nga bataku ku ai e ka cuar Shqipërinë gjen kohën dhe paratë për të organizuar reklama e  mitingje politike me emigrantët ekonomikë jashtë vendit në përpjekje për ta mashtruar edhe diasaporën me “mrekullinë” korruptive të rilindjes socialiste, duke kopjuar ishidhullin e tij, ishdiktatotrrin komunist, i cili pavarësisht gjëndjes dhe mjerimit në Shqipëri ai harxhonte miliona dollar për revolucionin proletar dhe për mashtrimin e diasporës për “mrekullinë” e socializmit sketerrë në Shqipëri.

Për çfarë bën mitingje nëpër Europë ky kryeministër, për t’i “përshendetur” shqiptarët të cilët prej keqqeverisjes dhe korrupsionit të qeverisë së tij shqiptarët marrin arratinë dhe largohen; shkon për t’i takuar emigrantët  pse ministrat, drejtorët, kryebashkiakët dhe administrata e tij për ditë po mbushin burgjet për vjedhje e korrupsion,apo edhe pse ne Shqipëri kultivohet e eksportohet drogë, krim e korrupsion dhe prandaj po prej kësaj keqqeverisje shqiptartët e kanë humbur shpresën dhe besimin dhe nuk u besojnë institucioneve vendore por atyre të huaja si SHBA, BE, OSBE, NATO, KiE, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat