Vazhdon shakaja politike e BE-së me pavarësinë tonë!

Opinione

Vazhdon shakaja politike e BE-së me pavarësinë tonë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 6 gusht 2024 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë pajtuar që Kosova mund të blejë raketa antitank Javelin në vlerën 75 milionë dollarë….)

E kundërta e kësaj fotografie reflektohet me të madhe në aspektin teorik edhe kundër elementëve bazë të një shteti normal!

“Udhëheqësit e shtetit të Kosovës” duhet me qenë të ndëgjueshëm dhe të mvarun nga politika e Serbisë”! Ju nuk bëni të drejtoni  “shtetin tuaj” pa pëlqimin e Serbisë, gjegjësisht BE-së sepse pavarësia e juaj provokon minoritetin serb dhe shkatërron integritetin shtetin të Serbisë! Të gjitha elementet e një shteti “egzistues të Kosovës”  duhet të dialogohen me Serbinë, në të kundërtën rrezikohet Perëndimi, BE-ja, por edhe Ukraina dhe Lindja e Mesme nga vetë Serbia!  

Ne nuk kemi kohë të flasim për “shtetin tuaj” sepse edhe ashtu nuk jeni në listën e Serbisë, por po flasim vetëm për kufirin e shtetit të Kosovës, tabelat e veturave, valutën dhe postën! Kam frigë se të gjitha këto kundërshtime nga politika e  BE-së asnjëjse, Perëndimi  dhe puthadorët e politikës tonë të cilët duartrokasin për “këto gabimet shtetërore” të kryeministrit Albin Kurti, janë në të njëjtin hendek drejtë një pavarësie të kushtëzuar!

Një lloj “shteti fantazmë” është duke u praktikue mbi shtetin tonë edhe pse miqtë tanë n’a zgjatën dorën e shpëtimit dhe njohën pavarësinë tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat