Ambasadori Jeffrey Hovenier synon ta dëmtojë Kosovën viktimë dhe ta ndihmojë Serbinë gjenocidale

Opinione

Ambasadori Jeffrey Hovenier synon ta dëmtojë Kosovën viktimë dhe ta ndihmojë Serbinë gjenocidale

Nga: Rexhep Torte Më: 8 qershor 2024 Në ora: 21:51
Rexhep Torte

Ky ambasador i papërgjegjshëm i SHBA-së, kërkon pa asnjë fije turpi që Kosova t’i realizojë tërë zotimet nga dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa nga Serbia nuk kërkon të realizojë asgjë. Kjo trysni bëhet që Kosova të sakrifikohet mish për top, me shpresë se Serbia do të shkëputet nga Rusia dhe t’i bashkëngjitet Perëndimit. Kësaj i thonë të ëndrrosh me sy hapur!

O ambasador Jeffrey Hovenier, duhet ta keni të qartë se Qeveria e Kosovës e ka Kushtetutën më demokratike në Evropë, e cila të gjithë qytetarët pa marrë parasysh etninë i trajton në mënyrë të barabartë.

Pakica serbe në Kosovë nuk mund të jetë më superiore, sepse kjo bie ndesh më Kushtetutën e Kosovës.

Pakica serbe në Kosovë e nxitur dhe e instrumentalizuar nga Serbia gjenocidale tashmë 25 vite që nga çlirimi i Kosovës nuk po i paguan as rrymën elektrike dhe as shërbimet e tjera komunale, e tërë këto miliona euro në vend të pakicës së lazdruar serbe i kanë paguar qytetarët e tjerë në mbarë Kosovën.

Pse SHBA-ja dhe aleatët tanë nuk e kanë detyruar Serbinë gjenocidale që të mos e nxitin pakicën serbe në Kosovë që të i paguajë energjinë elektrike dhe shërbimet e tjera komunale?!

Pse SHBA-ja dhe aleatët tanë e kanë lejuar KFOR-in e francez në vitin 1999 që Mitrovicës t’i vihet kufiri te Ura e Ibrit dhe ky qytet të ndahet në dy pjesë?!

Pse SHBA-ja dhe BE-ja, kur Kosova javën që shkoi mbi bazën e vendimit të Këshillit komunal të Mitrovicës së Veriut, shpalli dëshirën që Ura e Ibrit të hapet për qarkullimin e automjeteve që është në të mirën e të gjithëve, ju reaguat menjëherë duke thënë se ura mund të hapet vetëm me lejen e Serbisë?!

Pse SHBA-ja dhe aleatët tanë lejuan që me 23-24 shkurt të vitit 2000 grupet e armatosura kriminale serbe në Mitrovicën e Veriut t’i sulmojnë shqiptarët autoktonë e të pafajshëm duke vrarë dhjetëra shqiptarë e duke plagosur dhjetëra të tjerë, si dhe duke dëbuar nga shtëpitë dhe pronat e tyre më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të cilët edhe sot nuk mund të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre?!

Pse SHBA-ja dhe aleatët tanë lejuan dhe po lejojnë që në Mitrovicën e Veriut të ndërtohen koloni serbe të financuara nga Beogradi dhe në këto banesa të mobiluara të vendosen serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë banuar në Kosovë?!

Pse SHBA-ja dhe aleatët tanë lejuan që në veri të Kosovës të krijohen dhe të funksionojnë tashmë 25 vite grupet ilegale kriminale serbe dhe strukturat paralele ilegale serbe?!

Pse SHBA-ja dhe aleatët tanë lejuan që pakica serbe në Kosovë të nxitet e instrumentalizohet nga Serbia gjenocidale për t’i sulmuar policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in duke plagosur tërë ata paqeruajtës e policë dhe duke i dëmtuar automjetet e tyre?!

Pse SHBA-ja dhe aleatët tanë lejuan të hyjnë në Kosovë terroristët serbë dhe tërë ai armatim për ta sulmuar Kosovën në agresionin e shtatorit të viti të kaluar te Manastiri Ortodoks Banjskë në Zveçan, ku mbeti i vrarë në detyre polici kosovar Afrim Bunjaku?!

Pse SHBA-ja dhe aleatët tanë po lejojnë tashmë kaq kohë që ky sulm terrorist i serbëve në Banjskë të mos ndëshkohet Serbia që e organizoi këtë sulm, dhe pse Serbia nuk detyrohet që kryeterroristin Millan Radoiçiq dhe shokët e tij t’ua dorëzojnë organeve të drejtësisë në Kosovë?!

Pse për të gjitha këto incidente në veri të Kosovës nuk ndëshkohet e sanksionohet Serbia gjenocidale nxitëse dhe organizatore, por është sanksionuar Kosova e cila zbaton Kushtetutën dhe ligjet e saj?!

SHBA, ju dhe aleatët tanë e kritikoni Qeverinë e Kosovës lidhur me shpronësimet në veri të Kosovës, edhe pse shpronësime mbi bazën e ligjit janë bërë në tërë territorin e Kosovës dhe nuk keni reaguar?!

SHBA, ju dhe aleatët tanë e kritikoni Qeverinë e Kosovës edhe për vendimin e Bankës Qëndrore të Kosovës lidhur me vendimin që në Kosovë valutë shtetërore të jetë vetëm euro, dhe nuk e kritikuat apo sanksionuat Serbinë gjenocidale e cila po fuste pa asnjë kontroll sasi të mëdha të dinarit serb, për t’i financuar grupet ilegale kriminale serbë në Kosovë, dhe për ta dëmtuar ekonomine e Kosovës!

SHBA, ju dhe aleatët tanë po shprehni shqetësimet tuaja që Qeveria e Kosovës të punojë ngushtë me ju, për tu dhënë përgjigje shqetësimeve të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, sepse ata kanë të drejtë të gëzojnë kushte jetesë, dinjitet e siguri si të gjithë qytetarët e tjerë të Kosovës!

O ambasador Jeffrey Hovenier, Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës edhe pakicës serbe edhe pakicave tjera u garantojnë kushte të barabarta jetese me dinjitet dhe siguri si për të gjithë qytetarët e tjerë. Për fat të keq SHBA, ju dhe aleatët tanë më shumë u besojnë kukuvajkave mashtruese të Serbisë gjenocidale që këmbë e krye është pro Rusisë e pro Kinës, se sa që i besojnë Kosovës demokratike. Ankesat dhe incidentet e Serbisë gjenocidale kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

SHBA, ju dhe aleatët tanë po kërkoni që Kosova t’i plotësojë zotimet e mara në dialogun Kosovë-Serbi, dhe nuk po brengoseni fare që ky dialog Kosovës i është imponuar. Ky dialog gjithmonë ka mbajtur anën e Serbisë gjenocidale, qoftë nga pro serbët Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja, qoftë nga pro serbi Richard Grenel, apo Matheë Palmer që e ka bashkëshorten serbe, apo Gabriel Escobar, i cili më shumë interesohej për ekspozitat e bashkëshortes së tij në Serbi se sa që inteesohej për drejtësi në dialog.

Ky dialog nuk mund të jetë i suksesshëm derrisa Serbinë gjenocidale e pëfaqëson krimineli Aleksandër Vuçiq i cili si minister për Informin i kriminelit Sllobodan Millosheviq deklaronte publikisht që për një ushtar të vrarë serb të vriten 100 civilë të pafajshëm!

Ky dialog është vetëm humbje kohe derisa në Kushtetutën e Serbisë gjenocidale Kosovaa figuron si pjesë e Serbisë dhe derisa Serbia gjenocidale çdo ditë po e kërcënon Kosovën paqedashëse. Ky dialog nuk mund të jetë i suksesshëm derisa Serbia gjenocidale nuk i.ka kërkuar Kosovës falje publike për krimet vrasjet, masakrat, dhunimet dhe dëbimet ndaj shiptarëve autoktonë e të pafajshëm që i kreu gjatë agresionit gjenocidal të viteve 1998/99 në Kosovë.

SHBA, ju dhe alëatët tanë kërkoni që Kosova ta zbatojë themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, dhe së fundmi kërkoni që draft projekti i dorëzuar nga BE-ja e që e ka përkrahjen e SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për të marrë miratimin ose jo nga kjo gjykatë.

Insistimi i SHBA-së, i juaji dhe i aleatëve tanë lidhur me Asociacionin është identik me insistimin e Serbisë gjenocidale, e cila nga 36 marrëveshje të dialogut po insiston vetëm në themelimin e Asociacionit.

Qeveria e Kosovës dhe mbarë shqiptarët, por edhe analistët e shquar në SHBA me në krye Prof. Daniel Server, apelojnë që Asociacioni të realizohet sipas Kushtetutës së Kosovës, por vetëm pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë.

Analistët e shquar amerikanë thonë se realizimi i Asociacionit serb para arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi është në dëm të Kosovës.

Analistët e shquar amerikanë thonë se Asociacioni serb para arritjes së marrëveshjes përfundim dhe i krijon mundësi Serbisë gjenocidale që nesër të kërkojë shkëputjen e këtyre katër komunave veriore nga Kosova dhe të bashkangjiten me Serbinë.

Shkëputja e këtyre katër komunave nga Kosova, do të thotë t’ia dhurosh Serbisë gjenocidale pjesën më të begatë të Kosovës, t’ia dhurosh minierat e pasutra të Trepçës, Liqenin e Ujmanit, pa të cilat Kosova vështirë se mund të ekzistojë.

Me këtë intervistë t’uaj dhënë “Zërit të Amerikës”, ju po kërkoni që Kosova t’i realizojë tërë zotimet nga dialogu, ndërsa nga Serbia gjenocidale nuk kërkoni asgjë, edhe pse Serbia nuk po i përfill as SHBA-në, as BE-në dhe as NATO-n. Serbia gjenocidale me krenyeçësinë dhe arrogancën e saj nuk e nëshkruajti në Ohër as Marrëveshjen e Brukselit dhe as Aneksin e zbatimit.

O ambassador Jeffrey Hovenier, kthjellohuni e mos u mashtroni se Serbisë gjenocidale nuk i interesojnë as SHBA-ja dhe as BE-ja. Serbia gjenocidale ka për qëllim tu mashtrojë e tu shfrytëzojë financiarisht, ndërsa mendjen e ka t’i bashkangjitet BRICS-it, ku bëjnë pjesë Rusia, Kina, Koreja e Veriut, Indija,Afrika e Jugut dhe Brazili.

E tërë kjo na jep të kuptojmë se me këtë qasje SHBA, ju dhe aleatët tanë keni për qëllim ta përdorni Kosovën mish për top, për shkak të bindjeve tuaja të gabuara pë ta joshur dhe bindni Serbinë që të shkëputet nga Rusia dhe t’i bashkangjitet Perëndimit.

Të jeni të bindur se ky është vetëm një iluzion i juaji, sepse Serbia nuk shkëputet kurrë nga Rusia, sepse serbët e rusët janë vëllezër shekullorë të një gjaku dhe që i lidh Kisha Orthodikse Ruse e Serbe, që ka si mision luftën dhe okupimin e shteteve dhe popujve tjerë.

Këto janë komentet e argumentuar dhe faktike ndaj intervistës që ambasadoti Jeffrey Hovenier ia dha “Zërit të Amerikës më datë 7 qershor 2024, botuar në ËEB faqen e “Bota Sot” në rubrikën Opinione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat