Albini ka disa gabime, por s’ka më të mirë, opozita për faqe të zezë

Opinione

Albini ka disa gabime, por s’ka më të mirë, opozita për faqe të zezë

Nga: Faton Mehmeti Më: 28 maj 2024 Në ora: 09:59
Autori Faton Mehmeti

Ardhja e Albin Kurtit në pushtet për tani e tre vite ka krijuar një klimë tjetër në politikën dhe jetën e Kosovës. Albin Kurti, si askush tjetër, është kryeministri me mbi 52% të votave të qytetarëve të Kosovës, legjitim si askush tjetër. Kjo ka shtuar shpresat e qytetarëve se Albini do të jetë më i miri ndër të gjithë të tjerët. Ndryshimet e pritshme janë të mëdha, ashtu si edhe shpresat se më në fund do të jetë një kryeministër që do të bëjë reforma të thella në të gjithë sektorët e shtetit.

Praktikisht, deri tani, qeveria në krye me Kurtin ka bërë shumë gjëra pozitive, ashtu si edhe mangësi. I njohur për zgjuarsinë e tij të papërfunduar, dhe çka është më rëndësi, i pakorruptuar, Albini ka ngritur shumë lart nivelin e kryeministrit aq sa edhe dështimet e tij mbesin nën hije. Fatkeqësisht, opozita e tanishme është aq e dobët sa s'ke si e kritikon Kurtin kur ke një opozitë për faqe të zezë.

Në parim, jam për të qenë gjithnjë opozitar, por s'mund të jesh në anën e kësaj opozite që s'ka qëllim Kosovën por pushtetin, nuk skuqen për gabimet e të shkuarës, nuk kërkojnë falje dhe për më tepër të irritojnë kur kritikojnë Albinin për gabimet që vetë i kanë bërë. Dështimet e Kurtit në shëndetësi dhe arsim fatkeqësisht janë vazhdimësi e pushteteve të shkruara nga kjo opozitë kur ishte në pushtet.

Edhe ne si gazetarë dhe analistë e kemi të vështirë me kritikuar Kurtin, ku edhe aty ku s'ka punuar fare, faktikisht ka bërë më mirë se opozitarët e dikurshëm në pozitë. Prandaj, Albini nuk është pa gabime, ka shumë, por s'ka më të mirë. Opozita të këndellet që edhe ne të kemi të drejtë të themi ndonjë fjalë të mirë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat