Kungujt kanë notuar prej kohësh mbi ujë, por të shpresojmë se do të fundosen një nga një!

Opinione

Kungujt kanë notuar prej kohësh mbi ujë, por të shpresojmë se do të fundosen një nga një!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 8 qershor 2024 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Përherë spiunët shtirren për burra të mëdhenjë, të ndershëm, besa edhe patriotë, prandaj nuk është punë e lehtë të identifikohen nëse nuk përgjohen dhe përcillen nga shërbimet intelegjente! Ata gjejnë simpatizues nga njerëzit e familjes, nga ata që i njohin, por duartrokiten njëkohësisht edhe nga ata që nuk i njohin. E përbashkëta e tyre është simbiozë e një veprimi të kamufluar që buron nga i njëjti brumë i të keqes për vendin tonë. Është e neveritshme për të gjithë shqiptarët të ndëgjojnë dhe lexojnë për këto akte të shëmtuara nga soji ynë dhe në rolin e qelbësirës që kundërmojnë  me këto pispunët e tyre. Është e kuptueshme se Kosova, Shqipëria dhe viset tjera shqiptare janë të stërmbushura me sahanlëpirës, prandaj duket sikur ky është vetëm fillimi! Organet e rendit me përgjegjësi për informatë publike si duket u treguan zemërgjërë dhe treguan fjalët e fundit, ato që nuk duhet të tregoheshin për publikun simpatizues! Në këtë vazhdimësi mjafton të presim edhe fjalën e mbrojtjes nga advokatët e “specializuar për të shpërla krimin dhe tradhëtinë e tyre shtetërore”!

Spiunët e këtij lloji nuk ishte dashtë që me ligj të shtetit tonë të gjejnë mbrojtje ligjore nga advokatët shqiptarë, ata ishte dashtë  të mëshirohen nga padroni i tyre, nëse vërtetë e duan mbrojtje për mos kryerjen e porosisë. Një shprehje e përafërt me rastin konkret është metafora e pleqëve tanë kur theksojnë se cungu i druve digjet i fundit! Në anën tjetër për të mbulue këto gjurmë spiunazhi, është e mundëshme që dikush nga mbrojtësit e kësaj faqëje të zezë për shqiptarinë edhe të protestojë me pagesë për këta “burra të ndershëm” dhe spiunë të Putinit dhe  Vuqiçit!

Të gjithë jemi dëshmitarë se në kulturën tonë të bartjes së fjalëve  është e mundëshme që protesta të rrëshqet vetëm pas interesit mbrojtës kur dihet se paraja ua turbullon njerëzve mendjen, ndërgjegjen dhe moralin. Në të njëjtën kohë do të provohet të shitet aktiviteti i  tradhtisë kombëtare si diçka e ndershme dhe si skenar i shtetit! Një frymë përparimtare e një proteste masive largpamëse për vlera të mirëfillëta shoqërore dhe shtetërore është e nevojshme në demokracinë tonë. Sot për sot, këto veprime të shëndosha janë të huaja për mentalitetin e protestuesit të ndërgjegjshëm! Të pa ndërgjegjshmit, ata të cilët s’janë djersitë asnjëherë për të ardhem e përbashkët, ata që kanë jetuar jetën gjatë komunizmit, ata që edhe sot vajtojnë për të mirat e asaj kohe, kur të gjithë ishim në robëri, ende vajtojnë pushtuesin. Këta tipa, jo që nuk janë solidarizua shpirtërisht me të gjitha sakrificat njerëzve të kombit, por faqet e zeza edukohen, rriten dhe vdesin si njerëz të rritur me privilegje të trashëguara për të marr gjithëça si të mirëqenë nga cilido pushtues dhe pushtet! Vërtetë, edhe sot pas çlirimit të Kosovës, këta jetojnë në të njëjtin djep, përderisa mundohen të turpërojnë të vërtetën e historisë dhe çlirimit tonë kolektiv!

Kjo është paradoksale, por historia flet zëshëm, sepse falë veprimtarëve të shqipes nëpër të gjitha kohët, sot e jetojmë këtë shtet dhe këtë liri! Është për keqëardhje të theksohet edhe kjo, se dëshmitarët e veprimeve patriotike të cilët u vënë në lëvizje nga grupe të vogla liridashëse, në kohën e tyre të veprimit patriotik, në njërën anë u vranë dhe u dënuan rëndë nga dora e zgjatur e armikut, kurse në anën tjetër u bojkotuan dhe u lan anash edhe nga fshati dhe rrethi familjar. U quajtën ekstremist, naivë, rebelë dhe “dashakeq të shqiptarisë së tyre alla komuniste.

Sulmet dhe injorimi përquan atë llojin klasik të mbrojtjejes së pushtuesit shekullor, por në veçanti vërehej ai sensi personal i leverdive që gëzonte kjo klasë servile e pushtuesit.

Sot aktivistët e mirëfillt nëpër mbarë botën  luftojnë për emancipimin e drejtë,për të drejtën universale të votës, të drejtën e votës së grave, të drejtat e abortit, të drejtat e njerëzve të lindur ndryshe, kundër punës së fëmijëve dhe kundër të gjitha luftërave të njëpasnjëshme.

Në shumë mënyra, mund të thuhet se aktivistët e ndërgjegjshëm u përmbahen disa parimeve, ata kanë  vija të kuqe që duhet mbrojtur dhe kjo vijë e kuqe është vlera e jetës njerëzore!

Aktivistët e tillë shpesh herë janë një barometër preciz i problemit,ndoshta më largëpamës se autoritetet dhe për këtë ia vlen të dëgjohen nga pushteti. 

Mungesa e aktivistëve të sinqertë të këtij rangu në Kosovë dhe Shqipëri është handikap për demokracinë e brisht, prandaj shpeshë herë shitet dushku për gogla në këto trojet tona!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat