Urën e Ibrit po e bëjnë “kurban”, ndërsa Kosova Veriun dembabaden e ka vatan

Opinione

Urën e Ibrit po e bëjnë “kurban”, ndërsa Kosova Veriun dembabaden e ka vatan

Nga: Rexhep Torte Më: 8 gusht 2024 Në ora: 10:01
Autori Rexhep Torte

Në Kosovë partnerët tanë ndërkombëtarë po e shkelin demokracinë me synimin për ta joshur Serbinë!

Shqiptarët e Kosovës nuk vajtën në Serbi t’i vrasin, masakrojnë e dëbojnë serbët, por Serbia gjenocidale në vitet 1998/99 kreu gjenocid në Kosovë për t’ë kryer spastrim etnik të shqiptarëve autoktonë për ta okupuar Kosovën!

Pakica serbe në Kosovë është mbeturinë e hordhive të egra serbe që në Ballkan erdhën nga Karpatet dhe dhe kryen gjenocide shekullore ndaj shqiptarëve që jetonin gjer përtej Nishi.

Pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë në bazë të Kushtetutës të Kosovës që është më demokratikja në Evropë. Deklaratat e Beorgadit se gjoja pakica serbë na qenka e rrezikuar në Kosovë janë rrena e spekulime.

Askush nuk ka të drejtë të luajë me dinjiteetin, e 8 mijë dëshmorëve të lirisë, ushtarë të UÇK-së të lavdishme.

As ju dhe askush nuk ka të drejtë të luajë me dinjitetin e 15 mijë shqiptarëve të të gjitha moshave e gjinive, në mesin e tyre edhe të 1500 fëmijëve, në mesin e tyre edhe të foshnjeve duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare, që u vranë dhe u masakruan nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë në agresionin gjenocidal të Serbisë në Kosovë!

As ju dhe askush nuk ka të drejtë të luajë me dinjitetin e 20 mijë femrave autoktone shqiptare që shtazërisht u dhunuan nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale. As ju dhe askush nuk ka të drejtë të luajë me dinjitetin e 1600 djelmoshave shqiptare autoktone të Kosovës, që u rrëmbyen forcërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur!

As ju dhe askush nuk ka të drejtë të luajë me të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës viktimë, të cilën Serbia gjenocidale e bëri shkrumb e hi. Serbia gjenocidale kriminelët serbëi i strehon dhe i lejon të jetojnë të lirë dhe pa u ndëshkuar për krimet e kryeraa në Kosovë. Serbia gjenocidale domosdo duhet t’ia paguajë Kosovës edhe reparacionet nga agresioni gjenocidal!

SHBA, BE, QUINT dhe NATO, pse nuk e dtyroni Serbinë gjenocidale t’i hapën arkivat e luftës që të bindeni se sa gjenocidale është Serbia, e cila sot udhëhiqet nga krimineli Aleksandër Vuçiq, bashkëpunëtori i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq?!

Aleksandër Vuçiq krimineli-President i Serbisë moti është dashur të jetë prapa grilave në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë, ndërsa ju po e ledhatoni dhe shpresoni që ky kriminel të sjell paqe. Vetëm sa po e mashtroi veten se krimineli mbetet kriminel!

Pse kërkesat anti demokratike, imponuese, burokratike dhe kërcënuese që po ia retoni Kosovës, ndërsa nuk po i zbatoni në shtetet t’uaja?!

Pse nuk mendoni me mendje të shëndoshë, por i lejoni vetes që kaqë lehtë t’u mashtrojë e t’u shfrytëzojë Serbia gjenocidale?!

Pse lejoni të beheni lojë e Serbisë gjenocidale, e cila në vazhdimësi dhe me lehtësi po ju mashtron, duke ju thënë se është neutrale dhe se gjoja dëshiron të bashkëpunojë me SHBA, BE, QUINT e NATO-n, ndërsa kjo Serbi gjenocidale si prostitute i thellon e forcon marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën dhe ka kërkuar të jetë edhe anëtare e BRECS-it ku janë Rusia, India, Korea Veriut Kina, Afrika e Jugut dhe Brazili?!

Pse u mashtoi Serbia gjenocidale se do t’u lejojë ta shfrytëzoni xehen e Litiumit në Serbi, për çka edhe Olaf Scholz-Kancelari i Gjermanisë ditë më parë mori turrin e shkoi në Beograd ta nënshkruajë Marrëveshjen për Litiumin. Ju verbërisht po e besoni Serbinë gjenocidale, e cila është mashtruese e shekullit dhe se nuk e ka as turp e as siklet që nesër me urdhër të Rusisë t’ju thotë se tërë populli serb është ngritur në këmbë dhe nuk lejon që të aktivizohet miniera e Litiumit?!

Nguliteni në menmdje se Serbia gjenocidale kurrë nuk do të shkëputet nga Rusia dhe ju duhet ta kuptoni se serbët dhe rusët janë vëllezër shekullorë të një gjaku pa moral e krakter njerëzor, se serbët dhe rusët i takojnë me shekuj Kishës Orthodokse Serbe dhe Ruse që në vend të misionit edukativ fetar për mirësi, ajo predikon dhe nxit pr luftëra dhe okupime!

Kur po i shkruaj këto rreshta, këto ditë janë ditët e para të moshës sime 80 vjeçare. Zoti ma dha dhuntinë që me gazetari tw merm qysh në moshë e re dhe po e vazhdoj sot e kësaj dite.

Diplomatët Antony Blinken, Mathew Palmer, Gabrilel Escobar Christopher Hill dhe Jeffrey Hovenier nga SHBA-të, diplomatët Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga Be-ja, dhe ambasadorët aktualë shteteve të QUINT-it me qëndimet dhe veprimet e tyre po dëshmojnë se janë në anën e Serbisë gjenocidale dhe kundër Kosovës viktimë. Këta diplomatë janë turpi i diplomacisë dhe i demokracisë botërore.

Qeveri e Albin Kurtit në Kosovë mbi bazën e Kushtetutës e cila është më demokratikja në Evropë dhe mbi bazën e ligjeve të Kosovës, me shtimin e praninë së policisë së Kosovës në Veri të Kosovës, i dha fund kontrabandës ilegale të strukturave ilegale serbe. Qeveria e Albin Kurtit pas bojkotimit të zgjedhjeve nga serbët në Veri të Kosovës, i emëroi kryetarët shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, për ta plotësuar këtë vakum që u krijua nga bojkotimi e pakicës serbe i urdhëruar nga Beogradi.

Qeveria e Albin Kurtit mbi bazën e Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës nëpërmjet Bankës Qëndrore të Kosovës, e caktoi euron valutë shtetërore të Kosovës, ndërsa e ndaloi dinarin serb, i cili në Kosovë futej në mënyrë të pakontrolluar dhe e dëmtonte rrëndë ekonomine e Kosovës. Qeveria e Albin Kurtit mbi bazën e Kushteëtutës dhe të ligjeve të Kosovës po e realizon konvertimin e targave të automjeteve të Kosovës me targa të Kosovës. Policia e Kosovës me shtimin e efektivit policor në Veri të Kosovës dhe në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in është duke e siguruar rendin dhe qetësinë në Veri të Kosovës për të gjithë banorët e saj pa dallim etnie.

Policia e Kosovës vitin që shkoi e zbrapsi me sukses sulmin terrorist te Manastiri Orthodoks Banjskë në Zveçan, me çrast konfiskoi disa autoblinda dhe një sasi maramendëse të armëve dhe të municioneve të ardhura nga Serbia gjenocidale, të cilat edhe i eksposoi për t’i shikuar opinioni dhe ndërkombëtarët.

Qeveria e Albin Kurtit, përkatësisht institucionet përkatëse në Veri të Kosovës, i mbyllën në Veri të Koovës pompat e paliçencura të karburanteve, si edhe i konfiskuan psuritë e paluajtshme të të krijuara me hajni e korrupsion të kryekriminelit Milan Radojçiq, i cili e organizoi sulmin tërrorist te Manastiri Orthodoka Banjskë në Zveçan.

Qeveria e Albin Kurtit, përkatësisht intitucionet e saj më 6 gusht 2024 mbyllën 9 degë ilegale postare të Sebisë ne Veri të Kosovës të cilat nuk ishin të liçencuara për veprimtarinë që kryenin.

Qeveria e Albin Kurtit këtyre ditëve paralajmëroi edhe hapjen e Urës ë Ibrit për qarkullimin e automjeteve mbi bazën e vendimit të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut.

Ndaj këtij vendimi si edhe ndaj vendimeve legjitime të sipër theksuara të Qeverisë së Albin Kurtit, me egërsinë më të madhe iu vërsulën SHBA-të, BE-ja, QUINT-i dhe NATO, me argumentuimin se këto vendime Qeveria e Kosovës i ka marë në mënyrë të njëanshme dhe pa u konsultuar me ndërkombëtarët, dhe se çdo vendim duhet të meret me dakordësinë e Serbisë në dialogun Kosovë Serbi. E tërë kjo sepse ndërkombëtarët i fikësohen reagimit dhe kërcënimit nga Serbia gjenocidale. Ky është absurditet shkuar absurditeti, kjo është tradhti shkuar tradhtisë!

Rikujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi që filloi para 13 vitesh është vetëm mashtrim, manipulim, humbje kohë dhe shkon në favor të Serbisë gjenocidale, sepse Serbia gjenocidale nuk e ka zbatuar asnjë vendim nga ky dialog, e para, dhe e dyta, Sebia gjenocidale me arrogancë e mospërfillje nuk refuzoi ta nënshkrojë edhe Propozimin franko-gjerman në Bruksel si edhenuk e nënshkruajti as edhe Aneksin e zbatimit në Ohër.

Reagimi i padrejtë i SHBA-ve, BE-së, QUIBT-it dhe NATOs edhe ndaj hapjes së Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve që është në të mirë të të gjitha banorëve të kosovës, shpërfaq hapur se ndërkombëtarët dëshirojnë ta flijojnë Kosovën për ta joshur Serbinë gjenocidale që të shkëputet nga Rusia dhe t’i bashkangjitet Perëndimit, që është vetëm utopi, mashtrim dhe fantazi, sepse Rusia gjenocidale kurrën e kurrës dhe për asnjë joshje cildo qoftë ajo, nuk do të shkëputet nga Rusia me të cilën i lidh vëllazëria shekullore dhe gjaku, morali e karakteri okupues dhe ekspansionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat